QEVERIA E ZAEVIT PËR SERBINË E HOQI TAKSËN RRUGORE!

0
225
Qendra e Shkupit

Përtej lajmit

Qeveria e Zoran Zaevit në Shkup, në shenjë të respektit vëllazërorë me Serbinë dhe, në emër të ndihmës për vakskinat të dërguara nga Beogradi, ia hoqi taksën rrugore për qytetarët serbë!

Këtë lajm e bëri të ditur, kryeministri Zoran Zaev në një intervistë në TV-Kanali 5 të Beogradit, i cili ndër të tjera theksoi se Maqedonia e Veriut popullin serb dhe Serbinë e ka mikun më të afërt e të respektuar për popullin e tij maqedonas.

Në praktikën e deritashme të BE-së nuk ka ndodhur, që, një shtet si Maqedonia e Veriut të marrë “vendime qeveritare” sa i përket taksës rrugore për Serbinë të jenë falas, ndërsa për vendet fqinjë të jetë në fuqi taksa rrugore(!).

Kujt i shërben kjo? – do të pyesnim në kabinetin qeveritar në Shkup, kur dihet se Kosova dhe Shqipëria në këtë vend ka etnitetinë e vet kombëtarë të shqiptarëve dhe në relacionet e këtyre vendeve me Maqedoninë e Veriut, duhet të kalojnë përmes pagesës së taksës rrugore, ndërsa për Serbinë qeveria e Zoran Zaevit i ka bërë falas me ligjin e veçantë!

Ku është dhe çfarë po bënë koalicioni i BDI-së në kabinetin qeveritar në Shkup…?

Çikago, prill 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]