Pulëbardhat

0
621
P - ilustrim nga Dea Halimi

Ilustrimi nga Dea Halimi

Dea Halimi

Nga libri “Yjtë farfuritës” tregimi për shkronjën P

Dea Halimi
Dea Halimi

Zilja e shkollës ra. Mblidhja lapsat, fletoret e librat e i fusja në trastë.
– Ec, më shpejt, – tha mami e ma zgjati dorën.- Ke harruar?
– Çfarë kam harruar, – e shikova mamanë e morëm rrugë për në shtëpi.
– Është e premte, do të nisemi menjëherë për në det, për fundjavë… Morëm valixhet dhe i futëm në automobil e u nisëm. Për katër orë arritëm në Shëngjin. Morëm një apartament me qira. Pushuam pak, pastaj dolëm të shëtisnim dhe të blinim ca gjëra për darkë. Te nesërmen dolëm në plazh. Buzë detit të trazuar,
tallazet e të cilit ngriheshin lartë e ashpër, ecja e mahnitur. Jo shumë larg ecte një vajzë e moshës sime, e cila mbante për kapistër një qen të vogël, me pamje të bukur.
E shikoja herë vajzën e herë qenin. Më shikonte dhe ajo, me kureshtje.
– Pse nuk luani bashkë, – tha mami i vajzës, ndërsa unë buzëqesha.
– Mund dhe të shëtisni, – tha mami ime.
– Unë jam Pena, – tha.
– Unë jam Dea, – u përgjigja dhe u shikuam sy më sy e u nisëm të shëtisnim buzë detit. Ecnim dhe shikonim valët e trazuara të detit dhe zogjtë e bardhë nga binin për ndonjë çast në plazh e prapë iknin.
– A mund të gjesh, Pena, ndonjë fjalë më shkronjën p.
– Po. Pulëbardhat,- tha Pena dhe bëri me gisht nga tufa e zogjve të bardhë, që ecnin me krenari buzë ujit.
– Zogjtë e bardhë, – e shikova, – Me sqepa e këmbë të portokallta.
– Pulëbardha janë ato.
– O, pulëbardha, – thash e lumtur. – Nuk kam shumë njohuri për to.- Pulëbardhat janë shpendë uji, me trup pothuaj sa të një pule. Ja, shikoji – kanë këmbë të shkurtra, pendë të dendura e të bardha dhe fluturojnë shpejt. Rrojnë në brigjet e deteve a të liqeneve dhe ushqehen me peshk.
– Çafkëbardha, – ia bëra.
– Po.
– E çfarë hanë? – pyeta unë.
– Hanë harenga.
Unë e shikova me habi. Ajo e vërejti këtë e qeshi.
– Harengat janë peshq deti, të vegjël, me trup të shtypur; jetojnë në tufa dhe hahen të freskët, – më shpjegoi Pena dhe e tërhoqi pak qenin e vet të vogël, të vazhdonim të ecnim. Deti tashmë qe qetësuar pak. Unë e Pena dhe qeni i vogël lenim gjurmët në rërën e lagur, ku valët e ashpra kishin nxjerrë plot guaca të bukura.
– Pse t`u desh të flisnim për pulëbardhat,- më shikoi Pena.
– Të hënën, – siç na tha mësuesja,- do të mësojmë shkronjën P.
– Ti je në klasë të parë?
– Po, në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë.