Hajrush Redenica, 1 prill 1945
O ju kollare të lidhur e me maska të bardha, hiqni ato maska dhe lexoni pak libra se ai që e harron te kaluaren e vet, ai është i humbur.
Më 1878 – janari i acartë, u zbras e tërë Dardania për të mos u rikthye kurrë.
Më 1912, më 28 nëntor na u shpall një shtet i quajtur Shqipëri, shtet i cunguar.
Më 1913 gjeneralët turq ia falën Çamërinë Greqisë e nuk u rikthye kurrë.
Pas Luftës së Dytë Botërore Evropa e formoi një shtet ëe 1 dhjetor 1918, tlë quajtur Jugosllavi, ku pjesa dermuese e shqiptarëve mbeti jashtë Shqipërisë.
Fan S, Noli formol qeverinë e vet dhe brenda 6 muajve e zhdukën për Amerikë, më 1924.
Hasan Prishtina formoi qeverinë dhe vetëm 5 ditë pati fat se e derguan në Çamërinë e sotme dhe e pushkatuan më 1933, pra nuk u kthye i gjallë edhe pse e dha tërë pasurinë për shtetin e vet.
Më 1934 me ndihmën e serbomëdhenjve dhe disa shqipfolësve e shpërngulën për Turqi tërë fshatin Berivojcë të Kamenicës dhe e zëvendesuan me ardhacakë serbë.
Pasi filloi më 2 shtator të vitit 1939 Lufta e Dytë Botërore dhe mbaroi fiks pas 6 viteve më 2 shtator 1945 .
Mbrenda kësaj lufte edhe populli ynë përjetoi shumë ngjarje dhe sfida të papara.
Më 7 janar 1943 në Bihor u masakruan hiq më pak se 9200 veta kryesisht gra pleq e fëmijë.
Në këtë luftë na shkeli shkjau, rusi, italiani,gjermani e kush dreqij jo tjetër.
Pasi ishin nja tri ditë Shqipëri, siç e quan populli tri vite si tri ditë më 28 e 29 qershor të vitit 1944 u tentua që forcat komuniste Jugosllave ta shkelin tokën shqiptare në Luftën e Velegllavës. dhe më 26 korrik në Betejën e Kikës por të bashkuar rreth idealit pë shtetin dhe lirinë në krye me Mulla Idriz Gjilanin nuk pat sukses në atë betejë.
Më 27 e 28 dhjetor të vitit 1944 u pushkatuan hiq më pak se rreth 8000 veta në masakrën e Gjilanit.
Torturat e maltretimet nuk kishin të ndalur. Më 1 prill 1945 u tubuan shumë burra më të mirë të kombit gjoja se për një shërbim ushtarak dhe i dërguan në këmbë deri në Tivarin shqiptar, tani në Mal të Zi dhe aty i masakruan rreth 4200 veta kryesisht nga Kosova.
Pasi mori hov shumë të madh UDB komuniste në krye me Aleksandër Rankoviqin filluan t’i merrnin burrat më të zot të shtetit, i pushkatonin, i burgosnin dhe femijët e tyre nuk mund askund të punësoheshin me arsyetimin se janë fëmijët e ballistëve.
Më 26 nëntor të vitit 1949 e dogjen për së gjalli UDB-ja jugosllave Mulla Idriz Gjilanin.
Më 1956 maltretime të papara në të ashtuquajturin aksion i armëve.
Më 1968 maltretime për flamur, për shkollim e syçeltësi.
Më 11 mars 1981 filloi edhe shkatërrimi i komunizmit në Jugosllavi, në Ballkan dhe në Evropë .
Ml 23 mars 1989 ndodhi suspendimi i Parlamentit të Kosovës.
Vazhduan maltretimet, skamjet, luftërat në ish- Jugosllavi, në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë.
Më 5 / 6 / 7 / mars 1998 u zhvillua luftë e rreptë e Adem Jasharit.
Më 24 mars ndodhën bombardimet e NATO-s deri më 9 qerrshor 1999, ku dhe një herë e përgjithmonë u largua shkjau nga trolli ynë, i Kosovës, por shumica e popullit shqiptar mbeti i ndarë. Pamëria, Ilirida, Malësia; Kosova Lindore.
Më 17 shkurt 2008 nënë Kosova na u shpall shtet.Të gjithë u gëzuam pa masë dhe menduam se do të jemi si vlllai me vëlla, motra me motër, por me ndihmën e pushtetarëve tanë humbën pjesa me e ëmbël- rinia dhe shkuan në mërgim si shkak nga politika duke luftuar për karriga.
Politikanët tanë bëjnë qejfe, darka, ahengje me djersën e popullit të papunë, tl pashpresë për këtë vend edhe në kohërat më të vështira na lanë pa qeveri. Edhe pse na ka kapluar epidemia globale pushtetarët tanë luftojnë për karrika e s’e çajnë kokën fare për popull.
Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, poet e gazetar