24/02/2019
Nga Batjar Halili, psikolog
Shpesh ne i portretizojmë psikopatët si vrasës serialë, por jo të gjithë psikopatët janë të tmerrshëm si në filma. Shumë prej tyre shfaqin tipare psikopatike në një shkallë shumë më të vogël. Në fakt, keni hasur ndonjëherë disa psikopatë, të cilët ngjajnë relativisht të zakonshëm në botën, ku neve ndërveprojmë.
Para se të dallosh një psikopat, duhet të kuptosh se çfarë do të thotë me të vërtetë. Psikopat nuk është një diagnozë mjekësore. Psikopatët dhe sociopatët bien nën diagnozën e çrregullimit të personalitetit antisocial, që mund të rrjedhë nga një shumëllojshmëri e faktorëve gjenetikë dhe mjedisor. Shumë më tepër burrat se gratë i përmbushin kriteret e psikopatisë.
Psikopatët nuk janë gjithnjë të lehtë për t’u dalluar, dhe shpesh, janë mjaft të pëlqyeshëm – së paku fillimisht. Por me kalimin e kohës, natyra e tyre e vërtetë bëhet gjithnjë e më e dukshme.
Ata arrijmë t’i dallojmë nga bagazhi i dobët intelektual dhe shpesh janë të varfër në fjalët e tyre që flasin dhe terminologjia e përdorur prej tyre është e gabuar. Si për shembull përdorimi i shpeshtë i fjalëve të tilla si; RESPEKT, RESPEKT, RESPEKT, DOMETHËNË, DOMETHËNË, GJITHSESI, GJITHSESI (që në gjuhën shqipe quhen fjalë parazitare) e ato fjalë nuk hiqen aspak nga bagazhi i fjalorit debilsek dhe monoton të tyre, duke bërë që të kenë mungesë kohezioni në të folur dhe të kalojnë në dukuri kakofonike.
Rastet ekstreme të këtyre modeleve që i hasim në realitetin e shoqërisë kosovare janë tipa që nuk dinë as të shkruajnë ndërkohë që paradoksalisht ngrihen në karrierë e në poste, duke proklamuar dhe shitur si nivel të lartë të arritjes së tyre intelektuale, pjesëmarrjen nëpër konferenca ndëkombëtare.
Fatkeqësisht këto karaktere shpesh i kemi të instaluar në institucionet e rëndësishme, si; Universitete, Borde të ndryshme drejtuese, Institucione ku kanë përgjegjësi të mëdha administrative dhe ligjore.
E nëse flasim pse e kemi gjendjen kështu siç e kemi në shoqërinë tonë kjo pyetje është me vetëpërgjigje sepse psikopatët dhe sociopatët janë brenda istitucioneve.
Për të përmirësuar gjendjen instituconale unë propozoj që këtyre personave fillimisht t’u bëhët testi për të matur shkathësitë, aftësitë dhe gjendjen e zhvillimit psikologjik të tyre pastaj ata mund të bëhen pjesë e institucionit përkatës, në mënyrë që të jenë në shërbim të ligjit dhe të drejtës e jo të veprojnë në bazë të mendimeve psikopatike dhe çrregullimeve të personalitetit të tyre, duke thyer çdo normë morale dhe ligjore.
Më poshtë po parashtroj disa karakteristika që i bëjnë psikopatët të jenë të tillë:
Ata janë jashtëzakonisht “simpatikë”
Psikopatët janë pothuajse gjithmonë të pëlqyer. Ata ndeshen si njerëz të këndshëm për të bërë biseda të shkurtëra. Mendja e tyre e shpejtë tenton t’i tërheqë njerëzit tek ata. Ata zakonisht kanë histori interesante. Tregimet e tyre bindëse i përshkruajnë në një dritë të favorshme, por të besueshme. Njerëzit largohen nga bisedat me ta mjaft të kënaqur.
Ata nuk përjetojnë keqardhje
Mungesa e fajit mund të jetë flamuri i parë i kuq që sinjalizon se dikush mund të jetë psikopat. Psikopatët nuk janë në gjendje të ndiejnë ndonjë keqardhje të vërtetë. Ata nuk pranojnë asnjë përgjegjësi për dëmtimin e ndjenjave të njerëzve të tjerë. Në vend të kësaj, ata fajësojnë njerëzit e tjerë dhe mohojnë përgjegjësinë. Një psikopat mund të thotë se dikush “meriton” të trajtohet keq. Ose, ata mund të heqin dorë nga raportet që kanë ofenduar dikë duke thënë, “Ajo duhet të jetë më pak e ndjeshme” ose “Unë mendoj se ai nuk mund ta thotë të vërtetën”.
Ata janë me të vërtetë arrogantë
Psikopatët kanë një ndjenjë të tepruar të mendjemadhësisë. Njësoj si narcisitët, ata mendojnë se rregullat e zakonshme nuk zbatohen për ta. Ata gjithashtu priren të kenë ide madhështore në lidhje me potencialin e tyre. Vazhdimisht reklamojnë “sukseset” e tyre, qofshin edhe këto mediokre. Ata besojnë se meritojnë të jenë CEO (cief executive officer) shefi ekzekutiv për çdo gjë, ose ata janë të bindur se janë më të mirët në çdo gjë që bëjnë.
Ata marrin rreziqe të mëdha
Psikopatët kanë pak lidhje me sigurinë, sidomos me njerëzit e tjerë. Shpesh ata gënjejnë, mashtrojnë dhe vjedhin për të shkuar përpara. Kjo sjellje mund të jetë veçanërisht toksike. Ndërkohë që jo të gjithë psikopatët përfshihen haptazi në veprimtari të paligjshme, ata arrijnë që të planifikojnë krimet e tyre edhe më parë. Keqpërdorimi i tyre zakonisht është “i organizuar mirë” dhe ata lënë pas pak gjurmë. Psikopatët kanë tendencë të jenë shumë inteligjentë, gjë që i bën ata “artistë të mëdhënj”.
Ata janë manipulatorë mjeshtër
Ata nuk përjetojnë emocione të vërteta ndaj të tjerëve. Por ata mund të imitojnë emocionet e njerëzve të tjerë dhe, shpeshherë, ata duken shumë si të vërtetë. Si rezultat, të dashurit e tyre shpesh nuk kanë idenë se ata janë të paaftë për t’u kujdesur me të vërtetë për njerëzit e tjerë.
Psikopatët janë me të vërtetë të mirë në manipulimin e emocioneve të njerëzve të tjerë. Ata i kënaqin të tjerët në një mënyrë delikate, por efektive dhe, para së gjithash, i bindin të tjerët që të bëjnë gjëra që normalisht nuk do donin t’i bënin. Ata gjithashtu përdorin metoda për t’u dukur si të pafajshëm ose fitojnë simpati për të përmbushur nevojat e tyre psikopatike.