PSE U NDRYSHUA TEKSTI I MOCIONIT?!

0
518
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Publikuar në profilin e autorit në FB
https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/pse-u-ndryshua-teksti-i-mocionit/10158351416697386/

Shefqet DibraniSHEFQET DIBRANI·E PREMTE, 20 MARS 2020

Teksti i Mocionit për ta rrëzuar Qeverinë Kurti qenka ndryshuar duke iu hequr paragrafi për “TAKSËN 100%”, për mallrat serbe të cilën po e kërkon Ambasadori Grenell dhe Amerika.

Isa Mustafës, kaq i ha palla për Amerikën, ai është në krye të misionit për ta shkatërruar Kosovën ashtu siç e shkatërroi LDK-në. Prishjen e raporteve me Amerikën i kanë bërë strukturat e Titizmit Jugosllav, te cilat kanë shantazhuar qe 20 Vjet të gjitha proceset në Kosovë.

Isa Mustafa, është njëri nga ata komunista, që e ka pas shkatërruar Autonominë e Kosovë për ta mbrojtur Serbinë, tash po ky Isa Mustafa, në krye të misionit, është duke shkatërruar pavarësinë e Kosovës për ta mbrojtur Amerikën?!… Pak si e çuditshme?!

Pse Isa Mustafa, që po e dujka Amerikën aq shumë, në marrëveshjen qeverisëse me Albin Kurti, nuk e paska kushtëzuar me kohë qeverisjen e përbashkët, vetëm nëse hiqet taksa ndaj mallrave serbe?

Por, çuditërisht në mocion u rishfaq edhe një TRADHTI e radhës, të cilën mund ta bëjë vetëm Njeriu i sëmurë nga ADRENALINA.

Kjo tradhti po bëhet hapur kundër Amerikës dhe kundër Kosovës, kundër kryesisë së LDK-së, duke i manipuluar edhe deputetët e LDK-së, disa sish verbërisht po i besojnë këtij politikani, i cili për 40 Vjet, qëlloi të mbetet vetëm në anën e errët të hënës.

Merreni me mend kush po na mbron sot Amerikën, Isa Mustafa, ai i cili në mocion për ta rrëzuar qeverinë Kurti, e sakrifikoi “TAKSËN 100%”, dhe harroi miqësinë e tij me Amerikën?!

Çfarë kuptimi ka mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, në këtë kohë kur e tërë bota po përballet me Pandeminë e Virusit Korona, dhe në anën tjetër po anashkalohet edhe kërkesa e ripërsëritur e Amerikës, për ta hequr taksën kundër mallrave serbe?! NJË DREQ I MADH KA HY KËTU?!

Qytetarët, edhe përkundër gjendjes së pandemisë duhet të dalin në rrugë, nëse duan ta shpëtojnë Kosovën.

Komplotet e mëdha shtetërore bëhen sidomos në kohën e krizave të mëdha natyrore, ose të sëmundjeve me përmasa të Pandemisë, siç është rasti me Virusin Korona!

Lus Zotin të mos jetë komploti vdekjeprurës i Pavarësisë së Kosovës!

Shefqet Dibrani / shkrimtar