Psikologjia futet në ujë dhe nuk laget

0
1572
Jahe Fida

Jahe Fida

Suksesi i rradhes i mikut tim Ded Nikoll Luca ( DENILU ), ku kam nderin te kem parashtruar parathenjet time per kete liber me vlera te jashtezakonshem letrare dhe psikologjike e sociale! Urime miku im DENILU!

Ded Nikoll Luca

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, qershor 2016

Parathënie

Dy janë faktorët që ndikuan në vendosjen e kontakteve të para midis meje dhe Autorit të këtij libri më të fundit të tij “ Psikologjia futet në ujë dhe nuk laget:

– I pari, faktori rastësi dhe unë gjej rastin ta bekoj këtë rastesi të mrekullueshme, e cila më dha mundësinë të takoj me një njeri me intelekt të lartë, me njeriun tejet punëtor e të palodhur me shkrimet e botimet e tij, me një njeri me njohuri të thella e të gjithanshme, sidomos në fushën e psikologjisë dhe kulturës, me një njeri gojë ëmbël dhe që veshtirë te prishë qef me ndokend dhe pse shpesh edhe mund dhe duhet te revoltohet. Rastesia më bëri te shoh në facebook qe vetem miqesi virtuale te kete_4000, pa perfshire ne to dhe miqtë e shumte real nga Shqipëria, Italia dhe shume vende te tjera.

– (Natyrisht të emigruar ashtu si Denilu që ndodhet në Itali familjarisht prej 17 vjetesh)
– I dyti faktor eshte interneti, i cili po ndihmon ne vendosje kontaktesh me njerëz te pafund, nder te cilet eshte tashme dhe miku im i mirë! Ded Nikoll Luca (DENILU)

Lexova disa materiale te autorit dhe më bënë per vete, si të thuash me shternguan fort me idetë e tyre, te veshura bukur me argumenta e analiza, të shprehura thjesht e te përshtateshme për çdo lexues dhe dashamirës të librit… Mesova se DENILU kishte botuar disa dhjetra libra. Shpreha interes per t’u njohur me ta dhe mbresat qe kalova me shtyn te beja disa biseda dhe komente me mikun tim.

Me se fundmi me ra në dorë doreshkrimi i permbledhur i librit: “ Psikologjia futet në ujë dhe nuk laget “ dhe pse i kisha lexuar materialet e ketij libri ne inboxet e mia, ku autori mi dergonte me kenaqësi dhe rigorozitet te admirueshem. Nuk i dija, dhe as e kisha menduar qe do beja nje parathenje te ketij libri me vlera unikale ne fushen e psikologjise dhe me tej edhe ne fushen letrare.

Ky libër është një vlerë e shtuar per çdo lexues e veçanerisht per specialistet e kësaj fushe, për studentët e nxënesit e shkollave te mesme, por dhe për çdo pacient qe ka nevoje të trajtohet e orjentohet se si dhe ku duhet te trokas per trajtimet e nevojshme. Jam e sigurt qe çdo kush dhe një person tepër i renduar psikologjikidht nese kontakton dhe futet ne faqet e ketij libri qetesohet dhe i kthehet shpresa, apo dhe orjentohet në rrugen qe duhet te ndjek.

Libri eshte i ndare ne dy pjese.
Njera eshte pikerisht ajo e tregimeve dhe qe jane plotë…
Nentembedhjetë të tilla dhe pjesa e dyte e bashkebisedimit me lexuesit ( miq virtual dhe jo vetem ) qe eshte po aq e rendesishme sa pjesa e parë.

Nese marrim dhe analizojmë të dy pjesët në një këndveshtrim të përgjithshem konstatohet se nëse në pjesen e parë meshazhet tejet te rendesishëm per individet, apo grupet shoqerore jepen nepermjet tregimeve, ne pjesen e dyte tematika dhe trajtimi i saj behet mbi bazen e interesave te lexueseve ( pacienteve dhe jo vetem ) e qe autorit i eshte dashur te trajtoj të gjitha një nga një, por duke mos i bere pjesë e botimit të tyre cdo bashkebisedim ( pjesa me e madhe e tyre nuk janë pjese e ketij libri si pasoj e korrektësise se autorit për të ruajtur privatesinë e pacientëve apo dhe per faktin se jo te gjithë bashkebisedimet mund te kishin interes per lexuesin e gjerë.

Duke parë pjesen e pare bie ne sy fakti se pavarsisht paraqitjes se materialit ne forme tregimesh, menyra e paraqitjes se tyre ne liber, (radha kronologjike, personazhet, ngjarjet stili i ndjekur) te krijojnë idenë se kemi të bejmë me novela të perfshire në një liber të vetëm.

Personazhet e autorit, gjeografia e tyre dhe e ngjarjeve, të shetisin ne vende dhe kohe te ndryshme. Hasen dhe gershetohen personazhe dhe kultura te vendeve te ndryshme dhe pse jo dhe midis trevave te ndryshme te Shqipërisç. Gjejme polakë, grekë, personazhe te Mirditës, Matit, Korçës, Fierit, Tiranës etj…

Kjo përzgjedhje nuk eshte e rastësishme. Ajo kushtëzohet nga fakti se autori nuk eshte meditues i thjesht. Ai pershkruan dhe parashtron ne vepren e tij, pjeseza, apo pjese nga jeta reale e diteve te sotme, realitet qe ka lidhur fort me njeri tjetrin vende dhe persona me shtetësi e kombësi të ndryshem.

Bota dhe mardhëniet shkojne drejt globalizmit.
Në ngjarjet e tij gersheton dhe trajton personazhe pozitive dhe ato negative, jo per veten apo familjen, por dhe per mbare shoqerine dhe me gjerë.

Ai flet dhe futet brenda si ne boten e intelektualit, por dhe fshesaxhiut; si te pasurit dhe te varferit, si te matrapazit, kapadaiut, fodullit, ashtu dhe njeriut te punes, njeriut te urtë.

Autori, duke qene realist ne tregimet e tij, nuk fsheh realitetin e hidhur. Nuk jane te pakta ne kete liber, madje shumica e perfundimeve ne tregimet e tij, kanë perfundim të hidhur, ngarje, tragjedi. Autori nuk niset nga çfare do deshte ne fund te tregimit ndonje njeri me zemer te dobet. Ai nuk është fallco dhe ne luftë me fasadat dhe fallsitetet, ai shpreh dhe revolten e brendeshme te tij.

Nuk është rastesi që në të gjitha tregimet e tij, ai është dhe vet personazh dhe ngjarjet paraqiten si të jetuara nga vet autori. Pra mund te themi se tregimet jane dhe nje autobiografi e pjesesave te jetes se tij.

Falenderoj rastesine( mbreterine e çudirave ) falenderoj internetin që më mundesoj te vendos kontaktet, falenderoj autorin, poet, psikolog, tregimtar, por dhe njeriun e kultures, falenderoj shkrimtarin që më bëri per vete me shkrimet, krijimet dhe analizat e tij, me stilin dhe gjuhen e tij dhe do ftoja qe librat e tijë dhe veçanerisht librin: “Psikologjia futet në ujë dhe nuk laget” ta beni pjese te biblotekes tuaj si nje pasuri dhe vlere e shtuar e saj.
Jahe FIDA Poet…