QEVERIA MARIONETE HOTI NE SHËRBIM TE THAÇIT DHE SERBISË

0
326
Qeveria Hoti - reciprociteti

Binak Maxharaj

Marioneta e Hashim Thaçit, Avdullah Hoti për dy ditë ne qeverin e kontrabanduar ka nisë te bejë “mrekullira” alla Thaçiste. Dje, kjo qeveri marionetë kontrabande ia dha shefit te vet te gjitha prerogativat qe edhe zyrtarisht ta udheheqë dialogun me Serbinë, edhe pëkundrejtë asaj që qe trumbetuar se dialogun do ta udheheq qevria, siç thotë kushtetuta. Por si duket Avdullah Hoti u frigësua nga ky dialog dhe ia la në dorë Kosovën tuxharit për dialog me Serbinë kriminele.

Ky është vendimi i parë i turpit i Avdullah Hotit ne qeverin e turpit, në qeverinë e kontrabanduar nga hajdutet dhe cubat e llojit te Hashim Thaçit dhe Ramush Hrajdinaj, te cilët ia qellen deren Serbisë qe te qeverisë, jo më vetem me Veriun e zaptuem, por edhe më krejtë Kosovën, sepse kjo qeveri e hajduteve ia mundesoi qe ne qeverin e Kosovës te këtë veto, qe do te thotë se asnjë vendim nuk mund te merret pa pelqimin e Serbisë qe do ta realizoi përmes kriminelit, çetnikut Goran Rakiç, te cilin marionetat e Kosovës e ulën si te dytin ne qeverin e Kosovës.

Por, sot kjo qeveri marionete mori edhe një vendim kunëdr vetëvehtës, kundër mvehtesisë dhe sovranitetit te Kosovës duke e hequr turpshëm elementin e shtetësisë reciprocitetin, te cilin e kanë te gjitha vendet e botes. Bile as Amerika nuk mundet pa reciprocitet.

Heqja e reciprocitetit është e paligjëshme dhe jo kushtetuese, sepse reciprociteti eshtë një element mbrojtës i shtetesisë se Kosovës. Më këtë gjest te turpit, i doli zot Serbisë qe ajo te mos detyrohet qe ne dokumente me tutje “Republika e Kosovës”, kjo do te thotë se marioneta e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, Avdullah Hoti tashti na doli edhe kundër pavarësisë se Kosovës, duke ia heq Serbisë ne dokumentet e saj qe te shkruhet “Republika e Kosovës”, qe do te thotë se edhe vete këta qyqanat, huta, cubat e Kosovës na qenkan kundër pavaresisë së Kosovës. Kur një qeveri e tillë vepron kundër shtetit te vet, atehere se çka pritet nga ajo? Asgje tjetër pos finales të projektuar nga Hashim Thaçi, e cila te çonë drejt coptimit të Kosovës.

Dhe kësaj punë do t’i dalë tymi së shpejti, por se di se Avdullah Hoti ku po mbetet, nuk e mbron as Thaçi as Mustafa, nuk e lan as Drini e as Ibri dhe Bistrica.