…që thotë: “Të ndjerin Enver Hadrin, Xhafer Shatrin, Ibrahim Kelmendin dhe pushtetarin e sotshëm Xhavit Halitin e shumë emra tjerë, i kemi përpunuar ne UDB. Mjafton të ballafaqohem më ta, nëse ata kanë kurajon !”
Nga Revista Drini – 22 Nëntor 2018
Nga Xun Çetta
Përballja me pasojat e ish UDB-së dhe ish SHIK-ut në Kosovë
UDB-ja dhe ish SHIK-u dy shërbime paralele këto ishin tmerri i Kosovës qe sot e shumë gjatë do ta vuan vendi dhe qytetari i Kosovës. Deri këtu, në ditët e sotme ku jemi,këto dy shërbime kanë bërë politikën pasojat e të cilës po i ndien qytetari. Tani e tutje këtë emision po e merr një shërbim i quajtur inteligjent i Kosovës i cili për dallim nga dy shërbimet e fshehta në fjalë tani nuk do ta bënë politikën por do ta ndihmon atë politikë nga e cila po inaugurohet ky shërbim. Ky ndryshim gjithsesi është më progresive, më standard me kohën dhe është shërbim më i avancuar para bote pra para faktorit ndërkombëtar. A jam unë ai i cili mund te shpresoj në kthesat e atij niveli çfarë i duhet Kosovës në këtë shërbim ? Përgjigja ime është jo.
Pse jam kaq i sigurt në këtë përgjigje është fakti se politikanet e pasuruar tmerrësisht në llogari të kafshatës se qytetarit dhe standardit të tij jetësorë, janë prodhim i këtyre dy shërbimeve dhe mjerisht nisja për ndryshim akoma nuk është ajo e cila me ofron besimin dhe bashkëpunimin për idealet tone të vrara nga krejt këto aventura që u thanë më lartë.
Vizita ime këto ditë në Kosovë ka bërë që unë të lëvizi diqka por jo atë çfarë i duhet Kosovës, kjo ishte një sukses por jo i përfunduar, megjithatë suksesi qe akoma nuk dukët është në analizat e tij për të rezultuar më vonë si sukses i vërtetë. Të them shumë e të mos sqarohen ato kjo do ishte diplomaci të cilën nuk e kam dhe për momentet nuk e dëshiroj,andaj po i kthehem paksa atyre që thash më parë.
Edhe në të kaluarën UDB ka pasur dy e më shumë fraksione brenda vetvetes e në këtë rast mund te them se njëri nga këto fraksione ka qenë i lidhur me ish sigurimin e Shqipërisë ku në komoditet te plotë kanë shkëmbyer informacione dhe kanë përpunuar agjentet e tyre.
Kjo do ishte temë tepër e gjatë për këtë ndërhyrje të momentit por mbetem me shpresë se ditët po kalojnë dhe gjërat do vijnë në vendin e duhur, dashtë zoti pa incidente të revanshizmit të cilat e komprometojnë procesin dhe pengojnë rrugën tonë.
Për të i saktësuar gjërat duhen konkretizuar ato në rrethin më të ngushtë që është e mundur dhe konkretisht :
Vrasja fizike e ish UDB-istëve siç kam thënë gjithë herë ka qenë e keqja më e madhe e vendit por se fundit kam konstatuar edhe një gjë dhe konkretisht : Mos integrimi i tyre pra ish UDB-istëve në ndihmë informimi për të kaluarën pa lakuar realitetet gjithashtu po del akoma më e keqe se edhe likuidimi i tyre fizik. Pse e them këtë ?
Thjeshtë po nisim nga e keqja e dy kategorive ish UDB-istësh të cilët kanë siellur të këqijat e tyre për vendin jo vetëm nga e kaluara por edhe pas çlirimit të vendit.
Vrasja e ish UDB-istit Selim Brosha, Ibush Klokoçit etj ka qenë humbja e gjurmës për të kuptuar se nga kanë ardhur jo pak politikan aktual!!! Qofshin të quajtur ish të burgosur politik dhe përfaqësues të UCK-së më vonë apo shumë ish komitetlinje dhe komunist tjerë të cilët kanë qenë dhe janë një brumë i vetëm politik falë këtyre shërbimeve të fshehta nga të cilat është vështirë të ndahen këta politikanë.
Kam lexuar dhe kam informacione tepër të sakta madje edhe të verifikuara se këto lidhje mjerisht janë shumë aktive pikërisht për mes këtyre shërbimeve. Ta marrim me shembuj konkret pa dashur të i viktimizojmë ish UDB-istë siç janë ish krye UDB-isti i Dukagjinit Sherif Bala dhe Asllan Sllamniku pra dy ish UDB-ist në zë që u përkasin dy fraksioneve brenda UDB-së në të kaluarën dhe sot e asaj dite vazhdojnë si të tillë. Aktualisht kur po sqaroj realitetet e dhimbshme po ata dy emra janë me ndikim në jetën tonë politike, kuptohet jo zyrtarisht por në mënyrat e tyre dhe format e lidhjeve që kanë me politikën aktuale gjithherë të ndryshëm në veprime njëri nga tjetri.
Sikur të zgjatesha në sqarime dhe fakte unë do bëja shkelje strategjike për të ardhmen e vendit tonë, por kjo nuk do të thotë të mos i përkujtoj opinionit se çfarë po ndodh dhe nga po manipulohet për ta vazhduar krimin qoftë edhe me votën e tyre të lirë.
Sherif Bala, siç kam lexuar, jam informuar dhe në fund kam konstatuar se ai më i lirë është sot në Kosovën e lirë se sa kur vet ishte krye UDB-ist i zonës se Dukagjinit. Ai sot e sa kohë pas lufte është i pranishëm në odat e Dukagjinit si në ahengje, rast vdekje e të ngjashme dhe jo vetëm i pranishëm por në ballë të oxhakut siç thonë tek ne. Thuhej se ai në maje të gjuhës si politikan e ka të ndjerin ish Presidentin Ibrahim Rugova, të cilin për veçse si mik shtëpie ai atë e mban edhe si kult të politikës se Kosovës.
Pra, nuk po me qet në ballë të oxhakut burrëria që kam por gëzofi që kam veshur thotë një barsoletë popullore. Sherifi kishte edhe prioritetin tjetër më të cilin po zinte vend tek masat e gjëra popullore dhe konkretisht : Ai tani e sa kohë pas lufte kishte piketuar disa nga emrat e ish të burgosurve politik, veprimtar dhe pjesëtarë të ilegales e pse jo edhe të quajtur të Shtabit të UCK-së për të cilët rregullisht po garantonte se jam unë ai i cili tregoj se si i kemi përpunuar ata në UDB dhe pastaj i kemi gjuajtur për ta kryer emisionin e tyre neper burgje, organizata ilegale, mërgatë dhe së fundit në luftën e UCK-së.
Emrat të cilët si të tillë i lakon ai, nuk janë edhe çfarëdo emra pra ai thotë publikisht se: Të ndjerin Enver Hadrin, të gjallin e vdekur Xhafer Shatrin e Ibrahim Kelmendin, pushtetarin e sotshëm Xhavit Halitin e shumë emra tjerë i kemi përpunuar ne UDB-ja dhe këtu nuk ka dilema për atë që them – thotë ai. Mjafton të ballafaqohem më ta, nëse ata kanë kurajon, thotë Sherif Bala.
Unë, nuk kam dashur të besoj në gjitha këto informacione që kisha dikur, por kjo vazhdoj dhe po bëhej hit odash e kafiterish. Dështimi për të i ballafaquar dy palë pa lakuar emrat e tyre, ka bërë që unë të besoj se këtu ka diqka !!! dhe kështu morra masat tjera për verifikim akoma më të besueshëm ku mjerisht rezulton e keqja akoma më e madhe si: Unë jo vetëm se u them atyre në sy por ata duhet ta ulin kokën thotë Sherifi. Informacioni më i dhimbëshëm që morra nga verifikuasi ishte kur Sherif Bala në bisedë e sipër, palës se verifikimet të qëndrimeve të tija i thotë: Mos harro se në UDB kemi pasur edhe ndonjë njeri të keq !!!.
(Kjo do të thotë se UDB ka qenë e mirë por kemi pasur ndonjë të keq, në vend qe të thuhej e kundërta ku më doza të caktuara edhe do ta kishim parasysh ). Ky mentalitet mjerisht edhe sot funksionon në odat tona dhe masat e gjëra popullore për çka nuk është për të u çuditur pse urrehet veprimtari pa dallim, ish i burgosuri politik pa dallim, ish luftëtari i UCK-së pa dallim etj,po më në fund nuk është për të u çuditur pse edhe odat nuk janë më oda burrash si dikur.
Për të mos e zgjatur duhem ta them dhe mbështes fuqishëm atë çfarë pala e verifikimit i thotë z. Bala : Kam frikë se a mos krimin më të madh e paske bërë pas lufte në Kosovën e lirë !!! por nëse argumenton këto që thoni, atëherë kriminel na dalin ata për të cilët po na befason. Rasti i ish UDB-istit Asllan Sllamniku, është po ashtu i dhimbshëm dhe për te ardhur keq pse ne, faktikisht nuk kemi as shtet e as pushtet. Siç u tha më lartë këto dy kategori agjentesh edhe pse nen kulmin e UDB-së ato kanë qenë fraksione të cilat si të tilla i kanë shërbyer qëllimit të institucionit të tyre. Të tillë vazhdojnë sot në Kosovën e lirë nëse vërtetë është liruar nga këto shërbime.
Asllan Sllamnikut për dallim nga fati i Ibush Kllokoqit, këtij pra Asllanit,kriminel të dyfishtë dje më UDB-në tani të quajtur çlirimtar ia vrasin djalin për të i treguar se çfarë të gjënë ty nëse nuk na qëndron besnik në heshtje për realitetin e së kaluarës tonë dhe nëse nuk na ndihmon për të i kapur në mëkate personalitete dhe individ të cilët do duhet të i vëjm në shërbimin tonë nëse duan të mos u qesim të palarat, pra sistem i krimit ky për ta kriminalizuar luftën dhe fitoren e pas çlirimit të vendit tonë.
Sipas asaj që thotë verifikuesi i mendimeve të Asllanit, na del se Asllani për dallim nga Sherif Bala,ai është i zënë peng dhe nuk guxon të tregoj gjërat me vlerë për vendin, nuk guxon ngase u është betuar për heshtje. Asllani, personit qe e verifikon atë nuk heziton të i thotë se është penduar dhe ndien keqardhje për të kaluarën gjë kjo të cilën nuk e ke tek Sherif Bala përkundrazi ky i fundit mburret më të kaluarën e tij dhe firmën UDB.
Asllani pas një relaksimi më palën e verifikimit të qëndrimeve të tij aj nuk heziton të pranoj se është nëna e këtyre punëve për të informuar mbi të vërtetat por ai e pret ligjin i shërbimit inteligjent të Kosovës ku pastaj para viktimës se tij do të rrëfehet në detale nëse mund të i ndihmoj vendit dhe shkarkohet nga ato të këqijat e së kaluarës çfarë i kaloj Kosova
Pas shumë kohe debati agjenti .Sllamniku verifikuesit i thotë : Ju kuptoj! vërtetë e keni vështirë qe pa ndihmën tonë të i zbuloni gjitha këto çfarë ka ndodhur,e keni vështirë të përballeni me pasojat e ish UDB-së dhe ish SHIK-ut në Kosovë. Pas gjithë çfarë u tha shtrohet pyetja : Kush ku e ka vendin dhe kush çfarë duhet bërë në këto situata me gjitha këto të liga që nuk po e lëshojnë vendit të ecë rrugës nga është nisur tani e mbi një shekull ???.
* * *
Geschrieben von Xun Çetta am Dienstag, 08. Dezember 2009
* Xun Çetta është i burgosur i njohur politik, i arrestuar e burgosur në kohën e demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë, në kohën kur e studjonte fiskulturën në Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë. Xun Çetta merret me publicistikë që nga periudha e paraluftës.
*
Shkrimi: Përballja me pasojat e ish UDB-së dhe ish SHIK-ut në Kosovë
ps!
Vërejtje ! Megjithëse redaktimi gjuhësor i tekstit ishte i domosdoshëm, për hir të autenticitetit të rrëfimit, shprehjeve etj., nuk u pa e udhës të preket asgjë për të mos ia ndërruar kuptimin.