Valon Jashari*)
Imazhi shqiptar në kontinentin evropian çdo ditë e më shumë po rrezikohet, shumë herë nga kundërshtarët e saj politik të shteteve jo mike të shqiptarëve por shpesh edhe nga qeveritë tona shqiptare me vendimet e tyre të pa matura, 2+1 nga ajo e Shqipërisë, Kosovës dhe ajo e Maqedonisë. Nëse këti rreziku i’a shtojmë edhe dozën e qytetarëve tanë që janë jo koshient për hapërimin politik e njerëzorë në raport me rregullat e politikës globale si dhe principeve evropian-perëndimore, si shkalla e lartë e qytetarëve shqiptar që janë përfshirë në luftën e Sirisë, dhe në terrorizëm, gjithsesi përbëjnë një shqetësim seriozë për dëmtim të imazhit shqiptarë në kontinentin evropian. Se qeveritë tona nuk kanë asnjë projekt për informimin e qytetarëve të saj rreth sensibilizimit mbi vlerat evropian dhe rrjedhimisht edhe atyre shqiptare, këtë fakt e mbështet argumenti se dashuria ndaj Evropës më shumë është dashuri e nevojës materiale se sa e vetë identitetit tonë evropian.
Kjo nevojë ndaj Evropës si nga qeveritë tona ashtu edhe nga qytetarët tanë rrjedh më shumë si pasoj e mjerimit ekonomik, sesa ndaj vlerave qytetruse demokratike evropian, që në fakt duhej të ishte “dashuri” ndaj vlerave tona dhe identiteti tona evropian. Fatkeqësisht vlerave evropian-shqiptare janë një pjesë e konsiderueshme e politikanëve tanë, modeli i politikbërjesë i shoqëruar me shkallë të lartë të mos sundimit të ligjit, niveli i ultë i demokracisë, shpesh herë përqendrimi jo koherent i vendimeve dhe rreshtimit në politikën e jashtme të qeverive tona, si dhe shkalla e lirive dhe të drejtave të njeriut sipas raporteve ndërkombëtare nuk e radhisin në një pozitë të mirë. Ky sulm i identiteti tonë shpesh herë atakohet edhe nga një pjese e akademikëve tanë shqiptarë që shfaqin simpati ndaj otomanizimit dhe tendencës së një islami politik.
Shteti ynë, vendi ynë, i ndotëm detet, lumeje, natyrën, ajrin, tokën, grym çdo gjë shoqërore dhe bëmë “private”, e ulëm cilësinë e jetës, me rritje disa fish të vdekjeve me kancer, arsimin e bëmë një tempull e laberinth ku sorollaten zhvatësit dhe militantët. Rinia jonë para se të mendoj për një perspektiv të jetës duhet të aranzhoj një mundësi emigrimi sa më parë në kërkim të mundësisë së tregut të punës jashtë vendit tonë, dhe tashmë kur një e treta e popullsisë është jashtë vendit, qeveritë tona mendojnë të sjellin refugjat.
Dhe tani kur e kuptojmë se qeveritë tona qenkan në gjendje të strehojnë qindra mija refugjat lufte, si depozitë për të hedhur një pjesë të mbetjeve të kuotave “njerëzore” të botës mbi këtë popull është më tepër se një papërgjegjësi dhe një situatë emergjente. Mjafton të kujtojmë se sa po bënë shteti shqiptar që të e vej vetëm abetaren shqipe në Preshevë, dhe mbi dy dekada mezi u ndërtua një mini Spital për lindje në Preshevë, kurse shtetet fqinjë si Serbia mbi 400 mijë euro në vit financon as 50 mijë qytetar serb në Kosovë, Turqia për një riosmanizëm të rrejshëm deri më tani ka derdhur në Ballkan miliona euro, qeveria e Kosovës investon me qindra miliona në minoritetin serb në Kosovë më të “diskriminuar pozitiv” në Evropë.
Derisa numri i qytetarëve tanë shqiptare çdo ditë e më shumë po rritet duke migruar jashtë shtetit në kërkim të një jete më të mirë pasi që në vendlindjen e tyre e kanë një jetë me një standard shumë minimal nën mesataren evropiane për kokë banori për të jetuar, kurse qeveria të sjell të huaj, kjo nuk ka logjik për çfarëdo çmimi qoftë. Nëse qeveria jonë shqiptare mendon se këta sirian mund të ia dërgoj përmes rrugëve jo zyrtare Evropës gabon shumë apo më mirë të themi që qeveria jonë nëse mendon të ndjek rrugën e Erdoganit që refugjatët ti orientoj drejt Evropës, është një mashtrim i madh për faktin se rreth e përqark Ballkani është mbushur me rrethoja hekuri dhe tani së fundmi edhe Mali i Zi po e bënë këtë përpjekje për të vënë rrethoja përreth Shqipërisë.
Qeveria e Shqipërisë duhet që sa më parë projektin për strehimin refugjatëve Sirian të e largoj nga vetja për qindra arsye duke mos lejuar që të futet në listën e shteteve si Tunizia për këtë pako refugjatësh. Do të ishte e pa drejt që një shtet me rreth 3 milion banorë të strehoj një numër kaq të madhe refugjatësh, që do ti binte me përqindje mbi 20 % e tërë popullatës së saj, një projekt të tillë nuk do të e pranonte, dhe nuk po e pranon me përmasa as më të vogla asnjë shtet evropian. Edhe pse tradita shqiptare ka një vend të veçantë mikpritjen e refugjatëve, të ikurve nga lufta duke marrë për bazë të kaluar e saj, por në këtë rast po i cenohet drejtpërsëdrejti siguria dhe mirëqenia e saj edhe ashtu e lodhur, si dhe do të sjell një kaos të vërtet edhe mbi jetën shoqërore shqiptare. Bashkimi Evropian duhet të reformoj strategjinë e emigracionit edhe atë duke parandaluar që të shpërngulurit nga Lindja e Mesme të qëndrojnë vetëm në pjesën mesdhetar gjegjësisht në Turqi dhe në Katar e Arabi Saudite, duke marrë për bazë edhe mundësit dhe pozitën gjeografike si dhe çështjen e kthyerës së tyre më të lehtë në një të afërme në vendlindjet e tyre.
Ndërtimi i politikave nacional në raport me rrethanat ndërkombëtare shpesh herë dëshirojmë të besojmë se janë të qëndrueshme, por megjithatë shumë larg të dëshirueshmes dhe orientimit e përqendrimit tonë si komb shqiptarë, andej rruga jonë është ka “perëndon dielli dhe assesi ndaj një mentaliteti oriental”. Ndërtimi i politikave nacional shpesh herë rrënjët i ka pasur mbi parimet humaniste evropiane, por edhe lirinë kemi ëndërruar mbi këto parime.
Valon Jashari:
*Historian, aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.