Shkruan Luan Asllan Dibrani
Shpartallimi i LDK-s që pësoj dhe Qeveria ilegale e Avdullah Hotiti në një luftë dhe betejë, pran disfatës qe do të pësoj humbjen e radhës lëshon vendimin e turpshëm kundër Diaspores, sipas së cilit, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, duhet të paraqesin testin PCR negativ për Koronavirus të bërë në 72 orët e fundit.
Kjo qeveri e dështimeve të një pas njëshme pran zgjedhjeve që na ndajnë vetëm edhe 24 or, terrorizon Diasporën shqiptare me qellim të pengesës qe mos të marrin pjesë në këto zgjedhje.
Të nuhaturit e fitores dhe përkrahjes që po i epet VV-se, nga strukturat e LDK, PDK dhe me Listën serbe duan me çdo kusht qe ta pengojnë votën tonë edhe përkundër asaj se qytetaret tanë nga Diaspora kanë bërë shpenzime të shumta duke udhëtuar edhe mbi 2000 km…
Zbatimi i dhunës së egër nga ky regjim shtypës ndaj popullit dhe ndaj kundërshtarëve të vet politikë, po orvaten edhe ilegalisht te na e nëpërkëmbin votën tonë!
Ky vendim vetëm sa krijon një efekt negativ, kur populli i tëri e dinë se është një qeveri ilegale, e pa ligjshme, si në aspektin e legjitimitetit e të legalitetit, të dyjat ju mungojnë, normal këta duhet të ishin në burg e hetime me veprimet dhe keqpërdorimet qe i bënë qe 20 vjet…
Përdorimi i këtyre veprimeve te egra e të pamëshirshme ndaj popullit e ndaj Mërgatës po duan për ti frikësuar për t’i nënshtruar e për t’i asgjësuar këta edhe fizikisht siç u shpreh Avdullah Hoti para disa ditësh për zhdukjen e Vetë-Vendosjes..
Avdullah Hoti ndien kënaqësi kur u shkakton mundime dhe vuajtje të mëdha të tjerëve, me këtë dëshmon se është i klasës se vjetër komuniste diktatoriale dhe i pamëshirshëm.
https://web.facebook.com/lvvgjermani/videos/200880945120677
Në vend të na presin me dashuri ata na presin me përbuzje dhe injorim. Avdullah Hoti dhe të tjerët, po luajnë me durimin e popullit po duhet te kenë kujdes se Orteku po rritet e kur të teprohet Orteku përfshin gjithçka qe ju del përpara, prandaj ngadalë Avdullah Hoti mos turbullo ujtë “Kthjellohu e mos luaj aktrim në xhungël”.
Sipas teje Dulles, krejt diasporën që është nis me ardh në Kosovë po doni me mbajt në vetizolim për 7 ditë. Me ua pamundësuar pjesëmarrjen në zgjedhje”, por mos harro se sot është dita e fundit dhe turpet më të mëdha në Kosovë nga institucionet më të larta shtetërore, gjykatat, KQZ-ja, dhe partitë tjera ne krahun e Avdullah Hotit etj.