Qëndresë Halili në përpjekjen e saj për Liri!

1
4283

Disa nga librat e Qëndresës

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj, 4 gusht 2016

Qëndresa (forma e shquar për Qëndresë) është një autore e re nga Ferizaj e Kosovës, e cila ka botuar deri tani 6 libra. Dëshira e saj për librin, për të shkruar, ka filluar që herët, së bashku me leximin, dhe mund të konsiderohet si një dëshirë e saj për liri, për të marrë frymë lirshëm. Ajo lindi në Gjilan më 1 dhjetor 1990, dhe pasi kreu shkollën fillore e më pas gjimnazin në Ferizaj, ajo botoi edhe librin e parë të saj “Kur të vjen fundi…”. Një vit më pas, 2009, ajo botoi librin e dytë të saj, “Gëzuar lirinë vendi im”, i cili u prit mjaft mirë nga lexuesit, pasi trajtonte çlirimin e Kosovës nga një pushtues mizor.

Pas botimit të librit të dytë, Qëndresa filloi studimet për Ekonomi në Universitetin e Prishtinës. Dhe përsëri ajo vjen me një libër tjetër “Jeta e një femre”, 2010, ku me nota pesimiste shkruan për vuajtjet, gëzimet e pakta dhe tragjedinë në jetën e një femre në Kosovë. Por një vit më pas, Qëndresa nxjerr versionin e dytë të librit “Jeta e një femre”, ku në këtë rast, dashuria që i buzëqesh asaj, ia mbush jetën me kuptim dhe kështu ajo i tejkalon vështirësitë, vuajtjet, dhimbjet e lotët. Sa e rëndësishme është dashuria në jetën e një njeriu, prandaj dashuria është bërë edhe mall i shumë-kërkuar në treg, në këtë botë që priret më tepër drejt egocentrizmit.

Qëndresa Halili Qëndresa Halili me flamur amerikan

Në vitin 2012, Qëndresa vjen me librin e pestë të saj “Një thënie, një shpëtim”, ku përmblidhen 900 thënie të ndryshme, nga të gjitha sferat e jetës, lindja, fëmijëria, gëzimet, dhimbjet, lumturia, etj.

Me ftesë të një reviste letrare, Qëndresa shkon në tetor 2014 për promovimin e dy librave të saj të fundit në Amerikë; librit “Një thënie, një shpëtim” dhe romanit “Përsëri, përsëritet”. Ishte festimi i Krishtlindjes në vitin 2014, që e futi Qëndresën në një konflikt të hapur dhe refuzim të plotë me kushërinjtë e të afërmit në vendlindjen e saj në Kosovë. Qëndresa e re dhe e entuziazmuar nga kultura e re që gjente në atë vend të madh e kampion të lirisë, si SHBA, si dhe festimi i Krishtlindjes nga familja mikpritëse katolike, e inkurajoi atë aq shumë, sa ajo e bëri publike këtë ngjarje, pa e ditur se çfarë pasojash do e prisnin më pas, duke shkruar shkrimin: “Unë myslimania, që festova Krishtlindjet”. Kjo si duket ishte fatale për shkrimtaren e re 24 vjeçare nga Kosova.

Pasi pa reagimin agresiv të të afërmve të saj, djegien e librave të saj nga disa fansa, kërcënimet, sharjet dhe fyerjet nga njerëz të ndryshëm në postimet e tyre të mbushura me mllef, lëçitjen që i bëri familja e të afërmit e saj, përveç nënës… Qëndresa e pa të pamundur kthimin e saj në Kosovë nga Amerika, pasi tani ajo kishte frikë se do të përballej me një realitet të ri, agresiv e të frikshëm, që mund ta dëmtonte atë, e ndoshta t’i kushtonte edhe jetën.

Imazh që tregon postimet më popullore tek Fjala e Lirë,
ku shkrimi i Qëndresës qëndron në krye

Është vënë re kohëve të fundit, pasi Kosova u çlirua edhe me ndihmën e ndërhyrjes së aleatëve Perëndimorë, e sidomos të SHBA-ve kundër Serbisë, që qarqe të ndryshme radikale islamike, të sponsorizuara me siguri edhe nga agjentura të ndryshme serbe-turke-arabe, si dhe nga financime saude e turke, se shoqëria kosovare ka ardhur gjithnjë e më shumë duke u radikalizuar, tensionet ndërfetare duke u rritur. Vendi është mbushur me xhami e nekrofili, qindra shqiptarë të Kosovës kanë shkuar për të luftuar përkrah ISIS, dhe disa hoxhallarë radikalë në Kosovë kanë bërë thirrje për xhihad dhe kanë sharë e shajnë figurat tona kombëtare dhe ngrenë lart sulltanët pushtues të Perandorisë Osmane dhe modelin e jetesës turko-arabe, duke i dhënë një shqelm të fuqishëm kulturës autoktone shqiptare dhe duke helmuar me këtë ideologji primitive qindra e qindra të rinj shqiptarë. Jemi përballë një situate islamizimi në shoqërinë shqiptare, ku njerëz të ndryshëm paguhen për të lëshuar mjekrën, për të prerë pantallonat, apo femrat për t’u mbuluar.

Qindra xhami janë ndërtuar të reja në Kosovë dhe shpesh bëhemi dëshmitarë të konflikteve sociale në mes atyre që marrin fonde për të mbjellë shtëpitë saude – xhami dhe popullsisë shqiptare të Kosovës, të cilët kërkojnë punë, fabrika e vende punësimi e jo xhamia turko-arabe. Por duke qenë se shteti i Kosovës është i ri, e shumë zyrtarë të saj janë të korruptuar, duke qenë edhe se popullsia shqiptare në përmbajtjen e saj është myslimane, këta tendenca të radikalizimit mysliman po e gjejnë terrenin e shtruar, për të avancuar më tej qëllimet e tyre pushtuese nga pikëpamja ideologjike e kulturore të një popullsie shqiptare, që në fakt synon Perëndimin.

Qëndresa në bikini, në një reagim kundër fjalimit të Dr. Shefqenkos,
që i quante prostituta gratë e vajzat që shkonin në plazh.

Kështu që nuk përbën habi të madhe, që të ndeshemi edhe me format e islamit “paqësor”, ku përballesh me kërcënime për vrasje apo gjymtime nga ithtarët trushpërlarë të islamit në Kosovë. Prandaj nuk është çudi, që edhe Qëndresa të ketë ndeshur në këto fenomene agresive dhe kërcënuese, pasi gjatë këtyre viteve janë kërcënuar vazhdimisht politikanë e gazetarë, si dhe publicistë të ndryshëm, që kanë kundërshtuar përpjekjet e Erdoganit, për ta turqizuar apo osmanizuar Kosovën e Shqipërinë, pasi siç dihet, Turqia ka kohë që ka filluar projektin e saj për ringjalljen e kulturës osmane në trojet shqiptare.

Qëndresa publikoi para disa kohësh një shkrim me titull, “Jo. Nuk kam ndërruar fe, por nuk jam as myslimane!”, i cili ishte shkrimi më i lexuar për 3 javë rresht tek Fjala e Lirë (www.fjala.info).

Para disa ditëve, një hoxhë ekstremist, Dr. Shefqet Krasniqi, i quajti femrat shqiptare prostituta, nëse ato shkonin në plazh. Këtu vihet re edhe presioni që vjen nga këta klerikë mendje-ndryshkur e demode, që duan ta kthejnë psikologjinë dhe jetën sociale në Kosovë në kohën e profetit mysliman, pra në shekullin e 7-të. Ideologjia islame dhe këta hoxhallarë jashtë kohe bëjnë me paratë turko-arabe një punë mjaft të madhe, për ta frenuar tendencën e zhvillimit të Kosovës drejt demokracive Perëndimore. Kërkohet ndihmë për të dalë nga kjo gjendje e rrezikshme! Ata synojnë dhe kanë kapur terren mjaft të gjerë me format e tyre agresive e imponuese, duke shfrytëzuar faktin se Kosova është një shtet i ri dhe me popullsi ende të pavetëdijshme e të pashkolluar sa duhet, dhe kështu qarqet islame shfrytëzojnë dobësinë, për të zgjeruar territorin e tyre.

Djegia e librit të Qëndresës nga një fans i saj,
i cili zhgënjehet, pasi ajo festoi Krishtlindjen në Amerikë.

Qëndresa e re, e ndodhur në SHBA e duke gëzuar lirinë saj amerikane, e përshëndeti hoxhën radikal, duke publikuar në Facebook një shënim dhe një foto të saj në bikini. Pastaj, pasi ajo u ndesh me reagime fyese dhe kërcënuese, ajo shkroi edhe shkrimin e saj: “Lum si ti, kurbani i ri, Qëndresë je ti!”. Por realisht, duhet ndërhyrje e shtetit si në Shqipëri e Kosovë, që radikalizimi fetar, e ndikimi negativ që vjen prej tij, të vijë duke u ulur, pasi kanë marrë hov njerëzit e indoktrinuar e injorantë, që kujtojnë se shoqëria jonë duhet të sillet vetëm ashtu si e mendojnë ata. Duhet pranuar fakti se kemi të bëjmë me qeveritarë të korruptuar e të blerë lirë dhe nën presion nga këto qarqe, që po duan ta ndërrojnë identitetin tonë kulturor shqiptar, prandaj edhe jeta e qytetarit të lirë po kërcënohet.

Çdo mendje e hapur, që kërkon vlerat e lirisë dhe të demokracisë, është në konflikt të përhershëm me këto qarqe regresive e agresive dhe me këtë mentalitet të mykur fetar islamik. Kështu edhe Qëndresa që ‘blasfemoi’, duke festuar Krishtlindjen, duke e publikuar ngjarjen dhe duke dalë hapur me mendimet e saj të lira, mund të konsiderohet si e rrezikuar nga këto qarqe primitive, që i përkasin një kohe tjetër, jo të sotmes dhe që nuk i njohin të drejtat dhe liritë themelore të individit. Modeli jonë i jetesës, modeli demokratik, është nën kërcënim nga injoranca e ideologjia primitive. Duhet reagim qytetar dhe nga strukturat shtetërore, që fanatizmi fetar të mos bëhet edhe më i dëmshëm se sot. Se një popull nuk duket se ka të ardhme, nëse rri gjithë ditën duke bërtitur arabisht e me altoparlante “Muhamed n’suruAll’ah!”. Nuk ka si hyn civilizimi e zhvillimi kështu tek ne!

1 KOMENT

  1. Qendresa ka gabuar kur ka thene “un mislimanja festova krishtlindjet”… sepse ajo nuk eshte muslimane, por eshte SHQIPTARE… e cila akoma e mban nje mbiemer te flliqtë araboturqelik Halil… marre te koft Qendresa… EMRIN FENOMENAL QENDRESA mbiemrin katastrofal idiotik Halili… po nderroje more ate mbiemer…

    QENDRESA DARDANI, për shembull

Komentet janë mbyllur.