Psikologji, Hakmarrja e vajzave ‘të vogla’… si vajza e videoskandalit…

0
3085

Marrë nga 360grade.al

Një e katërta e vajzave që rriten pa praninë e babait kalojnë në depresion. Nuk ka rëndësi mosha e tyre për aq kohë sa vitet e tyre kalojnë mes trishtimit dhe vetmisë, që nuk e kanë zgjedhuar vetë ato!

Sipas një studimi britanik, fëmijë të cilët rritën me prindër të divorcuar, apo që nuk kanë një jetë familjarë të shëndetshmë kalojnë një fëmijëri të vetmuar dhe me probleme. Por ajo që është më shqetësuese është se shenjat e një depresioni të mundshëm i shfaqin vetëm 23% prej tyre. 50% apo edhe më shumë kanë probleme me shëndetin mendor, pasi kalojnë në moshë madhore, gjë që mund t’i çojë në kryerjen e krimeve të ndryshme.

Depresioni nuk njeh gjini, por sipas studimit është zbuluar se femrat janë ato të cilat preken më shumë nga mungesa e babait në shtëpi. Shoqëria i dënon dhe i paragjykon ende familjet e divorcuara, gjë që ndikon keq në rritjen e këtyre vajzave, të cilat mbyllen edhe më tepër në vetvete, duke mos pasur mbështetjen e askujt.

E kundërta ndodh me meshkujt! Djemtë të cilët rriten me prindër të divorcuar nuk shfaqin shenja depresioni dhe probleme të shëndetit mendor edhe pasi kalojnë në moshë madhore, kjo sipas psikologëve, që kanë pyetur 5,631 adoleshentë.

Pse këto vajza kalojnë në depresion?

Vetëbesimi! Ndoshta është e vetmja mënyrë e cila na mban shëndetshëm mëndërisht nga sulmet e jashtme emocionale. Prezenca e babait ndikon shumë në suksesin e një femre gjatë jetës së saj, kjo sepse babai është figura e mashkullit në jetën e saj. Përmes figurës së tij ajo krijon vetëbesim në hapat drejt sukseseve të saj, por edhe pëlqim për fizikun e saj. Duke patur këtë këndvështrim rreth vetes, një femër e tillë në të ardhmen e saj krijon shumë probleme edhe në raportet me një partner. Ajo e ka të vështirë t’a shohi veten si një femër tërheqëse dhe të aftë për të krijuar një familje, si pasojë e krahasimit që bën me figurën e munguar të babait të saj.

Pikërisht kjo gjë e pengon atë të ketë një familje dhe jo vetëm… Vajza të tilla të vetmuara nuk janë dhe aq vetëm në aspektin seksual. Ato priren të kenë më shumë se një partner, duke provuar disa mënyra në kërkim të mashkullit ideal, që s’do i ngjasonte babait të tyre. Si pa partner, si në shoqërinë e disa meshkujve ato sërish ngelen të vetme në përballje me frikën e tyre të madhe. Dhe rruga e vetmisë së tyre është rruga drejt depresionit, nga i cili 15% nuk i’a dalin dot të shpëtojnë.

Në situata të tilla shoqëria nuk mendon gjatë kur i paragjykon dhe dënon këto vajza për vendime, të cilat nuk janë aspak të tyre. Psikoterapia për këto vajza që ngelen gjithmonë ‘të vogla’ për ne, mund të duket e vetmja mënyrë që do t’i shpëtonte, por një fjalë pozitive rreth personalitetit apo dhe fizikut të tyre, do ndryshonte diçka nëse jo gjithçka!