Qeverisjet e dobëta, dhe padrejtësitë ndaj Kosovës

0
248

Nga Skënder MULLIQI

Parimet e vëndimeve kolektive të kulturës politike, janë mjeshtria për të pasur aftësi karshi këtyre vendimeve. Parimet kolektive të marrjës së vendimeve, ose disave prej tyre, sikur nuk po ekzistojnë në Kosovë?! Elitat tona politike po shtyejnw përpara politika të egra, politika të cilat nuk kan shumë vlera. Ne këtë botë askush nuk është vëtem, dhe i vëtem nuk ka mundësi të aritjës të ndonjë suksesi.

Problem numër një sot në Kosovë është bërë politika. Është bërë problem politika e pasuksesshme e gjithëmbarshme. Këto politika kan bërë që të na grumbullohen aq shumë problemet, të rritën frustrimet në relacion më zhvillimin ekonomik të dobët të vendit, mos zhvillimin e kulturës dhe e çdo mjedësi shoqëror. Këto politika dhe të gjithë politikanët e tillë, keqbërës, e të dobët nuk ishte dashur të gjëjnë mbështetje dhe përkrahje.

Deri më tash nuk u arritë asnjë synim strategjik, asnjë synim konkret, dhe as që na dhanë porosi të mira. Kosova po shtyhet në rrënim, krim dhe varfëri, deri të izolimi që na kan bërë bashkësia ndërkombëtare, shumë padrejtësisht. Ne, shpësh në shkrime të gjithë dobësitë shoqërore, dhe mos punën e kemi adresuar të klasa jonë politike. Por, do të ishte shumë jo korrekte mos të shigjetojmë kritika edhe karshi faktorit ndërkombëtar, së kan qenë hisedarë bukur një kohë të gjatë në bashkëqeverisje më Kosovën, dhe nuk mund të lavdërohen më të arriturat e tyre.

Injorimi të cilin po e përjetojmë sigurisht që është tepër i madh, dhe barrë e rëndë për popullin e vogël të vendit tonë. Shqiptarët përjetuan gjëra shumë të rënda. Përjetuan kolektivisht masakra dhe dhunime nga serbet më kod gjenetik të prishur. Shumë pëngesa po na bëhën edhe tash në kushte të lirisë për të ecur drejtë ardhmerisë. Është apsurditët i llojit të vet, që Beogradi të bëhët faktor vëndimarrës në rajon, kur dihet së serbët kan kryer gjenocid. Përgjegjësisë politike për dëshitimet tona herët ose vonë nuk ka mundësi tu ikë askush.

Ofendimet dhe nënqmimet që po na bëhën, duhet të gjëjnë fajtorin që të ndëshkohet. Skenarëve të errët politike duhet medeomos tu vjen fundi. Nëse lejojmë që shpesh ato të përseriten, atëherë do të na vjen fundi si shtet. Plani i Marti Ahtisarit i vitit 2007 kur bëhët fjalë për pakicat serbe në Kosovë, ju jep të drejta atyre më shumë së në secilin shtet demokratik tjetër. Ky ishte maksimumi përtej saj, nuk ishte dashur të shkohet.Kosova është pranuar shtet sovran dhe i pavarur, mbi bazat e këtij plani, Kushtetutës të Kosovës dhe ligjeve ndërkombëtare.

Dhe, është i pajusifikueshme që të kërkohet nga pala jonë për lëshime territoriale ne veri. Tendecat që Kosova të kompenzohet për diqka krejt tjetër në planin gjeostrategjik, është tradhëti ndaj Kosovës. Kjo klasë politike na humbi kohën e vlefshme. Sikur të kishim punuar mirë e ndërshmërisht edhe eksprimentimet që po bëhën më Kosovën, do të kishin marrë fund moti…