QYQJA dhe FRYJ, MOJ ERË – poezi nga Hajrush Redenica

0
1128

Hajrush Redenica

O moj qyqe që rri në rrem
Ti u riktheve në vendin tem
Po këndon rrem më rrem
A mos vallë, ti je ajo
Që popullin tim e ke nemë?!

Pse ti, qyqe je rikthye
Të më namësh përsëri
Të ma humbësh këtë rini
Shko atje nga erdhe ti
Se mjaft na mbuloi një korb i zi

– Kuku, kuku, kuku, kuku
S’ po e di a po vajton a këndon
Apo vendi im është
Më i bukuri aty ku je ti
Edhe ti po i merr lakmi
Por kujt po i këndon ti?
Kur ti ma ke namur këtë rini
Kështu ma zbraze vendin nga populli ti.

Unë këtu jam duke të dëgjuar
A mos vallë, po mendon
Se vëlla Halili ka ardhë të të marrë
Vetëm varrezave për t’u kënduar
Sikur atje larg, te vëllezërit e tu.


FRYJ, MOJ ERË

Fryj, moj erë e vendit tim
Su murlan e si stuhi
Na sill borë edhe shi
Pastroje vendin tim
Nga kjo padrejtësi…

Ah, moj jetë, shpejt më ike
Jetë e rëndë dhe mizore
Lumturinë të tërën ma more

Ti, moj jetë, nga vendlindja më ke ndarë
Loti i syrit kurrë pa m’u tharë
Në kurbet ne seç po tretemi
S’ po e dimë se ku po mbetemi.
Na u nda nëna nga fëmija
Edhe motra nga vëllai
Lotët tanë kurr pa u ndalë
Shkaktar shpirti lakmitar

A po e sheh, o Perëndi
Që na humbi kjo rini
Përse shpinën na kanë kthy’
Kjo do të mbetet në histori.
ZOT I MADH, o PERËNDI
Apo i sheh këta faqezi’
Jetën tonë seç na e kanë nxi’
Pë karrika e rehati
Vidhet droga edhe ari
Prej të fundit gjer te i pari
Haraç, zhvatje maltretime

Vjedhje, drogë, keqpërdorime
Shitje teritoresh
Rrudhje territori, kufij të ri’
Ky është shteti që fshehet pas hajnisë
Shkarkojnë qeverinë në kohë pandemie
Fare pa u brengosë, pa fije mërzie
Pastaj fshehen pas gjakut të dëshmorëve
Ata janë horra të horrëve

O ZOTI im, më ndihmo të jetoj
Edhe në varr kur të shkoj
Të di se çfarë të tregoj
Për këta horra, faqezi’
Që i ka kapluar kjo lakmi.

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, poet