QELITË TONA ME QIRA NË KOSOVË!

0
101
Qelitë e Kosovës

Teatër (pa)skenë

Në skenën (pa)teatër, na vjen haberi nga Evropa me skenarët e vjetër…! Një vend i BE-së, Danimarka kërkon me qira qelitë e Kosovës…(sic!).

Në aktin e parë: Teatri (pa)skenë dhe publiku në shesh, dëgjon se si tirret jeta shqiptare në zhurmën e qelive…! Për njëqind vjet, qelitë me ngjyrën e gjakut të shqiptarëve përmes torturave deri në vdekje nga regjimit vrastar i Serbisë…!

Më del skena e përgjakur e vdekjes së Mësuesit të Flamurit, Fazli Greiçevci (Sankovc, Drenicë).

Akti i dytë: Akti i jetës në qelitë e përgjakura po i kërkon me qira një vend i BE-së Danimarka në Kosovë…! Merrni qelitë tona, mike e Evropës, por mos harroni se na kanë mbetur edhe disa qeli tjera të jetës…! Mbase e dini, na hiqni qafesh, zyrtarizimin e ndarjes njëherë e përgjithmonë me Serbisë, tashti përmes njohjes së aktit të shtetbërjes së Kosovës dhe sovrane…!

Vende të BE-së, qelitë merrni me qira, por mos harroni të afroni projektin e investimeve në ekonominë e Kosovës, ndonëse e dini se kemi resurse të pasura njerëzore (populli më i ri në Evropë) dhe ato tokësore të bollshme për kahet e zhvillimit… Na hiqni (pa)hua varfërinë dhe të marrim udhën e mbarë në shekullin e ri për shqiptarët…!

Akti i fundit dhe (mbyllja e përdes ) në sheshin Prishtina: Merrni me qira qelitë tona, kanë aromë gjaku të vdekjes shqiptare në Kosovë…! Huanë na ktheni, kur e hapni udhën që të nisemi për në Evropën e bashkua (BE), si anëtare të popujve të lirë dhe me tiparet tona kombëtare!

Evropë, merrni me qira qelitë tona, na jepni hisen tonë evropiane…!

Çikago, 17 dhjetor 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]