Nga Skënder MULLIQI
Zyrtarët e lartë partiakë dhe shtetërorë, në pa kufi si në kor të përbashkët na i përsëritën gjithë ato sllagane vëtem sa për të krijuar disponim publik…
Kurse në anën tjetër punuan më zell duke e ndarë shoqërinë, në miq dhe armiq?! E ndanë shoqërinë në patriotë dhe tradhëtarë, në mercenarë me pagesë e kështu më radhë… Duke krijuar praktikë të “rrenave të grumbulluara”!
Folën diçka tjetër dhe vepruan krejt ndryshe në praktikë. Na u paraqitën si të rëndësishëm në kohë të fushatave para opinionit publik, dhe para elektoratit, duke krijuar para tyre disponim dhe shkëlqim të rremë, sa për të marrë vota.
E kur erdhën në pushtet, nuk bën asgjë për popullin dhe as për shtetin e Kosovës. Edhe sot, e kësaj dite, po vazhdojnë të na krypin më rrena, dhe të simulojnë bukur në debate publike…
Nuk i lan kurrë kampanjat, nuk i lanë asnjëherë zënkat, prodhimin e krizave politike,
prodhimin e krizave edhe institucionale…
Gjitha këto vetëm sa për ta zhvendosur vëmendjën nga problemet e shumta të grubulluara,
dhe për ta kullotë pushtetin të cilën e lidhën më të mira materjale. Natyrisht vunë kontroll të rreptë në të gjitha sistemet e jetës, për të mbetur të paprekshem nga ligji.
Na dëshpruan dhe na mashtruan keq. Krijuan pushtet piramidal! Shkaqët për t’i bojkotuar çdo zgjedhje te ardhshme, ekzistojnë, së në vazhdimësi, dhe në menyrë të pashembullt, na diskriminuan këta oponentë politikë me përkrahësit e tyre. Fatkeqësisht faktet po grumbullohen
edhe më shumë, pas gjithë kësaj çka po shohim që tre muaj, nga partnerët e koalicionit LVV dhe LDK!
Këto pushtete të sistemit piramidal na futën në labirinte politike, dhe na treguan të gjithëve së nuk janë të fjalës, të besës dhe së nuk janë as për shtet dhe për komb! Janë aty për t’i ruajtë privilegjet që po ju sjellin postet pushtetare. Po i dëshprojmë miqtë, dhe po ua bëjmë
shumë qejfin armiqëve…! Aferim ju qoftë o burra, me ju thënë…!