Në hyrje të muzeut të Kostandinopojës
Këtë pyetje e bëri drejtori drejtorisë arsimore i qytetit Bursa, ish kryeqyteti parë i perandorisë osmane, të cilën do ta sqarojë në vazhdim e këtij shkrimi.
Në fillim të muajit maj 2008 më caktuan të shkoja me një grup arsimor për të vizituar institicionet arsimore-kulturore në Stamboll e në qytetin Bursa, ish kryeqyteti e parë i perandorisë osmane. Ishte hera e parë që do shkoja në Turqi. Kur u nis avioni nga Rinasi më shoqëroi një ndjesi e hijes të zymtë e ish perandorisë gjakatare, që e robëroi 5 shekuj atdheun tonë të dashur, duke e lënë jo vetëm në varfëri të skajshme, por me egërsi ndaloi mësimin e gjuhës shqipe.
Kur avioni po ulej në aeroportin e Stambollit na pritën përfaqësues të arsimit. Si shoqërues kishim drejtuesit e kolegjit “Turgut Ozal” Tiranë. Ishim 10 mësues, sipas profileve të lëndëve mësimore. Na sistemuan në një hotel komod, duke na prezantuar programin e vizitave që do bënim në institucionet arsimore kulturore të Stambollit. Strehimin, ushqimin e udhëtimin i kishim falas nga kolegji turk “Turgut Ozal”.
Takimin e parë e bëmë në drejtorinë arsimore të Stambollit. Na priti në zyrën e tij drejtori drejtorisë arsimore të Stambollit. Ai pasi na përshëndeti me shumë dashamirësi, na pyeti se sa nxënës kishte Tirana dhe sa e kishte personelin drejtoria arsimore në Tiranë. Kur përkëthyesja e grupit tonë, që kishte mbaruar universitetin në Ankara për informatikë, i tregoi se Tirana kishte 29 mijë nxënës dhe dretoria arsimore Tiranë kishte personelin me 30 punonjës, ai qeshi, dhe vazhdoi duke thënë se Stambolli kishte 2 milionë nxënës e drejtoria arsimore kishte 60 punonjës. Intelektualët e Stambollit ishin arsimuar në kolegjet angleze dhe drejtonin me përvojën angleze.
Vizituam muzeun e Konstandinopojës, i cili ishte madhështor me mjedise shumë të bukura. Kishte vizitorë nga gjithë bota, të cilët me grupet e tyre rreshtoheshin duke patur në krye të grupit një orientues, që me duar lartë mbante një objekt, që të mos ngatërroheshin me grupet e tjera. Një biletë për hyrje në muzeun e Konstandinopojës ishte 10 dollarë, çdo ditë ishin me mijëra vizitorë. Kornizat e stendave të muzeut ndriçonin me metal floriri me objekte të shumta për çdo periudhë të historisë së perandorisë osmane. Në ato zbukurime ishte djersa e gjaku i shqiptarëve, që u shfrytëzuan egërsisht nga perandoria osmane.
Pamjet nga kodra ku ishin dhomat e strehimit të Sulltanve ishin mahnitëse për vizitorët e shumë. Atje meditova jo për komoditetin e bukurinë, por për urdhërat që Sulltanët kishin firmosur, për të shtypur me egërsi kryengritjet shqiptare kundër robërisë turke. Me emocione vizituam dhomën muze të Rilindasit të Madh, Sami Frashëri. Ciceroni muzeut na tregoi librat e Sami Frashërit, të cilin ata e konsideronin turk, e jo shqiptar. Aty u pezmatova, që na e kanë përvetsuar pasurinë e Kombit Shqiptar, të madhin Sami Frashëri. Pas vizitës së lodhshme në muzeun e Kostadinopojës u relaksuam në hotelin turistik modern, ku dyert e dhomave ishin elektronike pa dorza, që hapeshin me karton elektronik. Me kartonin elektronik që hapeshin dyert e dhomave ndizeshin edhe dritat e dhomave.
Pasi u sistemuam në hotel shkuam në një restorant buzë detit, ku ushqimin e zgjidhnim sipas dëshirës. Vizituam institucione të arsimit e kulturës, në të cilat u zhvilluan seminaret e përvojës së arsimit, ku duke diskutuar edhe servirej ushqimi mëgjesit. Shërbimi ushqimit në mëngjes bëhej me pjata të vogla por të shumta, me vezë, mjaltë, kos apo qumësht.
Personeli që na shërbente ishte me shumë kulturë, na jepnin dhurata të ndryshme. Në të gjitha institucionet e shtetit kishte disiplinë të lartë për punën, ku të gjithë nëpunësit kishin studjuar në Angli. Nëpunësit komunikonin me zë të ulët, ishin seriozë në lëvizjet e tyre. Kur shkuam për të vizituar xhaminë Blu, kishte shumë vizitorë, por personali i shërbimit sa mësoi se ne ishim shqiptarë, na lejuan të futeshim në brendësi të dhomave, duke bërë fotografi. Kudo që shkonim gjenim një pritje miqësore.
Në xhaminë Blu, Stamboll
Xhamia e Sulltan Ahmedit (Turqisht: Sultanahmet Camii) i njohur ndryshe si Xhamia e kaltërt ose Xhamia Blu, është një prej xhamive më të njohura dhe më të vizituara në Stamboll. Është ndërtuar nga viti 1609 deri në vitin 1616 gjatë sundimit së Ahmedit të I, sulltani i Perandorisë Osmane. Arkitekti i xhamisë është shqiptari Sedefqar Mehmet Aga Biçakçiu nga Elbasani.
Pasi vizituam Stambollin, u nisëm me makina për të shkuar në qytetin e Bursës.
Udhëtuam një pjesë të rrugës me anije në ngushticën e detit Marmara, pastaj përsëri udhëtuam me makina. Kur mbërritëm në qytetin Bursa, kishte filluar mbrëmja. U sistemuam për strehim e ushqim në shtëpinë e mësuesit, e cila ishte një godinë e madhe shumëkatëshe me ashensor, që merrnin deri 30 vetë. Korridoret ishin shumë të gjëra që të vrapoje për gjimnastikën e mëngjesit. Restorantet brenda shtëpisë së mësuesit ishin të sistemuara bukur dhe ushqimi ishte me cilësi të mirë. Pasi vendosëm në dhomat e fjetjes çantat e valixhet, u ngjitëm në një kodër mbi qytetin e Bursës, ku shikohej gjithë qyteti i Bursës, i cili kishte një hapësirë shtrirje të gjerë e të gjatë… Aty në majën e kësaj kodre ishin tre varret e Sulltanëve osmanë.
Osmanllinjtë janë pasardhës të turqve oguzë. Këta u shpërngulën si tribu nga Azia Qendrore dhe u vendosën në Anadoll në fund të shek. XI, pas disfatës së rëndë ushtarake që turqit selxhukë i shkaktuan Perandorisë Bizantine (1071), së cilës i morën pjesën më të madhe të zotërimeve, që kishin në Azinë e Vogël. Ndërkohë shteti i selxhukëve u shpërbë në shumë principata të vogla pas disfatës ushtarake, që i shkaktuan mongolët (1243). I biri i Ertogrullit, Osmani I (1258-1326), e zgjeroi zotërimin atëror dhe e ktheu në një shtet të pavarur me emrin Emirati Osman, që u bë bërthama e Perandorisë Osmane.
Osmani I mori titullin e sulltanit dhe nënshtetasit e tij u quajtën turq-osmanllinj. Principata Osmane, e themeluar në vitin 1299, fillimisht u zgjerua në drejtim të Marmaras dhe Eskishehirit. Pas vdekjes së Osman Beut, qyteti Bursa, i cili ishte qyteti më i madh i asaj kohe në zonën e Marmarasë, u ngadhënjye nga ana e të birit të tij, Orhan Beut. Babai i tij sipas testamentit u varros nën kubenë e argjendtë në qytetin e ri të ngadhënjyer të Bursas. Ndërkohë që ky qytet mori statusin e kryeqytetit, principata forcoi edhe strukturimin shtetëror.
Sulltan Orhani fuqizoi organizimin e brendshëm të Perandorisë Osmane. Ai preu një monedhë të veçantë për shtetin e tij dhe rreth vitit 1330 krijoi ushtrinë e përhershme elite, korpusin e jeniçerëve (jeniçer – ushtar i ri). Krahas spahinjve dhe jeniçerëve, Perandoria Osmane kishte edhe repartet ushtarake të akënxhinjve (akën – sulm), që ishin kalorës, të cilët zakonisht grumbulloheshin kur ndërmerreshin fushata pushtuese. I biri i Orhanit, sulltan Murati I (1362-1389), vuri nën pushtetin e tij rajone të tëra të Ballkanit. Në mes të viteve 60 ai pushtoi Adrianopojën, të cilën e bëri kryeqytet të Perandorisë dhe e ripagëzoi me emrin Edrene.
Zhvendosja e kryeqytetit nga Azia (Bursa) në Evropë (Adrianopojë – Edrene) dhe krijimi për herë të parë këtu dhe jo në Anadoll i bejlerbejllëkut (Ejalet i Rumelisë), dëshmojnë se që në kohën e sulltan Muratit I, Ballkani po merrte më shumë peshë në jetën e Perandorisë Osmane se Anadolli.
Ndërkohë që në njërën anë vazhdonin ngadhënjimet në Evropë, në anën tjetër bizantinët shtrëngoheshin në Stamboll dhe rrethin e tij. Rrethimi i Stambollit, i cili brenda një kohe të shkurtër u kthye në shtet qytet, nga ana e Sulltan Yidirim Bayazitit, mbeti në gjysmë me ardhjen e Timurit në Anadoll me një ushtri të madhe. Ushtria Osmane, e cila u përplas me ushtrinë e Timurit në Ankara, pësoi humbje, ndërsa sulltani u kap rob. Me rimbledhjen e forcave nga ana e Sulltan Mehmet Çelebiut mori fund edhe periudha e stagnimit.
Sulltan Mehmeti i 2-të, që ishte nipi i Çelebiut, në vitin 1453 rrethoi Stambollin dhe arriti të përfundojë punën e filluar nga ana e gjyshit të tij. Pas ngadhënjimit të Stambollit nga ana e Sulltan Mehmetit, që më vonë do të njihet me nofkën Ngadhënjimtari, Shteti Osman, u shndërrua në Perandorinë Osmane. Sulltanët Osmanë, veten e tyre e shihnin si vazhdim i Romës dhe përdornin edhe titullin e Çezarit. Kryeqyteti u transferua në Stamboll, prej ku perandoria u administrua deri në shpërbërjen e saj në vitin 1922.
Kur mbërritëm në kodrën dominuese mbi qytetin Bursa, pamë kubenë e argjendtë të varreve të Sulltanve të parë. Në kohën që ciceroni na fliste për jetën e sulltanve Osmanë, po na shoqëronte perëndimi i diellit. Në muzgun e mbrëmjes u larguam për në shtëpinë e MËSUESIT, ku pas një dite të lodhëshme darkuam u relaksuam me një gjumë të qetë. Në mëngjes u organizua një takim në zyrën e drejtorisë arsimore të Bursës. Na priti drejtori i drejtorisë arsimore me personelin e specialistëve sipas lëndëve mësimore.
Në fillim të takimit drejtori bëri përshëndetjet miqësore dhe na pyeti pse na quanin arnautë ne shqiptarëve. Si mësues historie më caktuan mua që të përgjigjesha. Argumnetova atë që kisha njohuri. Drejtori i drejtorisë arsimore buzëqeshi dhe filloi të tregojë historinë e përcaktimit të shqiptarëve me emrin arnautë. Ai tregoi, se fjala arnautë e ka prejardhjen nga arabishtja e turqishtja, është një fjalë me një kuptim simbolik trimërie. Ai theksoi se fjala arnautë do të thotë –
“Luftëtar trim, që niset në luftë e nuk kthehet i gjallë pa fitore”.
Në ato momente që po e dëgjoja që vlerësonte trimërinë e shqiptarëve, mendova se drejtori do kishte origjinë shqiptare. Ai vazhdoi të argumentonte se shqipëtarët ishin luftëtarë të guximshëm në të gjitha betejat, që kishte bërë perandoria osmane, që u shtri në tre kontinente. Pra shqiptarët, turqit i quanin bashkëthemelues të perandorisë turke. Nëpër dyqane kur shkuam, shitëset, kur mësonin se ishim shqiptarë – arnautë çoheshin me respekt në këmbë, duke na buzëqeshur dhe jepnin dhurata simbolike të miqësisë.
Pas takimit në drejtorinë arsimore, na nisën me makina në një rrugë malore që ishte shumë e gjatë, kur mbritëm aty, pamë ndërtesa dykatëshe me qerpiçë, të cilat ishin lagjet e fiseve osmane, që më vonë krijuan perandorinë Osmane. Vizituam dhomën muze të fiseve osmane duke bërë fotografi.
Në muzeun ku kanë banuar fiset e para Osmane
Në krye të lagjeve të fiseve osmane ishte një rrap shumëshekullor, ku të gjithë fiksuam fotografi kolektive. Atje ishte vend malor me pyje me vlera turistike.
Me grupin arsimor të drejtorisë arsimore Tiranë
Në mbrëmje kur u kthyem në qytetin e Bursës, vizituam një qendër kulturore, ku ishin grumbulluar qindra shqiptarë të emigruar në vite. Ata na pritën me lotë në sy. Së bashku me ta në atë mbrëmje kënduam këngë shqiptare, u argëtuam deri në orët e vona të natës. U ndamë me vëllezërit shqiptarë me shumë përmallim e dhimbje.
Vetëm në qytetin e Bursës ishin rreth një milionë shqiptarë emigrantë. U larguam nga Bursa me mbresat më të mira. Mbërritëm përsëri në Stamboll, ku vizituam shkollat profesionale, të cilat ishin në periferi të Stambollit, të grupuara në shumë godina. Në klasën që bëhej mësim, pamë punimet e nxënësve, të cilat ishin prodhime të ndryshme të punës me dorë që bënin nxënësit…
Pasi vizituam disa televizone shkuam në një universitet, ku studionin shumë shqiptarë. Aty mësuam se librat shkollorë në Turqi jepeshin falas, kishte një trajtim të veçantë për mësuesit, të cilët paguheshin me paga të larta dhe u garantohej bursë falas për fëmijët e tyre.
U larguam nga Stambolli me avion, duke medituar me pezmatim që ne shqiptarët u kemi shërbyer të tjerëve dhe shtëpinë tonë të përjetshme, Atdheun tone të shtrenjtë, Shqipërinë e bukur nga Zoti, nuk e zhvilluam që të ishte ashtu si e ëndërronte i Madhi Naim Frashëri. Të shpresojmë te brezi ri, që ta bëjnë Shqipërinë më të mire se sa Evropa.
Qatip Mara
Nju Jork 23 korrik 2020