Pushtimi serb i Medvegjës

1
1032

Shkruar: Drita Jashari

Sipas statistikave të Serbisë, nën Serbi, pra edhe në Luginën e Preshevës që ndodhet ende nën okupimin e Serbisë, jetonin në vitin 1991, 74.303 shqiptarë, derisa në vitin 2002, jetonin 61.647 shqiptarë1), ndërsa në vitin 2011, jetonin 5.809 shqiptarë!

Derisa askush pos shovenistët serbë, nuk pajtohen me këto shifra, pasi janë shifra qëllimisht të orkestruara, për spastrim etnik të shqiptarve. Derisa në vitin 1991, shqiptarë llogariteshin në mbi 120.000 në Luginë të Preshevës. Ndërsa regjistrimi i vitit 2011, ishte bojkotu plotësisht.

Lugina e Preshevës, përpara se të pushtohej nga Mbretria e Serbisë, ishte territor i pushtuar si gjithë territori i Gadishullit Ilirik (Ballkanik), nga Perandoria Osmane. Me lindjen e shteteve ballkanike, në këtë rast edhe me lindjen e shtetit të Serbisë, i’u kanos rreziku trojeve shqiptare. Njejtë ndodhi edhe me Luginën e Preshevës.

Mbretria e Serbisë, nga pasvitet 1867, filloi të rrezikonte trojet shqiptare të Sanxhakut të Nishit, e më gjerë.

Mbretria serbe, lidhi marrëveshje me Mbretrinë greke, më 26 korrik 1867, i njohur si Traktati i Vëslaut (Versajës)2), kundër Perandorisë Osmane të luftonin, derisa Trojet tona mbaheshin të okupuara nga kjo perandori. Kjo marrëveshje parashihte edhe cënimin e integritetit të Trojeve Shqiptare, ku Serbia kërkonte të merrte të ashtuquajturën “Serbi e vjetër” (ku e përfshinin edhe tërë territorin e Luginës së Preshevës, por edhe Kosovën dhe Iliridën-Maqedoninë)3). Në shkurt 1868, nënshkruan edhe Konventën Ushtarake.4)

Mbretëria Serbe, më 13 dhjetor 1877 dhe 5 shkurt 1878, të mbështetura nga Rusia, si udhëheqëse Pansllavike, e që nga 3 marsi 1878 i’u bashku edhe Mali i zi, derisa Rusia në Transkaukaz si dhe në Ballkan luftonte kundër Perandorisë Osmane, njihet si fillimi i Rrezikut për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën. Forcat serbe, morën territoret Shqipëtare të Sanxhakut të Nishit, e deri në Vranjë.5)

Edhe pse Austro-Hungaria me Rusinë kishte bë një marrëveshje të fshehtë, për ndarjen e zonave të influencës në Ballkan, më 8 korrik 1876, (Marrëveshja e Reichstadt)6). Këtu trajtohej për herë të parë çështja shiqptare, Rusia tërësisht mohonte qenësinë Shqiptare, derisa Austro-Hungaria plotësisht kundërshtonte këtë.7) Kjo marrëveshje është plotësu edhe me Marrëveshjen sekrete të Budapeshtit8), e që po ashtu ishte plotësu më pas edhe me një marrëveshje tjetër shtesë të 18 mars 1877, ku theksohej që Austro-Hungaria do duhej të qëndronte neutrale në luftën Ruso-Turke, kurse shpërblim do mund ta merrte Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa Sanxhaku i Novi Pazarit do të rregullohej me një marrëveshje të veçantë.

Në këtë rast Austro-Hungaria, garantonte që s’do cënonte Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe Malin e Zi, të cilat Rusia i kishte si satelitë të saj. Si kusht shihej që nëse do prishej plotësisht Perandoria Osmane, do bëheshin të pavarura Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria9). Kjo luftë mbaroi me gjunjëzimin e Perandorisë Otomane, e që u nënshkru Traktati i Shën Stefanit më 3 mars 1878, ku nga Rusia u kriju Bullgaria e Madhe.10)

Traktati i Shën Stefanit, i jepte Serbisë edhe territore Shqiptare si Sanxhakun e Nishit, e deri në Vushtrri – Mitrovicë, ku përfshihej edhe Medvegja, sipas nenit 3.11)

Derisa Bullgaria sipas këtij Traktati, do merrte Preshevën dhe Bujanovcin, siç thuhet në nenin 6 të këtij traktati.12)

Fuqitë e mëdha Europiane, ishin të pezmatuara nga ky zgjerim influence e Rusisë në Ballkan, nga kjo thirrën Kongresin e Berlinit, që do dal edhe Traktati i Berlinit.13)

Konferenca Ndërkombëtare e Londrës, e marsit 1877, fare nuk e shqyrtoi çështjen Shqipëtare si komb i veçantë! Por që vetëm e rregullonte Bullgarinë, e cila përfshinte edhe territoret Shqipëtare (Kaçanikun, Tetovën, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës deri në Drin).14)

Bashkimi i Shqiptarve, në qëllimin për arritjen e objektivave politike, doli në shesh vetëm pas formimit të Komitetit të Janinës, maj 1877. Ku e udhëhoqi Abdyl Frashëri, biseduan me Greqinë, që të krijonin aleancë – në krijimin e shtetit të përbashkët Shqiptaro-grek, e cila nuk u arrit, shkaku i qëllimeve ekspansioniste greke. Nga ky rast lindi Objektivi Kombtar Shqiptar për Çlirim të Kombit Shqipëtar – e që jo pak u kundërshtu dhe luftu (veçmas nga turkofilët)!

Më 18 dhjetor 1877, në Stamboll, u kriju Komiteti i Stambollit (Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare), ku kërkesa kryesore ishte një shtet Shqipëtar nën vasalitetin e Sulltanit. Shtetet kombtare të Ballkanit, tashmë ishin formu, si Greqia, Serbia, Mali i Zi etj. (këto dy të fundit do u njihej ndërkombtarisht Pavarësia me Kongresin e Berlinit).

Derisa më 13 qershor 1878, në Berlin do mbahej Kongresi i Berlinit, 3 ditë përpara në Prizren u formu Lidhja e Prizrenit15), në të cilin u miratuan dy akte vendimtare: Kanuni-Kararnameja (Akti i Vendimeve) dhe Talimati (Urdhëresa), më 17 qershor 1878.16)

Neni 1 i Kaunit, theksonte se qëllimi i Lidhjes së Prizrenit ishte mbrojtja e tërësisë tokësore të Perandorisë Osmane. Në nenin 2 thuhej që Lidhja e Prizrenit do e luftonte çdokë, që do përpiqej ta dobësonte autoritetin e qeverisë osmane!17) Mirëpo në nenin 6, theksohej që Lidhja e Prizrenit kundërshtonte vetëm lëshimin e tokave Shqiptare.

Nga 13 qershor deri më 13 korrik 1878, u zhvillua Kongresi i Berlinit, ku merrnin pjesë Fuqitë e Mëdha: Britania e Madhe, Rusia, Franca, Austro-Hungaria, Italia, Gjermania dhe Perandoria Osmane18), dhe 4 shtetet ballkanike Greqia, Serbia, Romania dhe Mali i zi19), derisa shqipëtarët nuk përfaqësoheshim, edhe pse dërguan me dhjetra peticione.20) As Bullgaria nuk përfaqësohej edhe pse Rusia kërkonte që të merrte pjesë!21)

Kongresi i Berlinit nuk mori parasysh aspak të drejtat e popujve, por trajtoi-pajtoi vetëm interesat e Fuqive të Mëdha, ku Gjermania e mbështeste Austro-Hungarinë, Britania, Austro-Hungaria tentonin ta minimizonin influencën ruse në Ballkan, ndërsa Franca dëshironte vetëm izolimin e Gjermanisë, kurse Italia dëshironte zvogëlimin e influencës së Austro-Hungarisë në Ballkan.22)

Traktati i Berlinit në aspektin juridik, mbetet bazamenti i vetëm mbi të cilën Serbia okuptoi dhe deri më sot administron koloninë, pra Medvegjën dhe pjesët etnike Shqiptare të Sanxhakut të Nishit e deri në Vranjë. Sipas këtij Traktati, në nenin 1, Bullgaria mbetej nën vasalitetin e Sulltanit, por me qeveritarë të krishtere dhe milici kombëtare. Nenin 2, definonte territori i Bullgarisë, i cili u zvogëlu, krahasuar me territorin që kishte nga Shën Stefani – e që nuk e përfshinte Luginën e Preshevës dhe as territore të tjera Shqipëtare!23) Neni 26, i njihte Pavarësinë Malit të zi.

Neni 35 rregullonte të drejtat fetare dhe politike nën Serbi, ndërsa në nenin 36 kufizohej territori i shtetit serb, i cili ishte zgjeruar disa fish, që përfshinte brenda saj edhe malet e Kopaonikut, lumin Ibër dhe Sitnica deri edhe Medvegjën. Derisa Bujanovci dhe Presheva ende mbetën nën okupimin Osman, e që kufiri me Serbi ishte matanë Bujanovcit tek Mali Shën Ilia!24) Ndërsa në nenin 39, trajtohej çështja e pronësisë së muslimanve në territoret e okupuara nga Serbia25

Sanxhaku i Nishit, Vranjës, Leskocit, etj. i ishin dhënë Bullgarisë, derisa në Kongresin e Berlinit, këto i’u falën Mbretërisë së Serbisë.26)

Nga ky çast i Historisë, rrodhi tragjedia për komunën e Medvegjës, e cila deri më sot mbetet e robëruar nga Serbia, e që bashkëvuajtëse me të ishin edhe Sanxhaku i Nishit, Piroti, Leskoci, Kurshumlia, Prokulpa, Jabllanica, Vranja, Vllasina, etj, prej të cilave u zhdukën shqiptarët!

Me këto akte gjenocidi, krime lufte, spastrimi etnik, masakrat, njihen si institucione juridike, që do lindin më pas, e që e tërë bota do i përdorë në komunikime dhe çështje juridike.

Më: 26.10.2016

Shënime:

1. Statistikat serbe. http://www.stat.gov.rs/zip/esn31.pdf faqe 1,
2. Diplomatic History of Greece (1814-1914), Laskaris, S., (1947), Athens. faqe 117–124.
3. Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe111.
4. Diplomatic History of Greece (1814-1914), Laskaris, S., (1947), Athens. faqe 117–124.
5. Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe.133.
6. Po aty.
7. Po aty faqe 134.
8. Po aty faqe 136-137;
9. Po aty faqe 137,
10. Po aty faqe 146,
11. http://pages.uoregon.edu/kimball/1878mr17.SanStef.trt.htm#serbia
12. http://pages.uoregon.edu/kimball/1878mr17.SanStef.trt.htm#bulgaria
13. Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe146-147.
14. Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 138,
15. Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 153,
16. Po aty faqe 156-161,
17. Po aty faqe 158,
18. http://staff.lib.msu.edu/sowards/balkan/lect10.htm
19. Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 161,
20. Po aty.
21. Sovereignty: Organized Hypocrisy. Krasner, Stephen D. (1999). Princeton University Press, faqe 165
22. Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, faqe 162,
23. http://archive.thetablet.co.uk/article/20th-july-1878/11/the-treaty-of-berlin
24. Po aty,
25. Po aty,
26. Po aty,

1 KOMENT

  1. Drita, ju e keni shkruar problemin ne baze te Historise. Por ju nuk keni shkruar as me te voglin mendim per atë se çka po ndodh sot. Ajo çka ka ndodhë dje, ajo është kohë e kryer.

    Sot Medvegja eshte nje fshat primitiv dhe shumë i bukur. Popullata Shqiptare nuk deshiron te jetoje ne kushtet promitive dhe proserbe, por kjo popullate shperngulet per ne Zvicer, Kosove… sepse ne Zvicer eshte 100 000 here më mirë se ne Medvegje… ose shkon per te jetuar ne Kosove… ku eshte 1000 here me mire se ne Medvegje. Jam kureshtar se ju ose prinderit e juaj… ose gjysherit e juaj …prej cilit vend ne cilin vend jane shperngule…

    Mos harro se fjala Medvegje ne gjuhen Serbe do te thote: Vendi i Arushave…
    Prandaj njerezit nuk dojne te jetojne me Arusha …por me njerez… ne Zvicer… ose Shqiptarë ne Kosove.

Komentet janë mbyllur.