Qytetarët duket së edhe kësaj radhe do të dalin humbës…!

0
327
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Pushtetet e pas luftës dhuran gjithçka për vete. Kurse shumicës i dhuruan fjalë me bollëk, shfaqje teatrale, dhuruan korrupsion, klientelizem, krim, nepotizem, na dhuruan sherifa lokalë, deri ne qender, të cilët udhehoqën si deshtën, dhe moren çka dëshiruan nga pasuria shoqërore, dominuan mbi të gjithë, madje duke e pru gjendjen që të ik kush ka i shohin syte…

Lufta me Serbinë ka përfunduar para 20 vitësh, për t’i lëshuar vend “luftës speciale” për pushtet të tipit apsolut. Mbarë vendin e ka mbuluar korrupcioni nga niveli më i ulët deri te nivelet qendrore, na kontaminuan më pesimizëm dhe mos tolerancë të ndërsjellë njerëzore e partiake…!

Nuk llogariten në mbrambeturi, ne varfëri të skajshme të mbi 25 përqind të popullatës… Na futën në kriza të shumë-llojshme… Këta njerëz në krye të partive politike dhe te shtetit, e mblodhën gjahun, kurse për shumicën i lan veç kockat…

Kosova u nda në dy taborre, në “Krahun e Luftës” dhe në “Krahun e Paqës”, ndarje kjo më shumë artificale, që shumë është duke na kushtuar, kur dihet së shumica e shqiptareve, edhe ata që nuk e rrokën pushkën, në një menyrë ose tjetër, e ndihmuan luftën çlirimtare kunder Serbisë okupatore.

Pas gjithë këtyre vitëve, patem mundësi reale që të kemi shtet të përparuar, shtet modern dhe liberal, ku do të ishin të lumtur shumica.

Kaluan shumë zgjedhje, dhe pritja se do të bëhët mirë, nuk po ndodhë, njerëzit thjeshtë nga udhëheqjet jo si duhet më shtetin, bëri që të largohen nga vendi i tyre…!

Dhe, sikur kjo rënia jonë, nuk po ka të ndalur, edhe pas këtyre zgjedhjeve të “shpresës”… Rrugës tonë po i qesim pengesa të pakalueshme, e që në fakt nuk janë pengesa të tilla.

Qytetarët duket së edhe kësaj radhe do të dalin humbës…! LVV dhe LDK, shumë jua thyen atyre shpresat…! Edhe, nese ndodhë koalcioni në momentet e fundit, mbetet përshtypja e hidhur si pelimi që e lanë mbrapa…

Dhe, mbetet dilema e madhe, se zor do të kemi ndryshime për të mirë në Kosovë, Zoti e din deri kur…!