Nga Islam Krasniqi
Institucionët e vendit janë verbuar ndaj realitetit, ku brenda vitit dhjetra aksidente fatale ndodhen në vendin e punës, si pasoj e mos sigurimit në punë, dhe akoma heshtin përballë këtyre tragjedivë, që po marrin jetën e të rinjve tanë.
Aksidentet në vendin e punës çdo ditë e më shumë veç po rritën, por qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka shprehur gadishmeri për të ndërmarr masa karrshi këtij fenomeni tragjik, për ta parandaluar, akoma nuk ka reflektuar për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, ku para pak ditësh humbi jetën një magjistër i shkencave sportive, i cili për të mbajtur familjen e tij, u detyrua të punojë në ndërtimtari, pa pasur asnjë siguri në vendin e punës, i cili mbeti i vdekur pasi ra nga kati i tretë i një objekti në Fushë Kosovë.
Kjo neglizhencë e zyrtarëve të shtetit po na kushtonë të gjithëve, sepse po humbin jetën qytetaret në vendet e tyre të punës, ku brenda pesë muajve, në vendin e punës humbin jetën gjashtë punëtor.
Nuk e di së edhe sa kohë i duhet qeverisë që të zgjohet nga koma dhe të ndërmarr masat e duhura, që ta rrisin nivelin e sigurin në vendin e punës, gjegjësisht në sektorin e ndërtimit, duke e ndërprerë çdo vendpunim, i cili nuk i plotëson kushtet, dhe të gjobitën të gjithë ata që nuk i kanë të siguruar punëtorët, me skele, të lidhur më rrypa, me këpucë, kapele, që të jenë të mbrojtur nga çdo pakujdesi e çastit.
Të mësojë nga këto gabime qeveria dhe institucionet gjegjse, e jo të korruptohen me një drekë apo darkë, duhe iu dhenë hapësirë përfiterëve, të cilët punojnë vetëm për vete, duke ju dhënë para, për të vazhduar ndërtimin më kushte sigurie zero për punë, duke mos e regjistruar asnjë punëtor, pa sigurime, por vetëm duke i shfrytëzuar si objekte.
Lusim qeverinë, që të marrë hapa konkretë lidhur më parandalimin e këtyre dukurive, duke i gjobitur të gjitha ato kompani apo firma, të cilat nuk u ofrojnë siguri punëtorëve në vëndpunim, e jo njerëzit me arsimim të lartë, ta humbin jetën në ndërtimtari!…