Lajmërim për shtyp mbi projektin
“Multi-Agency Approach to Prevent and Address Violent Extremism”
(Qasje e Shumëanshme për Parandalimin dhe Adresimin e Ekstremizmit të Dhunshëm)
Pas dy mbledhjeve të Këshillit, tre seancave të Zhvillimit të Aftësive me qëllim rritjen e kuptueshmërisë mbi shkaqet, cënueshmërinë dhe qëndrueshmërinë; dhe veprimtarive për parandalimin dhe ndërgjegjësimin mbi Radikalizmin dhe Ekstremizmin e Dhunshëm në Shkodër, dje mbaruan të gjitha takimet dhe veprimtaritë e projektit “Multi-Agency Approach to Prevent and Address Violent Extremism”, mbështetur nga Strong Cities Network (SCN) dhe nga Istitute for Strategic Dialogue (ISD) dhe zbatuar nga GUS Albania. GUS Albania është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse, e pavarur, laike dhe demokratike. Aktive si bartëse e solidaritetit dhe drejtësisë sociale për të gjithë, e angazhuar prej vitesh në përfshirjen e grupeve vulnerabël, në fuqizimin e figurës femërore, dhe në mbështetjen e pjesëmarrjes rinore.
Gjatë takimeve të Këshillit të drejtuara nga gazetari Lavdrim Lita u nënvizuan shkaqet individuale, ndërpersonale, sociale dhe komunitare të lindjes së fenomenit, siç janë niveli i papunësisë, kushtet socioekonomike, mungesa e kohezionit social, mënjanimi i zonave periferike, rurale dhe malore si dhe manipulimi i narrativave fetare. U thelluan gjithashtu fazat dhe siptomat që shoqërojnë radikalizimin e një individi dhe u propozuan ndërhyrje nëpër shkolla, media dhe në zona të mënjanuara nga institucionet qeveritare.
Pikë e përbashkët doli të jetë nevoja për një përballje parandaluese ndaj fenomenit, me qëllim ruajtjen e vlerave komunitare shkodrane duke bërë ndërhyrje që në zanafillë, duke filluar nga gjuha e urrejtjes dhe dallimet ndaj kategorive në rrezik.
Shumë të dobishme për pjesmarrësit kanë qenë tre seancat e zhvillimit të aftësive. Në veçanti, gjatë seancës së fundit IDM, në përsonin e z. Romario Shehu paraqiti kërkimet dhe gjetjet mbi ekstremizmin e dhunshëm në Shqipëri dhe shpjegoi si dhe sa i rëndësishëm është kohezioni social si qëndresë ndaj rrezikut të këtyre fenomeneve.
Mjeti i Këshillit, i cili lehtësoi uljen në të njëjtën tryezë të gjitha palëve ndryshimbërëse me anë të qasjes së tij të shumëanshme dhe shumëaktoriale, u vërtetua rishtazi të jetë një mjet i dobishëm për përmirësimin e reziliencës sociale dhe bashkëbisedimit dhe kohezionit mes palëve për hartimin e një strategjie të përbashkët të veprimtarive parandaluese, ndërgjegjësimi dhe ndërhyrjeje.
Për GUS Albania arritja më e madhe ishte krijimi i këtij Këshilli për Sigurinë Publike, i cili dha hapësirën e duhur për një vend takimi mes institucioneve qeveritare, fetare, arsimore dhe shoqërisë civile dhe, i cili për bisedimet e zhvilluara, doli i domosdosshëm për qytetin e Shkodrës.
GUS Albania