QENI ME ZHEBE I KOJSHIVE MË ATAKOI PAS SHPINE

0
401
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Herët në mëngjes, zbres në katin e poshtëm të Shtëpisë Gruas Besnike, pas ikjes Saj nga kjo botë në Parajsë (2015). Shtëpisë, ku banonte Djali i Vogël me Dy cica rrunze në gojë. Katastrofë, e Ditës Sotshme.

“Armiku i padukshëm” (Koronavirusi), kishte hyrë edhe në këtë Shtëpi jetësore private familjare, në Shkup. Shtëpi gjelbërimi me pemë, ku: E, gjeta edhe me pak shenja jete?! Herdhet, dhe Vetëveten mbi shtrat. Krynegritësin, në duar të zgjohet për mejdani në Luftë Ditën e Nesërme.për Liri.

Nanën e Nanës, them vetmevete: Familja jonë historike kaçake, përveç armëve strategjike, i ka pasur edhe armët e tjera luftarake fshehur hatullave nën strehim ÇATI. Rrezik dhune, netërrethimeve tardicionale të Shtëpisë (pas shpine)?! Herdhet e qullta, na: si dy dardha turke, përfaqsonin burrërinë, si dy vorba Katundi pa vegë, dhe Kryengritësin Shqiptar në duar, që e kanë pasur të vetmen armë me dy tyta shqiptarët për mejdani nëpër fushëbeteja luftarake. Dje, dhe Sot: Edhe, Nesër e kësaj dite në Luftë për Liri.

Sotekësajdite, në kohë “Paqe” Pandemie. Dhe, “Lirie”. “Armiku i padukshëm” (Koronavirusi), nuk luftohet me herdhe Dashi dhe Kryengritës Shqiptar. Po, me Lapës dhe Libra në Bibliotekën Shqiptare Kombëtare Shtetërore (Shqipëri).

Herët në mëmgjes, e thirra ndihmën e shpejtë. Nuk u vonua shumë, erdhi. Përçudi, nuk u ngatërrua si zakonisht, sipas disa ankesave të nevojtarëve zakonshëm partiak. E, dërgojmë Djalin në Spitalin Shtetëror (Toksiologji). Shkaku, “armikut padukshëm” (Pandemisë “natyrore”-politike), nuk ka vizita familjare. Përveç, komunikimeve me motrat medicionale dhe mjekëve. Motrat medicionale, pak gjë japin informata për gjendjen e tij shëndetsore në kohë Pandemie. Që, pak kohë të japin shpresa për Ditën e Nesërme.

Spitali Shtetëror, plot me të sëmurë shqiptarë. Shumë pak edhe “të pakicave” tjera nacionale. Nuk e di, a ka edhe “shumicë” të sëmurë “maqedonase”?! Shqiptaria, po se po. Edhe sotekësajdite. Ambulancat, vijnë herë pas here me piskamë. Shkarkojnë dhe ngarkojnë të sëmurë pacientë (ndoshta edhe të vdekur). Personeli mjeksor në kohë pandemie sillet si pa kokë. “Armiku i padukshëm”, siç duket e ka dhënë alarmin e luftës për në strehimore., në Shtetin e “pëbashkë”. Vendparajsën e shpëtimit. Në Karantinë, ose spital. Frika u ka hyrë thellë në bark si e Lepurit. Them, me vete: Gjysma e banorëve në Shtetin e “përbashkët” në Maqedonisë Veriut, janë në spital. E, gjysma tjetër janë me frikë në “liri”, izolim shtëpiak. Rrezik!

Katrastrofë, shtetërore. Institucionet e Shtetit “përbashkët”, mezi funksionojnë me vështirësi në kohë Pandemie. E ka lehtë ai, që nuk ka nevojë për spital. Apo, ai: Që, përveç bukës gojës, ka nevojë edhe për shërim mjeksor?! Nuk e di, vështirë mund t’i përgjigjem kësaj pyetje retorike politike-patriotike partiake. Zoti, u ndihmoftë të sëmurëve në Parajsë (Xhehnet), edhe Mua në Ferr, digjem në Zjarrin e Xhehnemit! Ne, jemi mirë këtu. Ju, jeni mirë atje, mes varreve. Ne, do të rrimë këtu, ju rrini atje, se: Ne, do t’ju përkujtojmë me zbulimin e përmendoreve, këngëve me çifteli dhe vizitave për “Bajram”!

E, si do t’i ndihmojë Zoti këtij “fukarai”, kur nuk i ndihmon Shteti “përbashkët”?! Nuk e di. Koha është, a do t’i luten Zotit para këmbëve të Hoxhës Allahut, në xhami?! Përderisa, ende vazhdon Jeta. Vazhdon edhe Vdekja. Që, të dyja janë motra. I ndihmojnë njëra – tjetrës t’i prinë njerëzimit: Njëra për në Parajsë (Xhehnet). E, tjetra për në Ferr (Xhehenem).

Pasmesnate, pasi kthehet nga spitali, zgjohet Djali Vogël, dhe kërkon ndihmë! Para se të hyj unë në dhomë, më thotë: Qeni me zgjebe i kojshive, m’u ndërsye dhe më atakoi pas shpine. Edhe më bëri copë – copë me gjithë tesha përpara Shtëpisë.
I përgjigjem: – Mos ke parë ëndërr?!

Jo, më përgjigjet. E pash vetë me këto dy sy: Ishte, Qeni me zgjebe i kojshive.
Qesha. Dhe, i thashë: Flej, rehat! Unë, atë Qen me zgjebe të kojshive, po na hyri përsëri edhe njëherë në Lëmë, do ta vras si Derrin e Egër.

Shkaku se, nuk e mbaja dot brenda vetes zemërimin: Në vitin 2000, në Voskopojë pata një vdekje klinike. Pas një ore, u ringjalla nga lotët Cucës Boheme, në Korçë. Buça e Katundit (Hojdodolja), me një pizi “patriotike” më përshëndeti nga veranda me duartrokitje për Ringjallje. Solemnisht, më uroi mirëseardhje në Shkupin Shqiptar.

Shtatë vite më vonë (2007), pasmesnate vetë i katërti pas kthimit nga një manifestim kulturor në Sarandë (Shqipëri), kërceva me gjithë makinë njëzetë metra në përrua përballë një shkëmbi malor, në “Qafë-Thanë”. Mezi na nxorrën nga gremina policia shqiptare dhe ndihma e shpejtë. Njëri nga policët, na tha: Po, mirë ishit ju kur u ndalëm në Librazhd për kontrollë. Mirë, ishim atëherë, por jo edhe tani pas një pushimi më Librazhd për të dalur në “Qafë-Thanë”, matanë kufiri, bythekrye në përrua mes mushkonjave në Prrenjas me pak shpresa për jetë.

– Përçudi, kush ka rënë në këtë Përrua, nuk ka dalë i gjallë, ndërhyri polici shqiptar. Nuk e di, ju si e keni mbijetuar këtë fatkeqësi komunikacioni në këtë lakesë rruge të rrezikshme. Përshkak, fatkeqësive shpeshta të komunikacionit, e kemi pagëzuar, si “Vendi i vdekjes”.
– Jo, i përgjigjem Unë: Që, sonte: Do ta thirrni, jo “Vendi i Vdekjes”! Po, “Vendi i Lindjes”.

Tjetri aksident komunikacioni, ndodhi gjatë një dite me shi dhe stuhi mes maleve në Bukoç, mbi Gostivar. Malin legjendar të betejave luftareke për Shtet Shqiptar, ku janë zhvilluar luftërat e përgjakshme balliste-komuniste për Shtetin Shqipar. Përderisa, ngutesha me kohë të arrij në zbulimin e Përmendores të kaçakut të maleve Emin Çeliku (Xhambazi), krahun e djathtë të Dervish Carës. Luftën e Kryengritjes Shqiptare të Dervish Carës (1884). Çlirimin e Shkupit Shqiptar. Dhe, Betejën e përgjakshme të Katllanovës. Marshin e kryengritësve shqiptar pë t’i çliruar qytetet: Velesin, Prilepin dhe Manastirin.

Dhe, vite më parë (1993) sulmi partiak-politik: Djegëja e banesës familjare, në lagjen “Çair” të Shkupit. Shtëpinë e Gruas besnike mesdite në “Seravë” të Shkupit (2017), përderisa Unë isha në një manifestim kulturor me poetë, në Prishtinë. Poashtu, në vitin 2012 edhe “xhipin” para dritareve të banesës, pas faljes të“sabahut”, në “Çair” të Shkupit Shqiptar. Gruan Besnike, e helmuan dhe e vdiqën në vitin 2015. Miken Boheme, poeshtu e helmuan në vitin 2018.

U mbeti, edhe aksioni i fundit politiko-fetar: Helmimi i Djalit Vogël ditën e festës të “Kurban Bajramit”. Ëndrrën, që e kishte parë Hazreti Ibrahimi, që djalin e vet ta ther “kurban” për Bajram”, dhe Ismaili që vuri re bimdjen e atij i shfaqi një dele për ta bërë “kurban”. Nuk e theri djalin e vet për “kurban”, po e zëvëndsoi me një kafshë shtëpiake.

Unë Sot, nuk e ther as macen shtëpiake “kurban”. Babai, kishte dhenë dhe kafshë tjera me bollëk shtëpiake, prandaj edhe për çdo vit e therte nga një dash për “Kurban Bajram”. Edhe, atë: Kur Nanën e përcillte mysafire te dajët. Shkau, se: Ajo, nuk lejonte t’i therim kafshët shtëpiake. Unë, përveç librave dhe maceve: Nuk kam asnjë kafshë shtëpiake për ta therë si kurban për “Bajram”. Nuk u pajtova për “Kurban Bajramin” ta therë një mece.

Shkak, që Dudumët, kërkuan Djalin e Vogël ta therë “kurban” për “Bajram”. Arsye: Nuk patën armë, që të më vrisnin natën dhe të më qanin ditën mbi varr. Kurora lulesh të më vëndonin mbi kokë. Herët, pas “fitoreve” edhe të derdhnin lotë krokodili para aktivistëve partiak pjesmarrës, zbulonin përmendore si dëshmor lufte me fjalime patetike partiake..
Pasmesnaten, tjetër: Djali Vogël, përçartë më thotë: Dua të dal pak te parku! Cilin park e pyes, Unë? I hapë sytë dhe më shikon me habi. Vetë, edhe i përgjigjem: “Parku i Grave”, apo “Parku i burrave?!

Te, “Parku i Grave” më përgjigjet. Dakord, i them Unë: Po, të përcjell te “Parku i Grave”, vishi teshat e burrave: Tirçi dhe zhamadanë! Po, të duash lidh edhe kollare (kërpesh) përqafe, dhe dil si burrat e mejdanit. Përkarshi, e ke edhe Parlamentin e “vëllazërim-bashkimit” mes gjelbërimit Neokomunist. Luftëtarin e tyre me kalë me shalë. Kutadi, Unë?! Pas zgjedhjeve “demokratike”, ndoshta mund të bëhesh edhe ti deputet i popullit shqiptar, zv./ kryeministër, ministër, zv/ ministër, drejtor Qeverie…

Përpiqet të çohet nga shtrati më këmbë. Mëkot, nuk do të dalë Sot te “Parku i Grave”. Përkarshi Parlamentit shqiptaro-maqedonas. Me siguri, i them: Mos e humbë shpresën! Nesër, i them: Deri më Sot, vetëm Gjergj Elez Alia u ngritë nga shtrati me nëntë plagë. I tha, Bajlozit të Zi: Më mirë mejdanin, sesa motrën (Nanën). Heshtë. Mirë, i them, Unë: Tashti, rehatohu dhe futja një sy gjumë! Natën e mirë! I shuaj dritat.

Pas pak kohe, kthehem ta shoh gjendjen e çmendurisë njerëzore. Ai flente në një gjumë të thellë, me siguri në Parajsë te “Parku i Grave”. E vras mendjen, cila Parti Politike “Demokratike”, mund ta bëjë këtë kryeministër?! Sigurimi Shtetit “përbashkët”, Dudumët, apo partitë politike për pushtet argati në Qeveri me “Kalin e Shemës” pas porte?!

Edhe, Unë laj mut siç thotë populli, me shurrë (“viktimina” partiake). Netë pa gjumë. Djalin e Vogël ta çoj nga shtrati. Them, me vete: Ky është dënimi im më i madh në jetë. Nuk është burgu: Pesë, ose dhjetë vjet në qeli. Ku, i ke të gjitha në shërbim: fjetjen, ushqimin, gjimnastikën, shëtitjet, librat… Përkujdesin mjeksor…

Babai im, e ka therë ‘kurban” Dashin për “Bajramin” e Madh, siç e kishte pagëzuar ai dhe shumica myslimane“. “Kurban”, vit pë vit për “Bajramin” e Madh. Unë, nuk kam therë “Kurban”, për “Bajramin e Madh” As, edhe do ta therë në mes të Shkupit para syve të fëmijëve, ta festoj “ Kurban Bajramin”.

“Bajrami” Madh për mua është festë e zakonshme fetare. Dhe, jo kombëtare shqiptare. Arsye, që Djalin e Vogël, nuk ua lash Dudumëve ta therin “Kurban” për “Bajram” (2020)?! E di, edhe kush ma përcolli këtë porosi si përgjigje ndaj shkrimeve publicistike dhe librave. Pavetëdije, e plotësuan edhe me një fragment të Romanit tim erotik të “rrezikshëm” për Shetin e “përbashkët” GRATË E MIA BESNIKE…

Unë, mendoj ndryshe nga “muslimanët’ e Halldupit të Turqisë: “Kurban Bajramin” vit për vit, therjen e “kurbanit” ua lë në vetëdije shqiptarëve. Unë, nuk kam therë “Kurban”. As, edhe në në mes të Shkupit para syve të fëmijëve, ta festoj“Kurban Bajramin”. Ardhmërisë, që Sot nuk kanë as tekste mësimi, lektyra shkollore. “Bajrami” për mua është festë e zakonshme fetare. Nuk u takoj “muslimanëve”, siç thoshte Filip Papajani pë Hoxhën e “Allahut”: “Njeri i soçëm, me tru të moçëm”.

Po, asaj kombëtare shqiptare. Arsye, që Djalin e vogël, nuk ua lash Dudumëve ta therin “Kurban” për “Bajram” (2020)?! E di, edhe kush ma përcolli këtë porosi si përgjigje ndaj shkrimeve publicistike dhe librave. Faleminderit, për porosinë politiko-fetare. Pavetëdije, e plotësuan edhe me një fragment Romanit tim erotik me Tre Libra të “rrezikshëm”: GRATË E MIA BESNIKE

Dhe, Unë, mendoj ndryshe për Ditën e Nesërme…