Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Temat e shkrimeve për jetën politike janë bërë tashmë bajate, por nuk po kemi kah tia mbajmë ne që merremi me shkrime, së jeta në Kosovë po lidhet më zhvillimin e proceseve politike. Janë duke na shkuar punët keq, nuk u maten punët mirë, dhe na doli për gjithë këto vite së gabimisht kemi votuar për njerëzit të cilët më së paku e kan merituar pushtetin. Sipas gjithë asaj çka kan punuar, por delë së kan punuar kunder interesave të Kosovës dhe kunder interesave të qytetarëve. Këta nuk meritojnë lavdata veq meritojnë mallkimin e popullit. Na erdhën në krye të shtetit ish mbeturinat e sistemit komunist, të cilët dinë mirë të punojnë për veten dhe familjet e tyre e asgjë më shumë.
Kjo kastë politike në vend që ti shërben Kosovës, po i shërben biznismenëve dhe investitorëve të rrejshem, dhe po i shërben bandave të ndryshme. As Opozita nuk po gjën koncept adekuat politikë që ky pushtet të na hiqët qafe një here e përgjithmonë. Këta matrapazë janë duke na kthyer mbrapa. 18 vite të uzurpimit të pushtetit janë tëpër shumë për një vend të vogël siç është Kosova. Të jetohet gadi në gjendje të jashtëzakonshme kjo për qytetarët e Kosovës është treguar vdekje prurëse. Në vend që ky pushtet të detyrohet nga masa e gjerë të futët në “birë të minit”, këta gjithnjë e më shumë po na dalin në sipërfaqe si njerëz të pa prekshem.
Ky është mjerimi ynë politikë.Ku është ajo pika jonë e përbashkët, kur po lejohet të uzurpohet pushteti nga halabakët politike, të cilët anijën e Kosovës po e fundosin? Shtetin fatkeqësisht e kan kthyer në rob, duke e ërresuar rrugën e përspektikvës, duke shuar shpresat për punë, duke shuar shpresat për drejtësi dhe duke shuar shpresat për dinjitet? Pika e përbashkët për të gjithë është që ti zgjidhim të gjitha problemet e mëdha e të vogla të këtij vendi të zhytur në skamë dhe mjerim social. Ta mposhtim dhunën pushtetare e cila është bërë e keqja jonë e madhe. Të përmirësojmë kualitetin e jetës sonë e cila ka rënë në shkallën më të ulët.
Ta rrisim standardin, ta përmirësojmë gjendjën në arsim dhe në shëndetësi, në zhvillimin ekonomik dhe në formimin e vendeve te reja të punës të cilat shumë po na mungojnë. Të ngrisim organe te rendit dhe të drejtësisë në mënyrë shumë më profesionale… Mos të harrojnmë asnjëherë së uzuparatorët e pronës shoqërore duhet denigruar deri në themel. Të kthehemi dhe të hulumtojmë fuqishem të gjithë ata të cilët kan krijuar pasuri marramëndëse të pa ligjshme për tia kthyer popullit. Të spastrojmë niherë e mirë aparatin shtetëroer nga mafia politike dhe nga mafia ekonomike. Politika ka kuptim kur zgjidhen problemet, apo jo?
Të punohet shumë për shpartallimin e korrupcionit dhe në shpartallimin e klaneve kriminale… Vetëm në këtë mënyrë hapen rrugët e përspektivës, vëtem kur bëhemi shumë aktiv në jetën politike, ua ngushtojmë rrethin strukturave kriminale në pushtet. Vëtem duke punuar pa rreshtur, të gjithë abuzuesut e pronës shoqërore do të burgosën. Nese nuk i këputën rrënjët e kriminiliteteve politike dhe kriminalitetëve ekonimike përspektiva e Kosovës është e mbyllur. Të gjithë hajdutët do të duhen të dalin një ditë para organeve të drejtësisë së këtij vendi. Mos të lejojmë që themelet e shtetit të cilat i vumë pas sakrificave të mëdha të na luhatën seriozisht. Kosova është e të gjithëve së të gjithë në forma të ndryshme i kontribuan lirisë dhe pavarësisë nga Serbia.
U derdhën edhe shumë para të popullit në fondët e luftës, Vendlindja Therret dhe Fondi shtetëror i Tre Përqindëshit, të cilat fonde u keqpërdorën më të madhe siq po keqëperdorët edhe tash Kosova.Ka ardhur koha për koncepte politike të shëndosha, për koncepte të cilat ma në fund mund ti kthejnë proceset për së mbari. Mbrendia e këtij pushteti të keq iu ka gerditë popullit. Kjo garniturë pushtetare nuk nxjerri përvojë nga e kaluara historike, por, po na kthejnë në të kaluarën e hidhur për shqiptarët. Po bëhën edhe përndjekjët e kundërshtarëve politikë. Kjo ndodhi gjatë luftës dhe pas luftës kur u vranë ata të cilët menduan politikisht ndryshe.
Kjo kastë politike nuk po bënë përpjekje që të kanalizohen mirë të gjitha punët shtetërore, që të shpëtohet kjo tokë e shenjtë për shqiptarët. Sot, kur ende Kosova gjendet në kthetrat e kësaj klike politike në pushtet, po rrezikohet i mbarë sistemi nga kolapsimi politikë dhe nga kolapsimi i ecurive ekonomiko-finaciare. Mu për ate na duhet një ideologji e re politike. Kur më zgjedhje i heqim qafe këto grupe të caktuara politike të mbytura në keqpërdorime, kur krijojmë standard të mirë për të gjithë, edhe të gjithë do të ndiheshim së e kemi përspektivën e mirë. Nje ambient krejt tjetër politik i nevotet Kosovës…