Pse zv. kryeministri Artan Grubi nuk e përmend emrin (populli shqiptarë)?!

0
393
Artan Grubi

Kornizë Shqiptare

Nëpër vite korpusi politik shqiptar në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut (BDI), në diskurin e tyre politik ngurrojnë të përmendin (populli shqiptar). Ata, në këto vite i kanë ndërruar tezat e tyre politike, duke shkuar herë në një udhë dhe herë në udhën tjetër me terma skandaloze (lexo: komuniteti dhe tashti shoqëria, – nënvizimi im), duke iu shmangur termit të entisë kombëtare të fjalës (lexo: populli shqiptar)!

Populli shqiptar nuk është shoqëri (në këtë paraqitje të tij skandaloze, i sugjerojmë z. Grubi le të shohë nga afër se çfarë thuhet në (Fjalorin e Gjuhës Shqipe, ASHSH, 2006) për fjalën dhe kuptimin (lexo: shoqëria – nënvizimi im)?

Populli shqiptarë në hapësirën e etnike në Maqedoninë e Veriut nuk është shoqëri, por është komb i lashtë që, siç na mëson poeti Naim Frashëri, “Neve jemi më të parë/Në Evropë nga ç’do farë!…”

Pse zyrtari i lartë shqiptar Artan Grubi (BDI), në koalicion me partinë dhe tashti në qeverinë Zaev 2, nuk e përmend fjalën populli shqiptar, por ia mbanë shpatit përpjetë për teza-terma politike, herë si shoqëria dhe herë si komuniteti (rregulla të BDI-së )me seli në Tetovë dhe jo në Shkup(sic!).

Për sjelljet dhe ky rrafsh i mbrapshtë politik (term i Kadaresë) në hapësirën etnike shqiptare me kursin e (zuzarëve – term i Konicës) e kanë sjellë çështjen shqiptare në kornizën e (pa)zgjidhur që nga vitet 1940-2021)!

Pse Artan Grubi nuk (guxon) të përmendë emrin e etnisë kombëtare të fjalës (Populli Shqiptar), por flet me zhargonin politik), herë si komuniteti dhe herë si shoqëria(sic!), që po i shembë përtokë vlerat kombëtare shqiptare para kornizës evropiane dhe më gjerë në botë.

Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk është (shoqëri e as komunitet) por është Populli Shqiptar, i lashtë në tokën etnike në hapësirën e këtij nëndielli shekullor…!

Për pak politikë dhe pak hise në korridorët e qeverisë Zaev 2 në Shkup, zotni Artan Grubi mos u fsheh pas derës politike të kohës dhe, për hatër të (disiplinës së pushtetit) të ndërroni tezat politike në fyerje të Popullit Shqiptar në hapësirën e vet etnike !

Çikago, 26 maj 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]