PSIKOLOGJIA SOCIALE SHQIPTARE…

0
400
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Duke qenë se kemi qenë pushtuar gjatë nga osmanët, për 523 vjet rresht, pushteti i huaj me islamin kanë krijuar një ndjenjë të fuqishme inferioriteti te shqiptarët. Turqit kanë kapë njeriun më fisnik dhe më të zotë shqiptar dhe e kanë degjeneruar, poshtëruar e depersonalizuar, për ta bërë shembull për tjerët, që të tjerët me u trembë dhe me mbyllë gojën, e pastaj me qeshë: “a e patë këtë që ia prenë kokën?”. Apo “a e patë këtë, që ia ropën lëkurën?!”. Apo, “a e patë këtë, që e tredhën?!”, etj. Kujdes! Ky ishte pushteti i shtrembërt, që i shtrembëroi shqiptarët, pastaj erdhi komunizmi!…

Kjo gjendje te shqiptarët shprehet edhe sot si paaftësi e shqiptarëve për me ndërtua shtetet e tyre, për t’u organizuar e deri te kënaqësia e një individi, me fatkeqësinë e tjetrit! Ke faj ti apo jo, po të ndodhi një fatkeqësi, ndodh që shqiptari kënaqet me fatkeqësinë tënde… Diçka morbide e vetëvrasëse, por ja që ndodh! Se shqiptari është fatkeq për vete, e ndihet mirë kur sheh keq! Të merr inat, po pate sukses!

Më ndodhi mua një rast banal, më bllokuan në FB për 50 ditë, për çështje banale. Kjo ndodh se një shqiptar shpirt-shitur te turku, greku e serbi të raporton. E një shqiptar tjetër turqeli, që mundet se punon për Facebook, të bllokon… E Xhaboja e Giorgo kënaqen, si dikur në kohën e turkut: “mbyll gojën ti, se po ta rrasin…” Kujdes!

Pra, kënaqet tjetri se ty ta fut dikush padrejtësisht, në paaftësinë e tij për me qëndrua drejtë dhe me mbajtë anën e të drejtës. Duhet forcë me ndejtë drejtë, shpesh edhe mund e sakrifica, sa kjo që ndodhë në FB është krejt irrelevante, por po e përdori për ilustrim.

Unë si shqiptar kam humbur shumë në jetë, duke qenë shqiptar. Si unë, kanë humbur edhe të tjerë. E këto humbje duhet të na bëjnë t’i thirrim mendjes, por merr kohën e vet gjithçka. Duhet një relacion me të vërtetën, se shmangia e realitetit objektiv mund ta çojë dikë deri në sëmundje psikike… arratisje nga liria…

Në Amerikë edhe gjërat e vogla i marrin seriozisht, nuk tallen me të drejtat e njeriut si tek ne. Edhe një bllokim kot nga FB në Amerikë e marrin seriozisht, nuk tallet kush dhe çështjet shkojnë edhe në gjykatë.

Për ngacmime anonime në Tweeter një kongresmen amerikan, David Nunes, e ka paditë Tweeter-in dhe i kërkon mbi 200 milion dollarë, sepse kompania nuk ka reaguar në mbrojtje të tij dhe familjes së tij, nga këto sulme anonime, që ky i ka raportuar.

Me qenë Xhaboja e Koli, qeshin e tallen me të! Hahahahahaha… Ky është ndryshimi në mentalitet e psikologji në mes amerikanit, që ka bërë shtetin më të fortë në botë, se ka besim në vetvete dhe mendon seriozisht dhe shqiptarit që shan gjithkënd, që don me ba shtet shqiptar, dhe që tregon se ka karakter e dinjitet!

Duke u nisur nga kjo psikologji vetë-shkatërruese dhe shumë gjëra të tjera, që u lanë pa thënë këtu, shqiptari godet veten gjatë gjithë kohës, e habitet: pse more nuk bëjmë shtet?!

Si me e nxjerrë shqiptarin nga kjo gjendje?! Kur edhe psikologët besojnë në All’ah?!