NGA KALOSH ҪELIKU
PYKAT e shelgut, të “Shpëtimtarit” Shqiptarëve, me “Din e Iman”: Dje, komunistë. Sot, neokomunistë: të arratisur me të katra brez pas brezi, bishtin mbi shpinë me të katra, pavetëdije dolën në sipërfaqe, edhe në Lëmën Politike Shqiptare. Tambëli i Lopës Katundit, siç duket kishte qenë i përzier me raki kumbulle (“shlihovicë”), e jo raki rrushi Përmeti. Edhe pse, këto viça të palëpi si “muslimanë’ me “Din e Imanë”, nuk e pinë verën, e as rakinë e rrushit, se: është “haram”. E pinë “hallallin”: çajin e rusit me të cilin shkojnë në “Xhehnet”. E kapërcyen Gardhin e Babait me Kalë me shalë, dhe thupra Lisi. Dhe, pasi hynë në oborr: iu ndërsyen Ujkut, “Kaurrit” të ”pabesë” Shtëpisë të Babait, nën Rrap mes “Bit-Pazarit”.
Murgo, ky Qen besnik Historik, kur i pa kaq të mjerë nën Rrap, tha vetëmevete: Pse, nuk dalin pak të lehin në Iriq?! Edhe, te Porta e Madhe?! Matanë, Urës Gurit, para, se: të rroken fytas me Kaçakun e maleve, në Kopësht të Babait, se: Unë, së paku paku i shoh, sesa “trima” të mëdhenj rruge endacakë, këlyshë me zgjebe të dalldisur nëpër parti politike, janë dehur me çaj rusi. Edhe, atë: mesdite, përkarshi Diellit me rreze mbi krye. Unë, me sy: kështu si ju me vite në jetë kam parë sokaqeve dhe tezgave të “Bit-Pazarit”, por të gjithë kanë përfunduar këmbekrye te kasapi Njerkës, në Thertore.
Viçat e palëpi, me të katra dolën edhe arave. Edhe, ugareve të Babait me kalë me shalë, u turrën si dhelpra pas herdheve torba të Dashit, se: do t’i bien udhës. Ogiçit, me brirët rreth veshëve në Kokë. I cili, kur e pa këtë soj të “patriotëve”, u sulë me kokë e brirë. Qentë e Sharrit i ndoqën matanë maleve. Ikën me bishin nën këmbë duke kërkuar fitues “moral”, mes lopëve të Katundit me “besë” e pa besë. Përleshje politike kokë më kokë mes Livadheve me arsyetime “fetare-politike”.
Thonë, si “analistë” plolitik: Patjetër, vitin e ardhshëm do t’u kthehen edhe dhjetëra mijëra vota shqiptare të shkuara, diku tjetër tek Partia Neokomunsite. Mu për shkak, se: nuk duan më të votojnë për ato që në fushata, tubime e media flasin kundër Kaubojit të Shkupit, e në realitet ulen këmbëkryq në prehërin e tij tek Pragu i Shtëpisë. Unë, them: nuk ulen në prehërin e Kaubojit Shkupit, por këmbëhepur edhe në prehërin e “Shpëtimtarit” shqiptarëve me palarenë për “hava”, në xhamitë me minare pa Flamurin kuqezi dhe Shqiponjën dykrenare. Aspak, e arsyshme për një popull me vetëdije kombëtare.
Djaloshi me “topin e kristaltë”, që vinte nga grazhdi i një “Fondacioni të pavarur”, u turr të dalë para dhenëve pa fyell e janxhëkun me arna politike krahëve. Punë tjetër është ajo, se: A, i ka rujatur dhentë nën dardhat Gorrice të Zanave të Fishtës?! Dhe, a i ka mjelur me kusi te “Çifligu i Xha Derallës”?! Nateditë, deri Dje: në mes Dimrit Madh protestonte para Qeverisë për “ndryshime” politike. Sot, e ngre zërin për pajtim të “vëllazërim-bashkimit” neokomunist në prehërin e Njerkës (Xhadisë). Përçudi, siç duket asaj kohe nuk i punonin gishtat për t’i lëvizur nëpër birat e Fyellit të Bariut Maleve. E kishte harruar tekstin e këngës popullore:
O Çobani Tatës, bre djalë
O Çobani Tatës, bre djalë!
Holli, dhentë kën Vathës medet -o!
Haj – haaaj! Holli, dhentë kën vathës -o!…
E, Sot: është vonë këtë këngë popullore t’ua këndosh me fyell, kavall ose çifteli kalorësve të arratisur partiak. Përmëtepër, herët në mëngjes t’u tregosh sesi: Ecin, punët e Atdheut. “Abazit”, të malit dhe Hazreti Aliut të Fushës. Dihet, ka shumë gjasa që humbësit të fitojnë, e fituesit të humbin. Na presin zgjedhje të reja së shpejti lokale. E sa për zgjedhje parlamentare, një gjë është e sigurtë: Shqiptarët, edhe kësaj radhe treguan se, dinë të zgjedhin(?!). Ta kenë këtë parasysh politikanët shqiptarë, por edhe ata “maqedonas”. Thotë, Djaloshi me “topin e kristaltë”, të mos mbetet se e lamë pa thënë… E përfundon shkrimin, si “analist” politik.
Mendë, i shetë “Abazit” të Malit, dhe Hazreti Aliut të Fushës. Nesër, që do ta falë “xhumanë” në Xhaminë Shqiptare “Jahja Pasha”, në Shkup…