Pushteti po e bën të pamundur, të kemi sistem normal demokratik?!

0
862
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Të “suksesshem” në jetën politike dhe në jetën ekonomike po konsiderohen ata të cilët kan bërë shumë para dhe kapital, po respektohen ata të cilët po zhvatin, ata që uzurpuan prona, ata të cilët privatizimin e bën sipas dëshirës së tyre… Të suksesshem po cilësohen ata njerëz që qytetarëve po iu morrin haraç dhe po vazhdojnë ta bëjnë këtë punë kriminale, të zotët po konsiderohen për fatin tonë të keq, ata të cilët instaluan krimin e organizuar dhe korrupcionin. Të aftë po konsiderohën ata që kan arritur të grabisin të mira materjale të pa ligjshme duke bërë pasuri marramendese gjithnjë duke ia thyer kurrizin këtij populli.

Edhe për kundër krizës institucionale në të cilën e kan katandisur vendin, po krekosën në media për gjoja sukseset e deritashme të arritura. Nuk është çudi pse edhe kemi ardhur në këtë deregje kaq të ligë në shtetndërtim dhe mirëqenje. Këta hileqarë të politikës dhe këta despotë politikë, sa herë që paraqiten në media apo debate të ndryshme, nuk debatojnë për tema serizoze, veq po na servirin zënka të ndërsjella të pa shije dhe të pa dobishme për publikun. Gadi sa e kan bërë të pa mundur që të kemi sistem normal demokratik. Partitë politike në pushtetet e pas luftës nuk arritën ndonjë konsensus nacional, një koncensus për të ardhmën e fëmijëve tanë.

Në vend të ndonjë marrëveshje nacionale, bënë marveshje së si ti finansojnë partitë e veta politike, së si ti finacojnë liderët dhe familjët e tyre. Këtë zhurullti politike të fabrikuar po e shfrytëzojnë pa turpësisht për ti vazhduar avazet e keqpërdorimeve. Kjo kastë politike në pushtet i ka futur në funksion demagogjitë politike së gjoja kështu apo ashtu po thotë bashkësia ndërkombëtare, dhe marrezira të tjera që nuk i hanë pazari. E kanë harruar të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptarë. I kan harruar amanetët e shumë martirëve dhe dëshmorëve të kombit, të cilët nuk e dhanë jetën që ta kemi këtë gjendje të mjerimit politik, të mjerimit ekonomik dhe këtë gjendje të mjerimit social.

Ata ranë për tokën tonë, e jo që tokën tonë ta qesim në ankand publik. Këta në pushtet më shumë po duken si aktor të keqinjë dhe të merzitshem në skenë. Shumë i pa fat është ai popull kur përpara i dalin matrapazët dhe dallkaukët politikë.Kjo Qeveri dhe ky Parlament sigurisht së do të mbahen mend për punë jo të mira karshi Kosovës. Ashtu si bëhët jeta parlamentare, ashtu i ka punët shteti dhe populli. Temat serioze politike diskutohen në parlament, e jo kjo punë të bëhët në rrjete sociale, në portale dhe gazeta. Kjo e tregon nivelin e elitës tonë politike në pushtet. Se a do të kemi një jetë parlamentare krejt më ndryshe, kjo mund të shihet vetëm pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat duket së kanë mbetur i vetmi solucion i daljës nga kriza e përgjithshme…