Qytetari dhe publicisti pret që qeveria aktuale t’ia pranojë një projekt-biznes, që punëson 50 veta

1
773

Qeveria e kaluar ia refuzoi, qytetari dhe publicisti pret që qeveria aktuale t’ia pranoj një projekt-biznes që punëson 50 veta
Qytetari, publicisti dhe analisti politik Faik Krasniqi, i është drejtuar me një letër publike Qeverisë Haradinaj, ku ka shprehur zhgënjimin për zyrtarët e qeverisë së kaluar, të cilët e kishin anashkaluar, duke ia refuzuar në heshtje një projekt-biznes të tij, i cili parashihte të punësonte 50 veta. Krasniqi shprehet i bindur se këtë gjë ata e kishin bërë për shkaqe të qëndrimeve të tij politike.

Krasniqi pret që kjo qeveri ta pranoj këtë projekt, dhe të mos i përsëris gabimet e qeverisë së kaluar, duke e marrë për bazë në prapavijë kriterin e qëndrimeve politike të qytetarëve të këtij shteti.

Në vijim po japim shkrimin e plotë të z. Krasniqi.

E kam një projekt-biznes që punëson rreth 50 punëtorë, dhe Qeveria e Kosovës ka fondin për investime dhe garantimin e kredive. Dhe si qytetar i këtij vendi edhe unë kam të drejtë në atë fond. Për këtë projekt një ish ministër i kësaj Qeverie që shkoi, edhe pse më patë caktuar terminin për t’u takuar dhe për t’i prezantuar projektin, me arsyetimin që kishte shkuar urgjentisht në mbledhje të Qeverisë, e kishte obliguar këshilltarin e tij të më takoj. Takohem me këshilltarin e tij, bisedojmë dhe ja prezantoj projektin. Këshilltarit të tij i pëlqeu shumë ai projekt, sepse punësonte goxha njerëz dhe ishte edhe leverdi e shtetit, plus i thashë se më shumë se gjysmën e punëtorëve mi sjellni nga Ministria e Punësimit që janë të papunë.

Këshilltari i tij i mori të dhënat dhe tha që ja jap Ministrit dhe pastaj ju kontaktoni. Ish Ministri nuk më ktheu asnjë përgjigje. Më injoroi totalisht dhe nuk më kthente as sms. Të njëjtën gjë ma bëri edhe një ish zv-ministër, i cili më tha se do bisedojë me Ministren (e cila as që kthente përgjigje të takohej me mua), dhe do ta kryejë këtë punë. Edhe ky nuk më ktheu përgjigje, pavarësisht se i kam shkruar disa herë. Kjo është një hakmarrje tipike për shkak të qëndrimeve të mia politike. Me një fjalë deri më tash Qeveritë e kaluara kanë pasur një listë të zezë për njerëz që kanë qëndrime ndryshe nga ata. Çfarë dua të them?

Dua të them që duhet të hiqet ai mentalitet ndëshkues ndaj njerëzve të caktuar që i kanë halë në sy. Tash besoj se me Qeverinë e kryeministrit Haradinaj do të kemi të drejtë edhe ne që kemi qenë në atë listë të zezë nga Qeveritë e kaluara, të marrim pjesë në ato fonde për krijim dhe zhvillim të biznesit. Sipas intervistës së kryeministrit Haradinaj, ai tha do t’i stimulojmë edhe këta që kanë guxim për t’u nisur pra sipërmarrësit e rinj. Jam në pritje. Në të kundërtën edhe kjo Qeveri do të ketë atë mentalitet që kishte Qeveria Thaçi dhe Qeveria Mustafa.” – ka shkruar publicisti Faik Krasniqi

1 KOMENT

  1. I nderuari Faik Al Krasniqi,
    Meqenese e paske nje projekt, atehere pse nuk po aplikon ne BANKA per nje kredit, me ane te cilit do te e realizoje kete projekt!!??

    Qe po te tregoj une pse:
    Sepse ti s’ke kurfar projekti, por mundohesh me e vjelë nje fond sepse mendon si komunist.

    Ndermaresi e merr kreditin ne banke dhe e realizon projektin, ndersa komunisti e merr apo vjedh QEVERINE dhe nuk e realizon projektin, sepse s’ka leverdi as motiv me e realizue. Njesoj jane disa qe e quajn vhten Regjisor te filmit, siç jane kriptokomunistet Agim Sopi apo Isa Qosja, qe kerkojne nga qeveria nga 2 Milion Euro per te bere nje film!!!

    Edhe mua te me japin 2 Milion e bej nje film… te keq… sepse edhe nese deshton filmi, unë nuk humbi asgje…

    Prandaj o analfabet Faikogllu, puno diçka e merre nje kredit nga BANKA dhe mos u shit si njeri, qe e ka zbuluar ujin e nxehte duke kerkuar para prej qeverise… sepse ti edhe Agim Sopi apo Isa Qosja jeni njesoj sikur LYPSARET te semaforat afer Katedrales NENA TEREZE… edhe ju edha ata (edhe politikanët) jeni lypsar.

Komentet janë mbyllur.