Qellimi im i postimit eshte te kuptohet nje gje qe i mungon diplomacise se Kosoves:
“Turkhan Pasha, si diplomat i vjeter e shum i urtë (per shum vjet pat kenë ambashjator i Turkisë në kryeqytetin rus), e kuptoi mejherë gjendjen fort të vshtirë të Shqipnisë, prandej e pau me udhë me caktue peshkopin katolik Luigj Bumçin per kryetar të Dergatës së qeverisë shqiptare të Durrësit. Ai mendote se para botës së krishtenë ishte ma oportune të paraqitej nji peshkop katolik se sa nji ish-ambashjator i Turkisë së vjeter.”
Kujdes kur trokitni dyerve te kancellarive te Europes, permbahuni asaj qe iu ka thene Bizmarku Abdyl Frasherit dhe te tjereve. – Fahri Xharra
Shkëputur nga shkrimet e At’ Pavlin Margjokaj:
Nga Anton Pllumaj
Si dihet, në perfaqsinë e Shqipnisë në Konferencen e Pagjës në Paris (1919) kjenë shenjue edhe ipeshkvi i Leshit Luigj Bumçi, Pater Gjergj Fishta e Luigj Gurakuqi. Kryetar i ksaj Dergate shqiptare ishte Turkhan Pasha qi ishte njikohsisht kryeminister i qeverisë shqiptare formue në Durrës me 25 dhetuer 1918. Turkhan Pasha, si diplomat i vjeter e shum i urtë (per shum vjet pat kenë ambashjator i Turkisë në kryeqytetin rus), e kuptoi mejherë gjendjen fort të vshtirë të Shqipnisë, prandej e pau me udhë me caktue peshkopin katolik Luigj Bumçin per kryetar të Dergatës së qeverisë shqiptare të Durrësit. Ai mendote se para botës së krishtenë ishte ma oportune të paraqitej nji peshkop katolik se sa nji ish-ambashjator i Turkisë së vjeter.
Ktu tashti do të bijmë ma fort fjalët e Gjergj Fishtës, të marruna nga letrat qi ai aso kohe i shkruete Pater Pal Dodës ase Vinçenc Prendushit, të dy të mbytun barbarisht nga Komunístat shqiptarë. Kto letra kjenë botue në vj. 1941 në numrin perkujtimuer mbi At Fishten e dekun me 30 dhetuer 1940. Letrat, drejtue Pater Palit, janë në gjuhë itaIishte per arsye se P. Pali, i rrjedhun ga Janjeva e Kosovës (Janjevast flasin serbisht edhe ata qi me gjak janë Shqiptarë: âsht i vetmi shembull, ku në Kosovë kemi Katolikë vendas qi nuk flasin shqip, por serbisht), në rini i ishte dashtë me studjue filozofinë e teologjinë n’Itali, prandej nuk kishte pasë rasë ta xajë shqipen me shkrim e literatyrë e ishte i ngushtuem kshtu me shkrue italisht, mjesa shqipen vetem e ñitte dhe e flítte mrekulli! Edhe Pater Gjergji ishte pra i ngushtuem, të thuesh me i shkrue Pater Palit italisht. Kta e kallxuem vetem pse ndoshta ndoj copë të shkurtë të letravet të Pater Fishtës na tokon ta qitojmë në gjuhen origjinale të letravet të tija Pater Palit qi aso here ishte në Rrubig.
Në nji leter qi me 27 qershuer 1919 i shkruete Vincenc Prendushi nga Shkodra Pater Palit në Rrubig, i kallxote permbajtjen e nji letre marrë nga Fishta prej Parigjit. Ky shkruete:
«Javen e kalueme Turkhan Pasha âsht pritë n’udjencë prej Wilson-it, i cili per fat (fortunatamente) e ka drejtue te sekretari i vet, per të gatue aty nji raport. Te ky sekretari ka hi me Turkhanin edhe Luigj Gurakuqi. Pershtypja âsht kenë shum e mirë. Duket se kufijt e caktuem në konferencen e Londonit (1913) nuk do të preken. Per Shkoder rreziku âsht shmangë. Rektori i universitetit katolik të Parigjit ka kshillue Monsinjor Bumçin qi të mbajë nji bisedë n’ aula magna Universitetit. Neser do ta kemë të kryeme ket bisedë, e cila m’asht kapë në 32 faqe». Kjo konferencë kje shtypë ma vonë shqip me titullin „Shqiptarët e të Drejtat e tyne”. Ligjiraten e shkrueme italisht nga Pater Gjergj Fishta e të perkthyme mandej frengisht, e pat lexue para 300 ndigjuesavet n’aula magna Monsinjor Bumçi.
Por jo vetem Shqipnija e Verit ishte në rrezik nga Jugoslavíja, e cila nderkaq kishte kaperdi pa fe mshriret Malin e Zi qi kso here u zhduk njiherë e pergjithëmonë si shtet i pamvarun. Nji rrezik tjeter shum i madh i kercnohej Shqipnisë në jug. Qysh me 29 korrik 1919 kishin pasë ra në godi Italija e Greqija (Tittoni, Minister i Jashtem perfaqsote Italinë; Venizelos, kryeminister, perfaqsote Greqinë, prandej: Marrveshtja Tittoni-Venizelos) qi e para me miratue zaptimin e Shqipnisë jugore (dy prefekturat e Korçës e të Gjinokastres) nga Greqia.
Ishte, persa mbaj mend, 21-22 dhetuer 1919, kurse në mbledhje qi patem të gjith misat e Dergatës, e nder ta ma i nxeti e ma i pari, i ndjeri Z. Myfld Libohova, m’u luten ta bâjshe nji sakrific per atdheun tonë e t’u nisëshe per Romë, ku të bâjshe çmos per me pasë udjencë prej Shejtnisë së Tij Papës Benediktit XV. Atij t’i a parashtrojshem gjendjen e rrezikshme të dy provinçeve tona, Atij t’i lypshe ndimë qi Shejtnija e tij t’i pshtote.
Ju pergjegja shokve n’at mbledhje se lutja n’at pun’e’ nuk kishte vend, se çashtja e Shqipnise ishte çashtja e të gjithëve bashkë e e setcilit nder ne: pra, po kje se Dergata e shef të nevojshme qi une si Kryetar i saj ta bâj udhtimin per Romë, ket udhtim e kam me detyrë. Kshtu u vendue qi une bashkë me Z. Mehdi Frasherin, t’u nisëshim per Romë.
Me 26 dhetuer u nisme e me 28 mbrrimë në kryeqytetin e Italisë. S’kaluen, tri a kater dit e xora audjencen e u gjeta perpara Shejtnisë së Tij Papës Benediktit XV. Bisedirni nuk kje i gjatë, kje i shkurtë mjaft, por edhe pse i shkurtë kje i mjaftueshem per qellimin tonë.
Si i a diftova pse kishe marrë udhtimin per Romë e pse u gjindshe perpara Shejtnisë së Tij, kuvendin e mbylla me kto fjalë: „tash pra, Shejtni, të gjith misat e Dergatës shqiptare qi janë në Paris e qi shumica âsht myslimane, me kan çue ktu perpara Shejtnisë s’Uej e të gjith per nji gojë u luten, qi me fuqinë t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten mbarë, të na epni ndimen t’Uej të vlefshme si e ku dijni Ju vetë, qi të na pshtojnë dy provinçet shqiptare Korça e Gjinokastra, të cilat janë në rrezik prej akordit Tittoni-Venizelos.
Mbasi marova fjalët e mija, Papa Shejt, si pat ndejë nji grimë herë pa za, u suell e më tha: po shka të baj per Ju? Me Itali s kam shka me ba, e din gjith bota se si jena; me Francë marredhanjet janë kpute, shka të baj?
Mora guzimin e i pergjegja: A m’epni lejen, me folë, Shejtni? Fol, më tha, shka të keshë me thanë, thueje! Un kishe me thanë, Shejtni, se bota s ka mbetë vetem n’Itali e në Francë; ka në botë edhe Angli e Shtete të Bashkueme t’Amerikës. Bani buzen në gaz e mejvherë më pergjegji: ke të drejtë. E pra, neser do të píqemi me Perfaqsuesin e Anglisë, mbasnesrit me ate të Shtetevet të Bashkueme; e po t’ap fjalen se me të dy kam me folë e me i a porositë dy provinçet qi kenkan në rrezik e kam me ba shka të mundem me Ju ndimue. Zoti ka m’e ba mirë, se prej Konferencet të Parisit mos pritni punë të mira, pse Zotin e kan qitë jashtë, e aty ku s âsht Zoti, drejtsíja s mundet me kenë.
Kur u mblodhem në zyren e Dergatës, i parashtrova shkurtazi nji ekspose të misjonit tonë në Romë e kur në fund i diftova bisedimin e Shejtnisë së Tij, e si na dha fjalen se do t’u mundote per çashtje tonë, per të cilen kishte çfaqë qysh në fillim nji interesim të madh, fjalët e mbrame të Shejtit Atë Papë, i priten të gjithë në kambë me brohori të madhe, dhe me duortroktije britne të gjithë nji zani: Rroftë Papa! Korça e Gjinokastra kan pshtue; e pshtuen pernjimend.
Kjo asht rrjedhja e vërtetë. Kjo asht nji faqe e historisë sonë.
Kallmet (selia e peshkopit të Leshit), me 30 marc 1934.
L. Bumçi, Ipeshkev i Leshit.