Pushtetet në Prishtinë dhe në Tiranë, më kauzë politike autokratike?!

0
1034
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Njeriu është çënja më e përkryer, që di të mendojë, të veprojë, të rezonojë në kohë dhe hapësirë, është çënje kreative… Të arriturat e njerëzimitt sot janë shumë të mëdha. Shpesh njeriu vepron në mënyrë shumë destruktive dhe sadiste. Ecajaket e njeriut nëpër etapa dhe kohë kanë qenë transformuese. Duke përjetuar transformim pozitiv, njeriu ka arritur të bëjë zbulime epokale shkencore dhe shumë zbulime duke u bazuar në shkallën e intelektit dhe të punës së tij. Transformimi i njeriut ka bërë që të eliminohen edhe shumë metoda sadiste të dënimit karshi atyre të cilët kanë bërë ndonjë delikt apo vepër tjetër të rëndë.Ende në shumë shtete jo shumë të zhvilluara të botës ekzitojnë dënime drakonike për gabimet edhe më të vogla.

Në kohët e hershme kur civilizimi ka shënuar shkallë të ulët, kemi pasur dënime shumë të rënda karshi njeriu të thjesht, i cili po thuaj ka qenë i privuar nga liritë elementare, duke iu nënshtruar ushtrimit sistematik të dhunës deri në vdekje. Duke kaluar koha, kan ndryshuar edhe sistemet të cilat njeriut i kan sjellur më pak tortura, më pak dhëmbje fizike, dhe më pak dhëmbje shpirtërore. Demokracia dhe sistemi kapitalist kan shënuar fundin e epokës së sundimtarëve të tipit klasik të sundimit mbi masën. Në demokraci ekzistojnë ligjet të cilave i nënshtrohet secili pa dallim. Ne këtë sistem ekzistojnë dënime të formave më të buta të shprehemi ashtu duke filluar nga deliktet e vogla deri të veprat penale.

Natyrisht së edhe në demokraci ekzistojnë dënime të rënda për veprat e ndryshme kriminale, por gjithmonë këto dënime pasojnë karshi vërtetimit të veprës së kryer, e jo të dënohet dikush në bazë të supozimeve. Kjo është një temë që u takon më shumë juristëve. Unë e përmenda pak kronologjinë e avansimit të sisitemeve dhe karshi kësaj edhe avansimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Shpesh preceset edhe pse jemi në shekullion 21 po kanë tendenca të kthimit mbrapa. I fundit që e kemi lënë mbrapa është sistemi komunist, i cili ka qenë sistem ku i janë mohuar njeriut liritë dhe të drejtat elementare.

Për çudi shqiptarët në trojet etnike kurrsesi të lirohen në tërsi nga logjika e këtij sistemi të urryer, i cili veq vuajtje na solli më dekada të tëra. Sikur nuk mësuam nga pësimet e epokës së komunizmit. Ende kemi tendenca që fshehurazi apo edhe haptazi të kthimit të sistemit të eger komunist më gjithë ikonografinë e tij. Të gjitha shtetet e ish bllokut komunist në Evropë, po qendrojnë shumë më mirë karshi kohës moderne. Sistemi kapitalist nuk don të thotë që kush të qohet i pari në mengjes të grabisë më shumë së tjetri të mirat e shtetit.

Unë kur flasë për tendencat e kthimit në sistemin komunist e kam fjalën për një kategori njerëzish , që fatkeqësisht nuk janë të pakët. Pushteti aktual në Prishtinë dhe pushteti aktual në Tiranë janë më shumë pushtete autokratike. Edi Rama haptazi është vu në shërbim të kësaj kauze politike, e cila do të ishte një tjetër theqafje e madhe kombëtare. E ka shëndrruar Shipërinë në një vend ku po mbillet haptazi kanibisi, ku po kontragandohen drogat e ndryshme në menyrë institucionale.

Krimi i organizuar dhe kronikat e zeza e kan mbuluar vendin e shqiponjave dhe Kosovën. Zor së ka pasur ndonjë herë Shqipëria një regjim të tillë kaq delirant dhe dehumanzues. Nuk them së Shqipërinë nuk e kan përcjellur gabimet nga e kaluara, por ato nuk kan qenë kurrë në këtë përmasë. Rama në planin e jashtem e ka qitë dyzenin mirë me serbin, Vuqiq, më qëllim që Serbia të faktorizohet në rajon.

Janë farsa të gjithë ato së Rama është duke iu kundërvu politikës shoviniste të Beogradit. Analisti, Millovan Drecun e tha një të vërtetë të madhe, kur tha së “Me largimin e Berishës nga pushteti është larguar rreziku për Shqipëri të Madhe”. Ish kryeministri, Sali Berisha ua bëri të qartë Evropës së shqiptarët synim e kanë bashkimin kombëtar. Berisha këtë e tha seriozisht në Vlorë, Tiranë, Shkup dhe në Bruksel më rastin 110 vjetorit të shtetit shqiptarë. Më Edi Ramën dhe Hashim Thaçin në krye të dy shteteve shqiptare larg është dita e bashkimit kombëtar.

PDK-ja bashkë më strukurën e lartë të LDK-së po e, keqëpërdorin pushtetin më të madhe, duke e prurë në pikëpyetje edhe shtetësinë e Kosovës. Avanturat politike të Thaçit dhe të Mustafës më Demarkacionin dhe Asociacionin e komunave më shumicë serbe, janë bërë të rrezikshme për të ardhmën e Kosovës. Daullet hileqare të këtyre kastave politike në pushtetet e Prishtinës dhe Tiranës, po bien zëshem për të gjithë ata që kanë sy për të shikuar, dhe për të gjithë ata të cilët kan vesh për të dëgjuar…

Shënim: Edhe Berisha nuk e ka pasë seriozoisht, jo! Ish-shoqëruesi i tij, Izet Haxhia, e quan “njeriu i serbëve” Saliun. /AÇ