Qeveria e Kosovës sapo ra – më shumë nga ndërhyrja e SHBA-së sesa nga koronavirusi

1
443
Albin Kurti

Aidan Hehir, Lexues në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Universiteti i Westminster
27 mars 2020 – Yahooo.com/news – Përktheu: Arben Çokaj

Kur qeveria e Kosovës ra në 25 mars, pasi humbi një votë mosbesimi, disa raporte sugjeruan se ajo u nxit nga keqpërdorimi i qeverisë për pandeminë e koronavirusit. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Në vend të kësaj, ajo u nxit nga forcat e brendshme të dëshpëruara për të bllokuar ndryshimin, dhe vendosmëria e administratës amerikane për të hequr një qeveri, që nuk dëshiron t’i zbatojë kërkesat e saj.

Pas zgjedhjeve të përgjithshme në tetor 2019, krahu i majtë Vetëvendosje doli si partia më e madhe në parlamentin e Kosovës. Popullariteti i Vetëvendosjes është ndërtuar mbi axhendën e saj për ndryshime, përfshirë angazhimet për të ulur papunësinë dhe diferencimet sociale, dhe, veçanërisht, trajtimin e korrupsionit, që ka pllakosur Kosovën për dekada të tëra.

Që nga përfundimi i konfliktit me Serbinë në qershor 1999, dy partitë më të mëdha tradicionale të Kosovës – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – janë angazhuar në korrupsion dhe nepotizëm të gjerë. Si rezultat, Kosova vuan nga papunësia kronike dhe arsimi e sistemi i kujdesit shëndetësor jofunksional.
Kosova - RugovaAleatët e fuqishëm perëndimorë të Kosovës e toleruan korrupsionin për aq kohë sa elita kriminale, brenda dhe jashtë qeverisë, u bindej urdhrave të tyre dhe mbante një pamje të rendit. Kjo “rend” është kuptuar ngushtë si ruajtja e një paqeje të ftohtë me Serbinë – duke i dhënë mundësi Perëndimit të paraqesë ndërhyrjen e tij në Kosovë, si një sukses. Fitorja e Vetëvendosjes e kërcënoi këtë marrëdhënie simbiotike.

Albin Kurti - Vetëvendosje

Lexo më shumë: Pse partia kryengritëse e kontroversiale e Kosovës, e shqetëson kaq shumë Perëndimin

Barrierat që duhen ndryshuar

Megjithëse u bë partia më e madhe në tetor, Vetëvendosje nuk hyri në qeverinë e koalicionit me LDK-në deri në shkurt të vitit 2020. Kjo vonesë u shkaktua nga hezitimi i një fraksioni më të vjetër brenda LDK-së – i lidhur gjerësisht me korrupsionin brenda Kosovës – për të pranuar axhendën radikale të Vetëvendosjes. Ndërsa krahu më përparimtar i LDK mbizotëroi përfundimisht, figura të fuqishme në parti – përfshirë udhëheqësin e saj – nuk ishin kurrë plotësisht mbështetës të koalicionit.

Një pengesë shtesë për realizimin e axhendës së Vetëvendosjes ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi, i cili është nga PDK, ishte agresiv, me shpresën e një qeverie të përkushtuar për të luftuar korrupsionin me Albin Kurtin e Vetëvendosjes si kryeministër. Në vitin 2010, Thaçi u akuzua si një figurë e fuqishme brenda rrjetit kriminal të Kosovës, diçka që qeveria në atë kohë e mohoi.

Qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje u minua më tej nga konteksti i jashtëm. Besueshmëria e BE-së brenda Kosovës ka rënë vitet e fundit, për shkak të mungesës së përparimit në bisedimet e anëtarësimit dhe liberalizimin e vizave. Si rezultat, shumë njerëz – më i dukshëm Thaçi – i bëri thirrje që SHBA-së që të marrin një rol më të madh në ndërmjetësimin e një marrëveshje me Serbinë, e cila shihet si kryesore për zgjidhjen e statusit të kontestuar ndërkombëtar të Kosovës.

Emërimi i Richard Grenell si një i dërguar special i SHBA në dialogun Kosovë-Serbi në shkurt 2020, prandaj u mirëprit nga Thaçi dhe përkrahësit e tij, si dëshmi e një angazhimi të ri amerikan. Grenell harxhoi pak kohë në lëshimin e një seri kërkesash të paqarta, duke përfshirë atë për të siguruar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, qeveria e Kurtit duhet të heqë menjëherë tarifat 100%, të vendosura nga qeveria e mëparshme, për mallrat serbe të eksportuara në Kosovë.

Kurti ra dakord të hiqte tarifat, por me faza dhe vetëm nëse Serbia e ndërpret fushatën e saj për të bindur vendet e tjera, për të tërhequr njohjen e tyre për Kosovën. Kurti gjithashtu deklaroi se negociatat me Serbinë duhet të udhëhiqen nga qeveria e Kosovës dhe jo nga presidenti, siç përcaktohet me kushtetutën e Kosovës, dhe se çdo marrëveshje e ardhshme duhet të përjashtojë shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, një propozim që Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë ngurruar në gatishmërinë e tyre për ta mbështetur.

Si përgjigje, figura të ndryshme politike në SHBA – përfshirë djalin e Donald Trump, Donald Trump Junior – kërcënuan të ndërpresin mbështetjen e SHBA për Kosovën dhe të tërheqin trupat amerikane nga misioni paqeruajtës i drejtuar nga NATO, të vendosur atje. Këto kërcënime e frikësuan partnerin e koalicionit të Vetëvendosjes, LDK dhe Thaçi, i cili apeloi për pajtim me kërkesat amerikane, duke paralajmëruar se Kurti ishte një “gënjeshtar… djallëzor… i rrezikshëm”.

Përgjigjia ndaj koronavirus

Pandemia e koronavirusit u dha mundësinë të vendosurve për ta hequr Vetëvendosjen që ta bënin këtë. Megjithë zbatimin nga qeveria të një seri masave të shpejta për ta trajtuar krizën, përfshirë mbylljen e shkollave dhe restoranteve dhe ndalim-qarkullimin, Thaçi në mënyrë të njëanshme deklaroi se Kosova duhet të vendosë gjendjen e jashtëzakonshme. Në një situatë të tillë, pushteti i qeverisë zhvendoset në këshillin e sigurisë së Kosovës, i cili kryesohet nga Thaçi.

Qeveria e refuzoi këtë dhe nxori grupin e saj të masave të emergjencës, që rritën kufizimet në lëvizjen e njerëzve, pa e transferuar pushtetin tek presidenti. Thaçi pastaj i bëri thirrje publikut të injorojë dekretin e qeverisë.

Kur Kurti pushoi nga puna një ministër të LDK-së, i cili e mbështeti presidentin, guarda e vjetër e LDK-së kërkoi që Kurti ta rikthejë ministrin e shkarkuar dhe menjëherë të pranojë të gjitha kërkesat e Amerikës, ose të përballet me një votë mosbesimi. Ambasadori amerikan në Kosovë cicëroi mbështetjen e tij për mocionin e mosbesimit dhe Vetëvendosje e humbi votën, kur shumica e deputetëve të LDK-së votuan me opozitën.

Tani që qeveria ka rënë, Kosova hyn në një periudhë të pasigurisë së madhe, megjithëse ka të ngjarë që Kurti të vazhdojë në një rol kujdestar, deri sa të mbahen zgjedhjet e reja.

Një mundësi fotografie

Për ata në Kosovë, që pasuria dhe fuqia e të cilëve varet nga mirëmbajtja e status quo-së, siç është garda e vjetër në LDK, partitë opozitare dhe Thaçi – nevoja për ta hequr Vetëvendosjen ishte e qartë. Për SHBA, shtysat ishin të ndryshme, megjithatë po aq dashakeqe.

Në rrënjë të interesit aktual amerikan në Kosovë janë zgjedhjet presidenciale në SHBA. Edhe pse Trump apo administrata e tij nuk kanë treguar më parë ndonjë interes për Kosovën, një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës, e ndërmjetësuar nga administrata e tij, është tërheqëse për shkak të vlerës së PR – një mundësi fotografie me Trump, ku Thaçi dhe Vuçiq do të merrnin pjesë. Prandaj është edhe kjo vendosmëria e SHBA, për t detyruar Kosovën të pranojë kushtet e Serbisë për bisedime.

Largimi i Vetëvendosjes mund ta bëjë arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më të mundshme, por marrëveshja e propozuar ka të ngjarë të ketë pasoja të rënda për Kosovën dhe rajonin e më gjerë. Pjesa dërrmuese e ekspertëve kanë paralajmëruar vazhdimisht se një shkëmbim territori mbi bazën e përkatësisë etnike do të ketë pasoja thellësisht negative për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin. Megjithatë, ky paralajmërim është injoruar nga ata brenda dhe jashtë Kosovës, të cilët janë të dëshpëruar të ndjekin interesat e tyre të ngushta vetjake.

Ky artikull është ribotuar nga Biseda (The Conversation) nën një licencë Creative Commons. Lexoni artikullin origjinal.

Biseda (The Conversation)
Aidan Hehir nuk punon për, nuk konsulton, nuk zotëron aksione dhe nuk merr fonde nga ndonjë kompani apo organizatë, që do të përfitonte nga ky artikull, dhe nuk ka treguar ndonjë lidhje përkatëse, përtej adresimit të tyre akademik.

1 KOMENT

  1. Artikull pjeseridht i vertete.

    Arsyeja kryesore eshte Albin Diktatori qe shkarkoi nje minister per mendimin e tij dhe nuk shkarkoi ministrin Reka per deklarate skandaloze per dhurimin e koridorit pet Srbine.

    Albini e urren Ameriken ne baza ideologjike komuniste. Keshilltari i tij Komunisti doktorant i Komunizmit te Zhozhekut eshte anti-amerikan i perbetuar.

    Kjo eshte arsyeja pse 82 deputetë ngadhnjyen ndaj 32 deputeteve te Komunizmit Rus.

    Pik

Komentet janë mbyllur.