PSE SERBIA SOT ËSHTË NË OFENZIVË DEFAKTORIZUESE NDAJ REPUBLIKËS SË KOSOVËS

1
495
Hakif Bajrami

Akademik Prof. Dr. Hakif BAJRAMI

Pas rënies së Millosheviqit BE dhe SHBA e favorizojnë Jugosllavinë e tretë-të Zhablakut!

Më duhet për t’i hapur ‘letrat’. Jo vetëm sot por edhe më parë partitë politike shqiptare i kanë vënë thika pas shpine njëra tjetrës. Me sy e kam parë, me vesh e kam ndier deputetin politikan në Ambasadën e SHBA kah i thotë zyrtarit të lartë se “Këta shqiptarët myslimanë janë me ISIS-in”. Pra, partitë politike në Kosovë 1989-1999 e shihnin njëra tjetrën me një brutalitet politik. Për asnjë presë nuk kanë ndryshuar as sot.

Menjëherë pas mbarimit të luftës, UNMIK, me sugjerim të kreut të LDK-ës pas gati dy vjet punë na e patën ndaluar me KËRCIM, më 17 nëntor 2001, që ta hapim EKSPOZITËN për: “GJENOCIDIN SERB NË KOSOVË 1844-1999”. Me këtë ekspozitë dhe me një libër që ka mbetur më i dokumentuari deri me sot ne donim me fakte t’i tregojmë botës se i kemi rrokë armët (ishim me UÇK-ën) të luftojmë për çlirim; pra ne donim t’i tregojmë botës se INTERVENIMI I NATO-s, ka qenë i arsyeshëm; pra ne donim që populli serb të pacifikohet; pra ne donim që të dihet e vërteta me fotografi dhe dokumente të shkruara se kush ka bartë kufoma deri në Beograd, kush ka vrarë fëmijë, pleq e plaka e deri te gratë shtatzëna; pra ne donim që t’i tregojmë botës me fotografi të gazetarëve të huaj se kush ka rrënuar shkolla e ka djegë biblioteka; pra ne donim të dëshmojmë se kush e ka djegë Arkivin e Bashkisë Islame ku ishin dy dokumente nga shekulli XV-të, e që ne në Arkiv i patëm vlerësuar ato dy dokumente, në heshtje se vlejnë 6 miliardë dollarë; pra ne donim t’i tregojmë botës se kush ka hedhë njerëz për së gjalli nëpër puse; pra ne donim që bota t’i sheh kampet e Bllacës, Stankovecit, Çegranit, Kukësit e kudo nëpër Kosovë; pra donim të i tregojmë botës se kush ka prerë shqiptarë me sharrë në Makofc afër Prishtinë; pra ne donim t` i tregojmë botës se kush i ka tubuar të burgosurit politik shqiptarë dhe i ka vrarë me bomba e automatikë; pra ne donim t’i tregojmë botës me dokumente e fotografi se Serbia këto mizori i ka përsërit kundër shqiptarëve për dy shekuj rresht.

Pra, ne donim t’i tregojmë edhe LDK-ës (kreut saj), se politika paqësore, ishte edhe njeri nder fajtorët pse ishim para një shfarosje (1998/99), e dikush na thoshte se: “ata të malit na e sollën belanë në shtëpi, sepse Serbia vetë do të largohej”, pas tre shekujsh(!). Po ne do të ishin të shpërndarë nëpër botë, sa që ma kurrë nuk do të ngjante kthimi. Pra rasti i Sanxhakut të Nishit kur nuk mbeti shqiptarë i gjallë, po përsëritej para syve tanë, e partitë shqiptare (disa) po moralizonin me tragjedinë; pra ne donim t’i tregojmë borës se Serbia i kishte sjellë në një territor prej 10 000 kilometra katror 165 000 trupa, prej tyre 9 grupe luftarake përballë kufirit shqiptaro-shqiptar, e LDK krihej dhe moralizonte se Shën Exhidio do të na “çlirojë” e broçkulla tjera të Republikës Melkizedekut.

E Komiteti për politikë të jashtme i Evropës nuk është i sajuar nga politikanët naiv: hapur e tha këto ditë kush po trillon dhe futë thika pas shpine sidomos në Kosovë, duke e rrëzuar Qeverinë Kurti, duke e rrëzuar qeverinë më properëndimore dhe më pro amerikane, më pro veri-atlantike, më pro demokratike që e ka pas Kosova ndonjëherë.

Kthehemi paksa prapa. Qysh më 2000/2001 e dinim me fakte, se ka pas qëndrime në BE dhe disa politikanë e parti në Kosovë se: “Serbinë nuk duhet akuzuar për atë që ka bërë, por duhet mbështetur në integrimin evropian, për ta nxjerr nga thonjtë e Rusisë”. Pra denacifikimin e Serbisë qysh atëherë e kanë kërkuar me çmimin e kthimit të Kosovës nën robërinë e saj, ashtu si kanë vepruar më 1878, më 1913, më 1918, më 1946 dhe donin ta përsërisin në fillim të shekullit XXI.

Po sot (2020), përkundër investimeve marramendëse dhe lajkave politikaneske, Serbia ka mbet, po ajo fashiste dhe nuk pajtohet edhe pse është e izoluar nga të gjitha anët nga anëtarët e NATO-s, që të qëndrojë “këmbëkryq me Rusinë”, në luftë kundër Demokracisë Perëndimore. Po mirë përpjekjen për të nxjerr popullin serb nga varri mos të pushojnë në fashizmin e tij, kemi provuar që të i ndihmojmë edhe ne me tragjedinë tonë, sepse e dinim se populli serbian pesë herë e ka votuar Millosheviqin dhe partinë e tij fashiste (SPS). Pra orientimi ynë qysh më 2000/2001 ishte human dhe civilizues.

Por krejt edhe me moton se : mos të dëmtohet Republika e Kosovës, për çmimin dhe llogarinë e fashizmit serbian, i cili është edhe paksa origjinal. Pra nuk është në tërësi “made in Rusia”. E ne si profesionist e dinim deri në detale se fashizmi serbian është shumë më i vjetër se ai i Musolinit dhe Hitlerit. Jam historian, dhe këtë e di me fakte. Ja një argument pranë miliona fakteve tjera e që nuk e ka thënë kot e pa fakte fanatike pronaziste edhe si ideolog i ZBOR-it, popi Nikollaj Velmiroviq (të cilin KOS e shpalli të shenjët më 1998-HB), më 1942 se: “Atë që po bënë sot Hitleri, kundër Hebrenjve, atë e ka bërë Shën Sava në Mesjetë kundër Arbanasëve, që nuk donin të konvertohen në sllavë”. (Hulumtojeni në: “Gllas Srpske Crkve”, 1942).

Pra me kohë e kemi paralajmëruar pushtetin e Kosovës (ai që ishte) se nuk duhet mbyllë sytë para realitetit. Serbia, e dimë se  nuk denacifikohet vetëm me bomba të NATO dhe luftë të drejtë çlirimtare të UÇK-ës. Por, sot Serbia fashiste (2020) është kthyer nga një xhelate që ishte dhe është në një shtet që shtihet dhe mjerisht pranohet si “viktimë” (!), çka e tha disa ditë më parë një parlamentare kurde në BUNDESTAGUN gjerman. Ekspozita për gjenocidin (më 2001), shpaloste realitetin dhe përkundër kërcënimeve që janë bërë, marrjes në pyetje në UNMIK, Arkivi i Kosovës, pas dy vjet pune e ka hapë më 28 XI 2001  në Prishtinë; më 25 III 2002 në Tiranë e tutje nëpër tërë Evropën, deri në Australi dhe sidomos librin e ka dorëzuar edhe në OKB.

Në lidhje me këtë askush nga pushtetarët nuk na ka përkrahë; prandaj sot nuk na ka faj  askush, pse Serbia është në ofensivë agresive sepse, asnjë zyrtar politik shqiptar nuk ka pas guxim ta vizitojë të paktën EKSOPOZITËN më të dokumentuar ndonjëherë në Ballkan; pra jo që nuk na kanë përkrahë po jemi luftuar me të gjitha mjetet kudo shih për punën tonë humane shkencore, me përjashtim të Adem Demaçit, i cili tërë kohën na ka përgëzuar për korrektësi dhe objektivitet shkencor civilizues, sepse akuza jonë ka pas ADRESË: Ta denoncojmë makinerinë fashiste të S. Millosheviqit dhe disa parti nazifashite së bashku me KOS-in, që janë në skenën politike serbe edhe sot.

Asnjë drejtues politik shqiptar në anën tjetër, kurrë nuk na ka përkrahë, por vetëm kanë nga pas foteleve dhe si më e shitë pasurinë e Kosovës; si më e ble ata ose lilakët e tyre. Bile në dhjetor 2001, Ministria e Kulturës, i pati hapur HETIMET se: “kush ju ka financuar që krimet serbe t` i prezantoni në një libër të tillë”, siç ishte libri: Nusret Pllana, Gjenocidi Serb ndaj shqiptarëve 1844-1999, i botuar më 2001. Ajo ministri pati shkuar aq larg sa që vetëm sa nuk na kanë thënë se: “po  e prishni vëllazërim bashkimin”.

Më duhet të them sot (2020), se më 2001 në Ministrinë e Kulturës ku ishte ‘gospogja MINISTARKA’(sot akademike e marres) e pastaj ‘gaspadin ministri’, dhe dy nëpunës të tyre, të gjithë të LDK-ës, e ku ishin edhe guvernatorët e huaj, shkurt mu kërcënuan vetëm mua me burg, pse isha autor i Projektit dhe autor i tekstit, i botuar në KATËR GJUHË (Sot përkthimi ka arritur në 9 gjuhë botërore, por që prapë injorohet, sepse Kosova ende nuk është çliruar nga klosharët që falen ditën dhe kryqohen natën, brenda javës i ndërrojnë të paktën tre flamuj pompoziteti partiak. Madje flamurin e partisë e vejnë edhe në zyrat e shtetit.!.

Më duhet para popullit të RRËFEHEM. Pa u trembur para ‘gaspodinave” të LDK-ës e të tjerëve, se atëbotë (2001) shpërtheva mu në Ministri: “A jam në Ministrinë e Kulturës me këto kërcënime dhe hetime, për çka kam luftuar që 30 vjet të jam në një Ministri kulture,  apo jam në policinë titiste apo të Milloshit dhe të LDK-ës, së disa individëve që e shesin Vatanin për çdo javë, për njërën këmbë të fotelës”?!. Kam fakte dhe fjalimi im  është botuar në esencë në shtypin e kohës, për çka kam pas vetëm përkrahjen e disa punonjësve të Arkivit, të Adem Demaçit dhe shumicës së gazetarëve patriotë dhe objektiv të Kosovës përgjakur.

Por, e dinim dhe e thoshim se gati të gjithë pushtetarët në Kosovë, sidomos deri më 2010, kanë qenë vetëm servise  naive të UNHCR dhe UNMIK-ut. (Lexojene librin: Nusret Pllana, Gjenicidi serbë ndaj shqiptarëve 1844-1999, Prishtinë 2001, e tutje ribotimet; lexoni: JOSEF MARTINSEN, PUSAT E VDEKJES; BUNARI SMRTI; Dodsbronnene i Kosovo, Prishtinë 2006; në të dy rastet kam qenë projektues i hulumtimit, dhe mu për këtë e shoh të arsyeshme të prononcohem se kemi vuajt nga politika e megalomanëve dhe hajdutëve të djersës së popullit!.

Nuk mund të heshti më (!), sepse do të më  akuzonte gjaku i dëshmorëve, do të më mallkonte dheu i përgjakur i Kosovës, do të më vente syza terri dhe prej tyre kombi të marrë rrugë të gabuar, sepse jam betuar para varrit të Adem JASHARIT Prekaz, para se gjithash në mësimet e Adem Demaçit  se: “ Do ta them të vërtetën, tamam nëse më vrasin”, sikurse Emil Zola. Pra ia hapim kombit rrafshin e informatave, sepse ato i meriton, për mos me u përsërit tragjeditë. E vërteta, unë nuk urrej asnjë popull, sepse nuk e meriton urrejtjen time as populli serbian. Kështu më ka mësuar mësuesi im i MADH ADEM DEMA, ndërgjegje e dëlirësisë në Evropë dhe më gjerë. Tjetër temë është ftesa nëntë herë e përsëritur që të hetohem në UNMIK, pse po organizojmë EKSPOZITA dhe po botojmë libra që kanë tematikë GJENOCIDIN.

E vërteta, çdo përgjegjësi e kam marrë mbi veti, sepse isha njohës i dokumentacionit, prandaj mua nuk mu kanë nevojit as dekoratat, as titujt, e as pasuria. Pasuria ime është miqësia me njerëzit e sinqertë dhe civilizues. Pasuria ime është kur Josef Martinsen (norvegjez), Vili Kupers (senator i Bellgjikës), me rastin e promovimit të librit Martinsenit në Bibliotekën Kombëtare, për mizoritë serbe, kanë QAJTË si fëmijë (po jo vetëm ata…) dhe sinqerisht më është rrëfyer për kujdes: “Ruaju djali jem, se do të vrasin këta mizorë, për të cilët ligjërove me fakte si Ajnshtajni. Ti je një  HOMER i historisë shqiptare, më kanë thënë fshatarët në Kaçanik, duke i hulumtuar kufomat e shqiptarëve të hedhur në bunarë”!.

TREGIMI TRONDITËS PËR MJERIMIN TONË POLITIK

Tani e shtrojmë pyetjen: Serbia ka ardhur deri te kjo pozitë agresive, që si xhelate ta luaj rrolin e viktimës, sidomos falë OPORTUNIZMIT të disa partive politike shqiptare, e mbi të gjitha në saje të disa individëve që ishin dhe janë ende suflerë të agjenturave të huaja. (Dihen emrat, sepse posedohen në Arkiv edhe faktet).

Ia fillojmë tregimit tronditës. Pas rënies së S. Millosheviqit nga pushteti (2001), së pari pati filluar njëfarë SYZAN MANUELL të flasë kuturu, se: “në Kosovë nuk ka pasur gjenocid”!. Por kur ia përplasa faktet, filloi të dënesë  sepse e pyeta: po çka janë shqiptarët në Sanxhakun e Nishit në 714 katunde e 6 qytete në dhjetor 1877, çka ishte Kosova dhe shqiptarët në te më 1912/ 1913 dimrit), 1921 ( janar shkurt);, 1944/45-dimirit;, 1998/ 1999, dimrit, kur 56% e shqiptarëve (një milion e nuk është gjenocid) u deportuan jashtë Kosovës. E definicioni i GJENOCIDIDIT NUK KA BRIRË!), prandaj  në Perëndim (BE dhe SHBA) u krijua koncepti i dyfishtë se Vojisllav Koshtunica ( që e burgosi Milloshin dhe e dërgoi në Hagë më 28 VI 2001), do ta avancojë Serbinë në një vend demokratik.

Ambiciet Perëndimore patën shkuar aq larg, sa që hapur mendohej se Kosova duhet edhe t’i kthehet Serbisë si shpërblim, për çka kemi pasë Baca dhe unë shumë ditë dhe net të vështira, edhe për faktin se jena luftuar në çdo kohë me të gjitha mjetet. Ky rreshtim, sidomos në BE ishte në modë për efekt të dyfishtë, sepse ishte e nevojshme që një shtet i rrethuar nga të gjitha anët, me anëtarë të NATO-s, të përfitohet dhe të anëtarësohet sikurse shtetet tjera të Ballkanit, në BE dhe NATO, krejt me bazë politike që “të nxirret Serbia nga thonjtë e Rusisë”. Por, kjo politikë shoqërohej me një “barcoletë” se: Më parë Republikën e Kosovës do ta pranojë Serbia, e pas disa dekadave Rusia”. Ky ishte skenari i jashtëm për t` i mjegulluar politikanët narcistë shqiptarë, plotë naivitet dhe qyqarëri shpirtërore, është në modë edhe sot.

Asnjeri nuk kishte burrëri DEMAÇIANE t’ia përplaste në fytyrë ndonjë vizitori të rrallë të vërtetën. E vërteta e dimë se Ramush Haradini ia ka përplasë F. Mogerinit hartat për Çakorin, por çështja e DEMARACIONIT mbeti “terra in cognita”.  E Serbia fashiste ngadalë por sigurt u pozicionua dhe, “avioni i saj profesional i rrenave dhe intrigave, po fluturon pa pengesa edhe sot”, sepse çdo guximtari shkencor në Kosovë i janë porfesionalizaur një palë “politiknësh” për të ngulë thika pas shpine. E sot për fajdexhinjtë politik në Kosovë, flasin dheu, gjaku dhe toka e përgjakur, sepse kjo tokë arbërore, nuk mbulon tradhti. E mbani në mend. Do të zbuloheni një nga një. Turpi i hafijeve, do të ju shoqërojë brez pas brezi.

Në planin e brendshëm kosovar, Serbia kaloi në ofensivë agresive, sepse nuk kishte asnjë qeveri që t` ia tregoi Beogrdait “dhëmbët” me fakte dhe nga profesionalistët shkencor. Lehtësia e politikanëve tanë të veprojnë drejt dhe me norma civilizuese, sepse e kishte argumentin burimor të gatshëm, në Librin e Nusret Pllanës, në katër gjuhë në fillim  më 2001, (sot  më 2020- në 9 gjuhë botërore), ku garntoi për çdo fjali se mund të shkruhen edhe kaptina librash apo libra të tërë, sepse është shkruar me fakte dhe në saje të një përvoje 30 vjeçare, sepse një kohë të gjatë isha specializuar në historinë tragjike shqiptare që përshkruhet me nominimet: SHPRONËSIM, SHPËRNGULJE dhe SHFAROSJESHQIPTARËVE. Në këtë temë,  në 1865 faqe, kisha punuar në 11 arkivave evropiane  nga viti 1978- 1982 me Program të Insitutit Historisë në Prishtinë. E duke hulumtuar këtë temë tragjike shqiptare jam njoftuar deri në detale me  35 programe serbe, për shfarosjen e shqiptarëve, duke datuar nga viti 1836 (Vuk Kraxhiq, Srbi svi i svuda,  e deri më 1999, në planin “PATKOI”).

Jam njoftuar se Shqipëria LINGISTIKE më 1876 i kishte 104000 kilometra katror (Posedohet harta ku shqiptarët i banojnë në këtë kohë deri më 98% shqiptar 104815 kilometra katror). Emrat e këtyre programeve opinionit ia kam bërë janë të njohura, por lufta speciale që  të luftohem pikërisht nga shqipfolësit, pse punoi me mësime të Adem Demaçit, nuk i janë të njohura sa duhet, prandaj në interes të së vërtetës do të shkruaj një serë shkrimesh dokumentare. Me këtë urrejtje jam luftuar në Fakultet, në Institut, në Arkiv, dhe në shumicën e partive oportuniste dhe në esencë (kur të botohen dokumentet), argumente që akuzojnë ndërgjegjen e atyre dhe këtyre shpirtë- katranëve.

Po, së pari sa për vërejtje se spiunët duhet të zbulohen nga lartë poshtë, tregova me rastin e botimit të Dosjeve: DEMAÇI. Metush Krasniqi dhe Fazli Greiçefci. Në vijim vazhdova (pak më egër), me botimin e librit: “ZAVERE I ZLLOÇINI UDBE JUGOSLLAVIJE PREMA ALBANCIMA 1945-1966”, botimi i dokumneteve në origjinal. Kot, askush nuk merakoset, por parodia e “eksperti partisë” po vazhdon edhe sot. Madje le të dihet se katër muaj kam punuar në “bërllokun” që e sillte UNMIK-u në Arkiv të Kosovës, duke shpëtuar me miliona dokumente.

E vërteta, në saje të informatës nga shoferi i një kamioni të KFOR-it dhe një nëpunës shqiptar, kuptova se dokumentet e të burgosurve politikë janë kah transportohen në Lipjan. Pa një pa dy e kam marrë një veturë të një patrioti dhe e kemi ndalë kamionin në Çagllavicë. Përcjellësi i kamionit që ishte ushtarak i huaj, më është kërcënuar me automat. Kot si pa frymë iu afrova: I gjallë përtej kësaj vije nuk kalon. Dokumentacionin duhet ta siellish në Arkivë, aty e ka vendin”. U bë i urtë dhe lënda me vlerë të pamatëshme shekncore dhe civilizuese shpëtoi. Një dokumnet “leksikografik”  të asaj lënde me emrat e të gjithë të burgosurve, është botuar nga punonjësit e vyeshëm të INSTITUTIT ALBANOLOGJIK. Atyre iu lumtë. Pse jo, kur hsitorianët akademikë po mirizojnë.

E vërteta, hulumtimet shkencore në çdo lëmi janë një avanturë. Me vite të tëra kam punuar me maskë e me dorëza. Dhe po e trregoi një detal. Gjatë një hulumtimi në CPB (Centrrallni Pres Byro në  Arkivin e Jugosllavisë) isha i pakujdeshëm dhe e infektova gishtin. Mjeku në Beograd më propozoi që: “Nëse dëshiron ta shpëtoish dorën pa ta prerë, duhet gishtërinjët menjëherë t` i menjanoish”. Nuk pranova për kundër dhimbjeve të tmerrshme. U ktheva në Kosovë dhe falë: Akadenmikëve Esat Mekulit, Musa Haxhiut, Osman Imamit dhe prof dr Muharrem Kutllofcit, për njëzetë ditë ma sheruan gishtin dhe dorën.

O shqiptarë lerëni thikat pas shpine njëherë e përgjithëmonë

Nuk po moralizojë. Për këtë lloj futje të thikave pas shpine, për fat këto ditë letrat i shpalosi edhe  Komiteti i Evropës për punë të jashtme (i Parlamentit) me një nëntitull: “Pse ra Qeveria Albin Kurti në Kosovë”? (sepse titulli është më i gjerë). Po unë do t` i shpalosi shkaqet e kësaj rënie, që janë shumë më të thella, edhe për faktin se populli im (kombi im) është mbështetë për muri, para “tytave dhe thikave të tradhtisë dhe lakmisë për pushtet fiktiv”.

Shkojmë tutje, sepse ata që lëmuan dhe thurën intriga sot janë  qeveritarë (jo të gjithë) e të tillë ka edhe në Akademinë e LDK-ës, dhe aty, për mirz paguhen nga 1500 euro në muaj. Lidhur me këtë Parlamenti i sotëm i ka aprovuar 16 ligje për tërë vitin, por rrogat dhe meditjet kanë shkuar në 104%. Jo këta nuk shkojnë në zgjedhje sepse i humbin mundësitë e grabitjës së taksave të popullit. Të tillë (në Akademi) janë gati të gjithë, me nga një libër apo “libër e tre fertal”, sepse janë të sajuara nga plagjiatura.

ÇKA PROVUAM TË DËSHMOJMË VETËM ME FAKTE MË 1999/2001

Goditjen më të madhe kësaj politike “rellaksuese”, të thikave të zyrtarëve  të Perëndimit, në favor të Serbisë fashiste (sepse për rusë dihet), nuk ia dha vetëm politika fiktive Kosovare plotë mjegulla dhe injorancë totale. E për t` i afruar politikanët në mes veti , në interes të çlirimit definitiv, ne patëm zgjedhë një rrugë origjinale, duke e pasur për bazë: Procesin e Nyrenbergut 1946, Procesin e Prizrenit  1956, Porcesin e Paraçinit 1987 e proceset tjera 1989-1999.

Prandaj, duke prezantuar fakte për krimet serbe dhe për mundësinë që Beogradi, politika  e tij të varroset në Kosovë, duke dëshmuar se Serbia e ka pasë në plan ta sulmojë edhe Maqedoninë, pse jo edhe Bullgarinë, pastaj ta zhbëjë Malin e Zi, ( kur hapur  Gjukanoviqi e kuptoi se cili do të jetë fundi i kombit tij, paralajmëroi më 2005, dhe  një vit më vonë u shkëput nga Federata Jugosllave), për të dëshmuar kështu, se Serbia nuk është DENACIFIKUAR, por ka mbet tragjikisht ende shtet neofashist në librin “Gjenocidi serb në Kosovë 1844-1999”, u dëshmua se  asgjë nuk ishte në publikimet tona të paargumentuara.

Realitetin se kush ishte në pushtetin e ri në Beograd e tregoi fakti se Ratko Mlladiqi u zbulua se maskohej nëpër kazermat e Beogradit; se Radovan Kraxhiqi mbahej nën syrvejim që mos të zbulohet, pikërisht nga policia shtetërore dhe ushtarke e Vojisllav Koshtunicës, se asnjë krim monstruoz që ishte bërë në Kosovë nuk është dënuar, çka as të dënohen vrasësit (dihet kush janë) e vëllezërve  BYTYÇI, si shtetas Amerikan, sepse për BE shqiptarët në 400 varreza masive, për bartjen e kufomave deri në Beograd, për dhunimet dhe fëmijët e vrarë në duar të nënës, për kufomat e hudhura nepër bunare, ska gajle sepse shqiptarët janë “qytetarë të rendit tretë”.

Përkundrazi, Perëndimi, sidomos Parlamenti i Evropian ra në grackën e Rusisë dhe hapi pa një studim serioz  kaptinë “trileri” se:  “UÇK –drejtuesit e saj paskan bërë transplantime në një shtëpi të verdhë katundi, afër shtallës bagëtive”. Rrallë kush në Evropë sidomos, përpos disa shkencëtarëve shqiptarë, që i njohin aspiratat  dhe rrenat serbiane, nuk dinte se për çka është falja. Dhe sa për të hy në lojë, lufta për DEFAKTORIZIMIN E REPUBLIKËS KOSOVËS, filloi me intriga që i mbetën në dorë njëfarë Dik Martit. Ku janë tash “shitjet e organeve “ në aktakuzë, pse nuk paralizohet Dik Marti për shpifje mosntruoze.

Ai për këtë duhet ta pret plumbin në lule të ballit, sepse kombit shqiptar ia ka kurdisë një intrigë të fabtrikuar, dhe për këtë dihet se është paguar. Kjo akuzë është avulluar në aktakuzën e famshme trilleriane të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë. Prandaj, të gjithë gjykatësit që punojnë dhe i torturojnë drejtuesit e UÇK-ës, familjet e ushtarëve të UÇK-ës, për një rrogë të pistë, do t` i mallkoj KRISHTI dhe ZOTI. Koha do të na jepi të drejtë. Unë, popullit dhe drejtësisë i besoi.

Nga pozita e lartcekur, BE dhe SHBA, prapë ia dhuruan Serbisë mundësinë që të aktivizohet duke mos u angazhuar fare që Kosova të pranohet në Intrepoll dhe Evropoll, duke pasur për bazë se shumë shpejtë do të zbulohej se edhe disa individë të lartë në UNMIK, kanë punuar me instruksione të UDB-ës serbiane dhe janë të përfshirë në krimet mostruoze (hulumtone kafenenë “Panda”….). Ky realitet erdhi për faktin se SHBA, sidomos ishin të interesuara ta plasojnë kandidatin e tyre, e jo atë kinez apo rus në INTERPOLL. Këtu zë fill turri i Serbisë dhe Rusisë, që të angazhohen në disa shtete të brishta, qak edhe me korrupsion gallpont, që ato shtete t’i tërheqin pranimet e tyre për Republikën e Kosovës.

Të gjitha këto marifete  të pista, Serbia e mbështetur edhe nga Rusia që e okupoi KRIMENË, me okupim klasik, kanë ndodhë në kohën kur Barak Obama tërë vëmendjen e drejtoi kah likuidimi i Bin Lladenit, likuidimi i disa huntave ushtarke në vendet arabe, sidomos në IRAK dhe Libi. E vërteta, pikërisht në këtë kohë, lindi dhe metastazoi organizata terroriste ISIS me përqëndrim në Siri, me përkrahje “intrervenoze” ruse, për ta dytësuar Perendimin nga Lindja e Afërt. Dhe shkuarja e disa individëve shqiptarë në ISIS , çak kishte edhe me familje, i ka dhuruar Serbisë “kredi” me “vlerë” të shtuar, me moton se: “Ja kush janë shqiptarët”!.

Tërë kësaj propagande  serbo-ruse që i ka rrënjët shumë më të hareshme, i doli për ball, kush tjetër përpos Presidenti i SHBA-ve, BUSHI I RI, kur e pati  vizituar Tiranët më 2007. Aty, në rrethana të një mikpritjeje spektakulare, BUSHI FAMËLARTË, do të shpërthej, pikërisht më 10 qershor 2007: “ÇKA ËSHTË MJAFT, MJAFT ËSHTË, KOSOVA DUHET TË SHPALLET E PAVARUR”. Kjo ishte një bombë për pansllavizimin, që të i shtojë fondet e inevstimeve në rrena të llojit serbian.

Fushata serbe për ta penguar shpalljen e pavarësisë Kosovës 

Fushata është zhvilluar në TRI drejtime: a). Në drejtim të propagandës kishtare historike (me rrena dhe shpifje të mesjetës, me librin “Zaduzhbine Kosova”, të plasuar në të gjitha kishat ortodokse të botës; b). Përmes ambasadave duke plasur në Bruksel rrena dhe akuza të llojit më të ulët, siç është kurdisja e rastit të “Shtëpisë Verdhë”, ku “janë trapiantuar organet e robërve të luftës” buzë torishtës së bagëtive. Këtë rrenë në Perëndim e patën hangër duke e “brejtur” për dy vjet, sepse rusët e finansonin.

Dhe, kur Kosova e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, përnjëherë tre diplomat (dy serb , njeri V Kutleshit dhe tjetri Drecun dhe një rus-Afanasiev) u angazhuan që ta padisin Kosovën në GJND. Procesi zgjati dy vjet, dhe më në fund përmes B Tadiqit, akuza u gjet në duar të KOFI ANANIT. Ky i fundit për të pas OKB efekt, AKUZËN e dërgoi në GJND, e cila ia dhuroi Serbisë dhe OKB-ës një AUTOGOLË, duke faktuar se: “ Shpallja e pavarësisë Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

E pikërisht pas kësaj fjalie, Kosova dhe Shqipëria është dashur ta padisin Serbinë për dëmet e shkaktuara nga shfarosja e Sanxhakut Nishit, nga mizoritë e Luftës Ballkanike 1913, vetëm duke u mbështet në studimet e Lazër Mjedës, Llav Trockit dhe Leo Fraindllingut 1913, duke vazhduar me argumente se sa  prona të shqiptarëve janë UZURPUAR përmes kolonizimit të viset shqiptare 1918-1941, fakt ky që vërtetohet me ligjet dhe dokumentet e tyre se KOLONIZIMI  ka qenë një dhunë shtetërore koloniale e me radhë duke plasuar edhe Konevnetën e vitit 1938 dhe Marrëveshjen Xhentelmene të vitit 1953, që të dy i kanë rrënjët në Marrëveshjen e Llozanës nga viti 1923 për këmbim të popullsisë në mes Republikës Turqisë dhe Greqisë (posedohen të gjitha dokumentet në origjinal),  plus lufta për serbizimin e Kosovës më 1989-1999, në mënyrë që mozaiku antishqiptar (anti iaslam) të jetë i plotë në Evropë.

Madje të gjitha ambasadat e Serbisë më 18 dhe 19 shkurt 2008, do të shpërndajnë pamflete se: “Evropës iu shtua edhe një shtet islamik”.(Informata nga klubi i Llozanës (+) më 28 shkur 2008).

Faktori shqiptar i shastisur pas triumfalizmit më 1999 harroi çdo obligim civilizues

Ky faktor shqiptar e ka një parahistori.  Në luftën për pushtet “demokartik”, politikanët e dalur nga ‘fabrika’ e UÇK-ës, e rahabilituani në tërësi LDK-ën dhe politikën e saj të sabotimit të luftës së drejtë, vetëm për ta përvetësuar një “thermi” pushtet, sepse pushteti legal ishte në duar të UNMIK-ut e tutje EULX-it. Ja faktet. Politika paqësore e LDK-ës dihej dhe shihej nga Hëna, se do ta dërgoi popullin shqiptarë në Kosovë në një varr të pakthyeshëm, sidomos pas Konferencës Dejtonit më 1995 për Bosnjën.

Këtë fakt e deshmoi politika e Millosheviqit, pikërisht në Rambuje, kur nuk pranoi asnjë propozim që Çështja e Kosovës të zgjidhet me dialog, sepse mbi kokë i rrinte Majorski dhe Afanasievi i B Jellcinit, krejtë me qellim për t` i mshefë qëllimet ruse në ish kolonitë e saj për rreth, si në veriprendim, ashtu edhe në jugun e trazuar nga ndienjat kombëtare dhe zgjimi rreligjioz plot fanatizëm dhe profit të gasit strategjik.

E vërteta, rrënjët e rikthimit të politikës serbe në Kosovë sot (2020) janë shumë të thella, madje datojnë nga vitet 1997/98. Lidhur me këtë, Beogradi zyrtar ishte i bindur se me likuidimin mizor të Zahir Pajazirtit, Hakif Zenullahit dhe Edmond Hoxhës më 31 janar 1997, në Beograd mendohej se është “fundosë” çdo mundësi e rehabilitimit të GUERILËS, që me atentate provoi ta ngritë nivelin e luftës me luftë frontale, si do të shërohet Zahiri më 20 janar 1997, në një takim në Orllan me Edmond Hoxhën.

Bindja e  dytë e makinerisë fashiste serbe se edhe në Drenicën e Adem Jasharit është shuar çdo mundësi e luftës guerille, pikërisht me një luftë kundër një familje emblematike, më 5 deri më 7 mars 1998, shumë shpejtë do të dëshmohet se informatat që i shkonin Milloshit në Dedinje ishin të nivelit fatamorganë, sepse nuk ishte e mundur më ta shfarosë një popull shumë të ngritur kombëtarisht, e mos të përgjigjet për asgjë, aq më parë kur pas çdo beteje UÇK që ishte realitet, po shtoheshin radhët e saj, bile me kuadro shumë të përgatitura për luftë SPECIALE, jo për të vrarë civilë siç vepronte okupatori, por për të dëshmuar se kapitullim të shqiptarëve nuk ka.

Kjo frymë patriotike vinte nga DAMARËT e përgjakur të Kosovës, por edhe nga diaspora patriotike e mbi të gjitha nga gjaku që vlonte kushtrim në Shqipërinë Bregdetare. Mu për këtë, pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale më 21 mars 1998, kah fillimi i majit (1998), Milloshi përmes agjenturave shqiptare do të arrin që ta ftojë në Beograd për një takim, prapavija e të cilit nuk dihej as nga Ibrahim Rugova e as nga Fehmi Agani. Dy të tjerët (Pajazit Nushi dhe Veton Surroi) ishin në cilësinë e vlerës për të mbuluar me “mjegull”.

Në fakt tërë skenarin e kishte pranuar për realizim një gazetar i cili provonte ta luaj rrolin e pehlivanit. Pra në lojë mbetej publikisht Mahmut Bakalli, një komunist i bindur se me Serbinë “titiste”,  nuk ka forcë që na shkëputë, prandaj e pranoi detyrën e ofruar nga Dedinja, për ta ZAVENDËSUAR Bujar Bukoshin si “kryetar qeverie” në mërgim, me përfundim final që paratë e 3% it të sillen në Kosovë për t` i zhvosh Milloshi nga një bankë e Dubrovnikut ku i kishte edhe paratë e pista të përfituara nga F.Tixhmani në pazaret e panjohura. (Lexo:  Domagoj, Krvave miliarde ballkana…).

E vetmja provë për t` u zgjidhë “Misteri Bakalli”, pra për Beogradin ishte transferimi i mjeteve të 3% në llogari të Qqeverisë Marionetë Bakalli. Pas atij transferimi Mahmut Bakallit i rrinte mbi kokë ndonjë aksident komunikacioni, ose atentati sikruse ai ndaj Ivan Stambolliqit. Ky aksion ishte i mundur sepse Milloshi më 1993, i kishte shkarkuar të gjithë (38) gjeneralët titistë nga funksionet dhe i kishte avansuar oficerët çetnikë dhe radikalë e SPS, të cilët nga viti 1962 kishin vrarë ushtarë shqiptarë me moton: “Kanë bërë vetëvrasje”. Dosja e tyre do ta tronditë botën se shqiptarët në luftën çlirimtare kanë pas të drejtë dhe kanë pasë detyrë të pashmangshme. Prandaj lufta e LDK për paqësi, ka qenë një kotësi që implikon përgjegjësi dubioze….

Rasti i parë i sabotimit të luftës me mjegulla titiste më 15 V 1998      

Pse shkoi Ibrahim Rugova, Fehmi Agani , Mahmut Bakalli, Pajazit Nushi e Veton Surroi, të gjithë nga Rrafshi i Dukagjnit në Beograd më 15 maj 1998. Kjo shkuarje spektakulare e nxiti djalërinë shqiptare kudo që ishte, që t` i ngjeshë radhët, të fillojë lufta frontale, kundër okupatorit serbian. Okupatori nuk duhej të ndihej askund në tokën e Kosovës i sigurt. Për këtë detyrë Shtabi i Demaçit ishte natë e ditë në terren. Prandaj: çdo pyll, çdo fushë, çdo shtëpi, çdo lum e çdo kaçubë për okupatorin duhej të bëhej e pasigurtë. Toka shqiptare ishte e gatshme për gjak dhe për sakrificë.

Megjithë këtë, atëbotë ishte vendosë si direktivë e Bacës, që me çdo çmim, që politika e Ibrahim Rugovës, as mos të konzervohet e as mos të futet në frigorifer, as mos të sulmohet me asgjë. Ajo politikë që përdorej sidomos në Prendim që “plagët e Kosovës më i vu nën tepih”, çak edhe të popullarizohet LDK nuk pinin ma ujë në kroin e popullit. E vërteta, ajo politikë duhej të mbetet si një “instrument që në shqiptari nuk bën muzikë fare, por që duket si muzikë bajate në stilin: “Lopët e mia më të mirat në katund”, për të humbur gjurmë. Kështu talleshin disa luftëtarë të radhëve të para të UÇK-ës me politikën paqësore, e që sot janë ‘nën hie’, të harruar, sepse ata luftën e kanë pas për njëmend e jo për përfitime personale.

Ky pentagram shqiptar, si u quajt në Beograd nga oponentët e Milloshit, ishte më tepër një mbulesë e jashtme për të treguar se: “Kosova është çështje brendshme e Serbisë”, dhe ja shqiptarët më në fund e kanë kuptuar këtë realitet.  Kështu do t` i thuhet diplomatit gjerman në Bruksel, në takimin e G. 8 –ës, pikërisht më 20 maj 1998. Lidhur me këtë, nga takimi Milloseviq- Rugova në Beograd më 15 maj 1998, ka mbetur një informatë e siguruar në Londër se kemi të bëjmë me: “Një pajtim të plotë serbo shqiptar”.

Pikërisht për ta vërtetuar tërthorazi se çka është vendos në Beograd më 15 dhe 16 maj 1998, dy agjentë të CIA-s do ta përgatitin vizitën e Ibrahim Rugovës, Bujar Bukoshit dhe Veton Surroit që të shkojnë  në Vashington, më 28 maj 1998 në Shtëpinë e Bardhë. Delegacionin e ka pranuar Presidenti Bil Klinton, i cili nuk është prononcuar kurrë, pse e pranoi delegacionin pa Mahmut Bakallin, i cili insistonte për të qenë pjesë e delegacionit. Por, prezenca e Bujar Bukoshit në Shtëpinë e Bardhë, si kryetar i një qeverie në EKZIL, shumë shpejtë e pashiti turrin e Mahmutit, për ta marrë kalanë (qeverinë) për brenda.

Rasti i DYTË, tash  I TRADHTISË ushtarake si urdhër nga lartë konsiston me qershorin e vitit 1998

Shtrohet pyetja, pa ekivoke me urdhër të kujt u themeluan Forcat e Aramatosura të Republikës Kosovës (FARK). Dihet se këtë forcë e pati themeluar Qeveria e Bujar Bukoshit, si oponencë e UÇK-ës që funksiononte me shumë pengesa nga viti 1993. E vërteta, pa hy në çështje funksionale të FARK-ut, shtrohet pyetja: FARK DEZERTOI dhe Brigada e Kolonel Tahr Zemës në qershor të vitit 1998, u largua nga  vijat e frontit, nga lufta e drejtë. Këtij largimi nuk i thonë ndryshe me fjalorin shkencor historik, përpos  se tradhti ushtarake. Me sa kemi kuptuar, gjithnjë sipas dokumenteve të kohës, Kolonel Tahir Zema nuk pati ardhur në Kosovë për ndonjë shou, e më së pakut për tradhti.

Pra ka ardhur me të gjithë ata ushtarë e oficerë për të luftuar armikun, sepse të paktën Kolonel Tahir Zemajt i duhej një dëshmi faktike se nuk është ai që mendohej, për te. Në realitet, DEZERTIMI i Brigadës Tahir Zemës, pra është i urdhëruar nga lartë. E kush është ai lartë, ende populli nuk është në dijeni, sepse interesi i një shtrese të kërrtavuar dhe të mykur në punë të pista, teksa duhet të demaskohet. Atëherë, ishte shumë me vlerë e më së shumti për Ramush Haradinin pse ndodhi një fenomen i tillë i dezertimit.

E vërteta, për ta kuptuar në thellësi çështjen duhet njohur deri në detale Marrëveshjen Adem Demaçi- Kolonel Ahmet Krasniqi në Osllo. Nëse “intermedium”, nuk kishte mundësi për ta kuptuar Ramushi atëherë fenomenin e dezertimit ( e ka kuptuar kur ka ngja por….), do të duhej për ta kuptuar më vonë, jo nga pyetjet e ndonjë gazetari, por nga hulumtimi hermenutik i ndonjë shkencëtari si historian me përvojë dhe me dokumente të kohës, duke iu nënshtruar çdo vlerësimi kritik, nga aspekti i rrethanave shumë të vështira politike dhe ushtarake.

Mu për këtë, shprastësi shumë kush, çështjen e dezertimit nuk mundet për ta kuptuar as sot, sepse fenomeni i largimit nga fronti i luftës, është çështje e hulumtimeve të thella shekncore të historanëve me përvojë e jo të politikanëve, juristëve apo gazatarëve e sociologëve investigativ. E thënë shkarazi, atentati ndaj Kolonel Ahmet Krasniqit dhe prapavija e Kërrnajave, është pikërisht për ta prishë çdo mundësi që Marrëveshja Demaçi-Ahmeti të implementohet, sepse Koloneli ishte me tërë qenien që paratë të drejtohen kah lufta e UÇK-ës.

Për ta zbutur çështjen e tradhtisë, historikisht rezulton se një pjesë jo e vogël e pjesëtarëve të FARK-ut u kthye më vonë në vijat e frontit. Pra çështjen duhet hulumtuar nga poshtë lartë e jo ndryshe. Po i përmendi vetëm disa.

Çështja e Agim Ramadanit, Sali Çekut… e deri te Ministri aktual i FSK-ës sot (Gjeneral Anton Çuni), që janë kthyer në luftë, dhe kanë bërë histori lavdie, është një fenomen lufte që historikisht nuk është përsërit vetëm në Kosovë. Pra kthimi i Farkistëve ( i tyre) në luftë, as nuk është meritë e themeluesit të FARK-ut, e as sukses i shkatërruesit të FARK-ut. Por ishte dhe mbetet meritë  e logjikimit të këtyre ushtarëve dhe oficerëve patriotë dhe trima . Edhe më konkretisht, kthimi i këtij grupi në vijat e luftës më vonë, tregon faktin se në mes kreut funksional të LDK dhe operativës ushtarake të Qeverisë në ekzil, ka pas çarje substanciale, të cilat po i kushtojnë edhe sot shumë shtrenjtë historisë së lavdishme të UÇK-së.

Vetëm kujtoni se çka tha ministri aktual Anton Çuni në Parlament për Hashim Thaçin dhe stafin e tij politik dhe ushtarak, në një atmosferë të pakontrolluar me logjikën e trurit. Do ta kuptoni se, ata sot në Hagë nuk janë vetëm në saje të akuzave të montuara serbe. Nuk dua të elaboroj më tepër, sepse në këtë nye historik diçka nuk është në harmoni me fatet fatale të popullit. Prandaj, e vërteta, te popujt që kanë përvojë me luftëra të drejta mbretëron qëndrimi se nëse tradhtia ndodhë nën BETIM, atëherë faji është i pafalshëm, e që ka të bëjë me grupin e dezertereve (FARK-ut).

Por, grupi që ka shkuar në Drenicë për të urdhëruar DEMOBILIZIMIN e UÇK-ës në shtator 1998, imediativishtë dihet se nuk ka qenë i organizuar nga pozicioni i BETIMIT, por ka qenë i shtyrë nga pozicioni i URDHËRIT dhe urrejtjes politike, si një lloj religjioni që ishte realitet në Kosovë më 1998/9 kundër UÇK-ës-dihet nga kush. Pra, në këtë rast urdhëruesi është i barabartë në fajësi sikurse ushtarët dezertorë nën betim, por edhe më tepër, sepse rrjedhimisht edhe në rastin e parë, edhe në rastin e dytë, urdhëruesi dihet dhe atë historia do t` i gjykojë ashtu si imponojnë Konventat e Gjenevës mbi luftën e drejtë, nga viti 1948/49, por mbi të gjitha dokumentet që janë nënshkruar.

Ngjarjet që pasuan pas dezertimit të FARK-ut zbulojnë edhe më thellë fajin e pafalshëm në vijim

Shtrohet vetvetiu prap pyetja: Me urdhër të kujt një delegacion me në krye Nekibe Kelmendin shkoi në Drenicë për të urdhëruar ÇARMATOSJEN E UÇK-ës, në shtator 1998? Pra kjo kërkesë vjen pas dezertimit të urdhëruar në qershor 1998, që do të thotë se politika e sabotimit dhe luftimit të UÇK-ës ishte “shkollë standarde”, pa SHKËPUTJE nga puna. Edhe me konkretisht. Fenomeni i tentim shkatërrimit të UÇK-ës, pra po përsëritej dhe tradhtia po bëhej dukuri, me fakte konkrete.

Pse u heshtën këto tradhti deri me sot, është pyetje e pyetjeve që i drejtohet çdo Ministrie të drejtësisë, që duhet t’u shtrohet atyre që u OPORTUNIZUNAN deri në tentim  tradhtie në vijim. Pra  interesi madhor, për format interesi të klanit koalicionist politik në vijim shihet se është përfshirë nga “inflacioni i moralit shtetëror dhe politik”, për një grusht pushtet, që tani është kthyer në flluskë sapuni, sepse është ngjarje e djeshme që në çdo kohë PRODHON KRIZA QEVERISËSE, por që tragjikisht implikon probleme substanciale për shëndetin e shtetit sot, dhe shumë tepër nesër, pra implikon pasiguri, sepse ish okupatori është kthye këmbë kryq në ofensivë, në saje të këtyre fajeve të fjetura infektive.

Përfundimi si konkluzë konceptuale: Në realitet fenomeni dezertim nuk mund të kuptohet nga vet dezertimi, por kuptohet pikërisht nga zhvillimi i ngjarjeve që pasojë. E ngjarja vijuese që pasuan në shtator 1998, është shkuarja e Delegacionit Nekibe Kelmendit në Drenicë (vet e  13 –a)  për të urdhëruar DEMOBILIZIMIN E UÇK-ës. Tani nuk do të shpalosi çështjen më thellë, jo për shkaqe oportune, por për shkak se këtë detyrë e ka INSTITUTI i HISTORISË. Pra, çështja është edhe problem i firmës, sepse për Akademi, dihet çdo gjë, pa një termet në mbi 9 shkallë të rihterit, objektivizim të historisë nuk ka, sepse në hulumtime shkencore nuk investohet, por po invetsohet në botime individuale me një lliks porfitabil, gjinj politik e jo kombëtar.

Pas këtij elaborimi po e shtroi një pyetje rellaksuese-freskuese?: Pse Gjenerali De Gol e fali Petenin për tradhti kombëtare gjatë Luftës Dytë Botërore. E fali për dy shkaqe: Së pari Peten ishte akademik i njohur francez; së dyti tradhtinë nuk e ka bërë se ishte nën ndonjë betim ushtarak, apo shtetëror- kushtetues?

Tentim luftimi me të gjitha mjetet kundër UÇK-ës, në anën tjetër nuk ndalet vetëm me dezertim (qershor)dhe përpjekje për demobilizim (shtator 1998). Çështja e shkatërrimit apo e luftimit të UÇK-ës, shkon edhe me thellë në tradhti në fund të vitit 1998 e sidomos gjatë mars-prillit 1999. Prandaj shtrohet pyetja: Me urdhër të kujt, më 19 XI 1998 u themelua Shtabi për hulumtimin e “krimeve serbe dhe të vrasjeve enigmatike”. Dhe pse këtë detyrë e merr mbi veti partia (LDK) e jo Qeveria, Ministria e Drejtësisë në ekzil.

Citoi: “ Duke u mbështetur në nenet 25, alineja 1 dhe nenit 27, alineja 4 të Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë dhe krimet e kryera nga forcat serbe, vrasjeve ENIGMATIKE (në kënd aludohet?!!!) dhe KËRCNIMEVE të aktivistëve të LDK, në bazë të kompetencave të tij, Kryetari i LDK-ës merr këtë: VENDIM, për caktimin e një komisioni për HULUMTIMIN e KRIMEVE TË LUFTËS.

  1. Eqrem Kryeziu (Kryetar), (janë 9 “oficerë” hulumtues. Nuk e shohim të arsyeshëm momentin që emrat e tyre t` i bëjmë publik, edhe pse janë në Arkiv, por madje: qarkullojnë nëpër internet).

‘Ky komision obligohet të krijoi në të gjitha degët e LDK-ës, NËNKOMISIONET përkatëse. Koordinimi i punëve bëhet me Kryetarin e Komisionit Z. Eqrem Kryeziun. Zbatimi i këtij vendimi fillon menjëherë.

Kryetari i LDK-së
Dr. Ibrahim Rugova, (pason nënshkrimi në dokument)

Prishtinë më 19 XI 1998

Se çfarë hulumtimi të krimeve ka bërë ky Komision shkencërisht është e mundur të vërtetohet, sepse ekzistojnë raportet e tubuara. Por populli nuk e dinë se kush i ka drejtuar komisionet nëpër degë të LDK-ës, edhe pse dihet se një publikim është botuar nga një autore, por nuk dihet ana tjetër e medalës se çka është tubuar rreth “vrasjeve enigmatike”, sepse sië shihet asnjëri nga komisionarët nuk ka qenë ekspert se kush mundet të bënte “vrasje enigmatike”.

Ky komision, kurrë nuk ka krijuar ndonjë elaborat se si po sillen shërbimet informative dhe ato kontrainformative serbe në Kosovë, çka po ofrojnë të ashtuquajturat OJQ etj, të cilat kishin për detyrë në kushte lufte dhe program të shfarosjes së shqiptarëve: “të vrasin edhe serbe në mënyrë që të gjejnë shkaqe e shkase për intervenim, jo kundër UÇK-ës por kundër civilëve shqiptarë”, sepse qëllimi ishte spastrimi i plotë i Kosovës, sikurse kishte ngja me shqiptarë në Sanxhakun e Nishit në dhjetor 1877.

Dokumentet e SPS dhe partisë Radikale dhe asaj të Araknit, e zbulojnë qëllimin se deri ku shtriheshin ambicjet politike dhe ushtarke serbiane. Madje në projekte dëshmohet se kush nuk duhet të ngucet e kush duhet të luftohet me të gjitha mjetet, edhe pse në mars dhe prill 1999 u ‘përzien kabllot’ edhe në Beograd. Ky realitet mund të kuptohet se sa kushtonte koka e shqiptarit në Kosovë, kur të analizohet se kush ishte antar i JULL-it, bje fjala vetëm në Komunën e Prishtinës. Lexone me kujdes përkatësinë gjinore dhe shkollore e më në fund kombëtare.

Se LDK nuk ishte në rrjedhat historike moderne, nxirret konkluza në NATO se çka ishte fol më 15 maj 1998 në Beograd; se çka ishte fol më 28 maj 1998 në Shtëpinë e Bardhë para Bill Klintonit, se pse ishte urdhëruar dezertimi i një brigade elite të FARK-ut në qershor 1998; se çfarë tragjedie do të pasonte po të demobilizohej UÇK,  si i urdhërohet në shtator 1998 në Drenicë; se çka ishte tubuar nga Komisioni i Eqrem Kryeziut (Prizrenit), nga 19 nëntori 1998 e tutje; mbi të gjitha: çka përmbante Rezoluta nr. 1160 e KS OKB e 31 marsit 1998?. Në Rezolutë askush nga Shtabi i Eqrem Kryeziut, nuk  e dinte se çka implikon mbështetja e KS OKB në Kaptinën VII të Kartës së OKB-ës.

Pra, KS OKB ishte UNANIM për BOMBRADIMIN E RFJ-ës, nëse pushteti i Beogradit eskalon ( e po eskalonte) në dhunë të mëtejme në Kosovë. Ndërsa, dikush në Kosovë organizonte, pas 5-7 marsit, më 21 mars 1998, zgjedhje parlametare dhe Presidenciale(!), e sidomos pas  31 marsit 1998, në vijimësi duke bërë sabotime dhe plus duke lëshuar akuza shumë të ulta, pa i hulumtuar ngjarjet tragjike dhe dokumentet autentike, në shkallë hermeneutike. Tërë kjo e ka siellë LDK në Rambuje që të jetë vetëm një dekor, madje edhe atëherë kur ishte pranuar çdo “gjë çka shkruante në 10 pikat e panegociueshme”, pa i lexuar fare.

Në saje të këtyre fakteve në Rambuje kreu i LDK-ës për Perendimin ishte vetëm për dekor politik

Ja faktet: Debakli i kreut të LDK-ës në Rambuje në të dy raundet (shkurt dhe mars 1999), tregon se Kreun e LDK-ës nuk e pyeste më askush, për asgjë. Pra, duhet mësuar mirë e ngjeshur se BOMBARDIMIET E NATO-s i ka siellë lufta e UÇK-ës dhe askush tjetër. Çështje tjetër është oportunizimi politik që ka ngjarë pas 21 shatorit 1999, kur u demobilizua UÇK dhe kaloi në TMK, fakt ky që është për një shqyrtim të thellë dhe të gjithanshëm shkencor, sepse askund në botë nuk ka ngjarë që një ushtri fitimtare që bënë luftëdrejtë, të demobilizohet dhe të transferohet në diçka që nuk ka të bëjmë me profesionin e bartjes së armëve ushtarake. E TMK nuk kishte leje të bartë armë ofenzive ushtarke. Pra, edhe më shkoqur, imponohet pyetja se pas 10 qershorit 1999, kush është çlirimtar, e kush urdhërues i pushtetëshëm në Kosovë.

Pse gjatë marsit-prillit 1999  LDK tentoi të krijojë edhe një Qeveri marionetë me Mehmet Hajrizin në krye

Se Qeveria marionetë Mahmut Bakalli e skalitur të ngjitet në pushtet më 15 maj 1998, duke e marrë edhe “dorën” e S. Millosheviqit, dështoi, gati askush nuk e dinte nga qarqet e partive politike shqiptare në Kosovë. Por zbulimin “spektakular” e ka bërë Velko Odalleviq në një aheng dasme nën presionin e alkoolit dhe entuziazmit folklorik, dhe atë para një informatori që ishte në kontakt me Bajrush Behramin, i cili e korruptonte një treshe serbe, për pak para, por merrte informata që nuk kishte shumë që i paguan.

E tash në kohën kur Milloshi më 1998, i kishte hapur të gjitha letrat në stilin: “Do istrage nashe ili vashe” (Deri në shfarosjen tonë ose tuajën”, prapë të pozicionohesh duke tentuar të themelosh qeveri kukull apo marionetë, bile në kohën e BOMBARDIMEVE të NATO-s, është më se publike çështja e tradhtisë, së dyfishtë. Kjo për faktin se një anëtare e kopotuar në KRYESI të LDK-ës, do të shprehet troq në një tubim nëndege: “UÇK për LDK-ën është mortajë, prandaj do ta luftojmë sikur armikun politik, sepse ashtu na konsiderojnë ata neve paqësorëve”!.

Lidhur me këtë, Adnan Merofci që mirret si “biograf” i Ibrahim Rugovës, duhet të prononcohet në emisionet jo të rralla televizive: Kush e autorizoi të shkojë disa herë në Shkup, për të kontrabanduar ministra. Me kënd bisedoi atje, për t` u bërë ministër, pasi që Kryeministër ishte emëruar Mehmet Hajrizi. (Informata nga: Mario Mollnar, SHBA dhe Kosova, “Koha”, detalisht).

Në lidhje me këtë, kreu i UÇK-ës kurrë nuk është diferencuar nga kjo përpjekje, sepse nuk donte as të luftohet Bujar Bukoshi, parat e të cilit ishin jo të vogla, por ishin dhe mbetëshin shumë të ëmbla, por, as që  të pranohet Mehmet Hajrizi, i cili ishte larguar nga Kryesia e LDK- së bashku me grupin e patriotëve që kishin bërë burgje politike për kauzën kombëtare, si thonim, ne në Shtabin e Adem Demaçit. Madje kur e kuptuam këtë metamorfozë në Zyrën e re të Adem Demës u shprehëm: “Më në fund Mehmet Hajrizi paratë e 3 % do t’i destinoi për UÇK-ën, sepse nuk mundet të jetë ndryshe përpos patriot. Madje, ky grup i të burgosurve politik, nuk qëndroi në krye të LDK pak kohë, por i larguan duke i etiketuar se” provuan ta marrin kalanë përbrenda”.

Këtë e thonin ata që baballarët e tyre ose kishin qenë UDB-sh të fëlliqur, ose kishin një fije lidhje ende  me SPB-ën konvetruese nga viti 1991. Krejt njësoj, sepse të dy palët nuk e shihnin asnjë hapësirë nga hunda e tyre, që Kosova të largohet përgjithmonë nga Serbia, sepse ishin stralluar në emrin Jugosllavi, katrahurë kjo që kishte shkuar në mbeturina të historisë, qysh më 4 korrik 1992, fakt ky i proklamuar nga Komisioni Badinterit (Jurist francez).

Pse edhe UNMIK na e ndaloi EKSPOZITËN për krimet serbe në shtator-tetor  të vitit 2001, duke e rrethuar sallën ku ishin panotë me shirit ndalues, që mos të afrohet njeri. E vërteta, tri ditë disa ushtarë të KFOR-it kanë bërë kujdestari natë e ditë, që mos t` i afrohemi sallës. Pra, në këto rrethana falë angazhimit të Adem Demaçit, Ekspozita është hap më 28 XI 2001, por pa prezencën e asnjë zyrtari të Ministrisë antikulturës që e drejtonte LDK.

Marrëveshja  e Kumanovës zbulon një histori të pazakontë. Dihet se palët që nënshkruan marrëveshjen (Kapitullimin e RFJ-ës) ishin oficerët e Ushtrisë RFJ dhe krye oficerët e NATO-s. Pra në negociatat e kapitullimit nuk ishte fare asnjë përfaqësues i UÇK-ës, e as që i ka rënë ndër mend të thotë dikush një fjalë për LDK-ën të vetëquajtur “institucionaliste”. Në fakt, opinionit i tregohet një fotogarfi ku Gjenerali Gjekson, Gjenerali Agim Çeku dhe politikani Hashim Thaçi i bashkojnë duart. Por ai bashkim ka të bëjmë me shuarjen e UÇK-ës dhe transformimin e saj në TMK.

Në realitet, institucioni më i lartë politik në Kosovë, sipas Rezolutës 1244, ishte UNMIK-u, që drejtohej nga një francez i quajtur Bernar KUSHNER. Por forca drejtuese ishte në duart e një gjenerali që vinte nga strukturat e shteteve anëtare të NATO-s dhe ende për fatin e mirë të Kosovës quhet KFOR. Në afatin e parë, shef i KFOR-it ishte  gjenerali Xhekson (anglez). E cili ka përparësi në pushtetin e Kosovës dihet, sepse ky i dyti , guvernatorin në Kosovë e delegon KS OKB, por komandantin e KFOR-it e caktonte Kreu i Aleancës Verialamtike-NATO.

Tani shtrohet pyetja ku ishin ne me atë plagë trishtuese që e kishin mbuluar popullin e përgjakur, se më në fund u çliruam nga robëria. Këtë çlirim si arkivist donim ta argumentojmë se kemi pas të drejtë të luftojmë, prandaj kemi të drejtë në shtetësi të re, se lufta jonë e drejtë ka pas karakter nacional dhe social. Menjëherë në Arkivin e Kosovës (në fillim të vitit 2000) ia patëm filluar punës, për të tubuar dokumente mbi krimet e okupatorit. Shumë shpejtë, Drejtorisë Arkivit ia dorëzova projektin, pasi që kisha lexuar një literaturë të gjerë. Titulli i punës ishte: “Gjenocidi serbe kundër shqiptarëve 1844-1999”. Ky tekst u pranua nga Këshilli organizativ për një EKSPOZITË dhe paralel edhe për një studim shkencor dokumentar që e fakton çështjen. Këshillin e drejtonin: Adem Demaçi, Agim Çeku e të tjerë. Për autor të publikimit në formë libri e caktuam Nusret Pllanën, atëherë arkivist i Arkivit Kosovës.

Për t` ia përgatitë hapësirën librit, së pari, patëm përgatitë një ekspozitë me titull: “GJENOCIDI SERB kundër Shqiptarëve 1844-1999”. Këtë ekspozitë e kishin planifikuar ta sjellim në çdo kryeqytet të Evropës. Por pengesa e parë doli nga përfaqësuesi i UNMIK-ut, i cili prerazi i përkrahur edhe nga Ministria kukull e kulturës na u tha: “Ekspozitë me titull të tillë nuk lejojmë”. Ndalimi u shpallë pasi që i kishim shpalosur të gjitha fotot dhe dokumentet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Madje Ministria na e pati dërguar edhe një shkresë zyrtare, se për çka mund të punoni ju, vendosim ne.  Me që përfaqësuesi i UNMIKUT për kulturë dhe arsim ishte një spanjoll (?), ai u kërcënua sidomos ndaj meje, që isha autor i projektit. Shkurt e shqip, në prani të drejtorit dhe sekretarit të Arkivit përfaqësuesi i UNMIK-ut, i yshtur nga krerët e LDK-ës u kërcënua se: “Nuk  e lejojmë që ekspozitën e juaj ta vizitojë asnjë njeri. Unë kam porosinë e LDK-ës që mos të shfaqen fotose të tilla shqetësuese, sepse jemi para “zgjedhjeve të para parlamentare”.

Nëse insistoni ta hapni Ekspozitën me forcë, ne do ta ftojmë përfaqësuesin e KFOR-it për të ju arrestuar, dhe ju garantojë se do të qëndroni në burg për së pakut 10 (dhjetë) vjet. Unë pa  ndonjë modesti ia ktheva, në frëngjishte jo 10 po 20 vjet, për popullin tim janë pak more. Ju thoni se ekspozita ndalohet deri më 17 nëntor 2001. Por ta mbani në mend, se më 18 nëntor 2001, unë jam këtu po ti nuk do të jesh, sepse kam me të luftua edhe ty si neokolonialist. Unë e dua popullin tënd,(i them të huajit) por e urrej dhe do ta luftojë sikurse fashizmin serbe çdo diktaturë të llojit të fashist të Hitlerit, FRANKOS e Milloshit. Në këso situate spanjolli zyrtari i UNMIK-ut u arratisë nga zyra nuk është parë më në Kosovë.

Më vonë më është thënë nga një oficer austriak, se keni shpëtuar falë faktit se Adem Demaçi ka qenë në krye të Këshillit organizativ, po edhe në krye të Këshillit botues të librit Nusret Pllanës, që është ribotuar nja pesë herë dhe është përkthyer në NËNTË (9) gjuhë botërore deri me sot. Por këtu nuk pushon as suksesi jonë e as tragjedia historike shqiptare. Tragjedia është se askush, deri me sot për shkaqe politikaneske, nuk ka mundur të më japi ndonjë vërejtje ndaj tekstit tim, por edhe ndaj fotografive dhe dokumenteve të prezantuara. Edhe më keq, prej librit të gjithë vjedhin, por publikisht e injorojnë. PSE?

Ku është e vërteta?

Pas shkuarjes së përfaqësuesit UNMIK-ut dhe reagimit shumë të egër të një femre shqiptare, gjithnjë në emër të Ministrit dhe të LDK-ës,  ne e hapëm EKSPOZITËN, së pari në Prishtinë. Betohem para popullit se atë ekspozitë të papërsëritshme deri me tash, gjatë 15 ditëve sa ka qëndruar e hapur në Prishtinë, nuk ka ardhur për ta parë asnjë zyrtarë i pushtetit Kosovës, asnjë përfaqësues partie, apo pushteti fiktiv nga Presidenti e teposhtë. Përkundrazi jemi kërcënuar se: “Nuk guxoni të shkaktoni urrejtje ndërnacionale”, e Serbia sa po mundet me të gjitha mjetet po mbjellë jo vetëm urrejtje, por edhe intriga të cilat për Kosovën do të bërën një haraq i papërballueshëm. Pra pozicionin efanziv na e ka mbjellë LDK e etur për “institucionalizim të formatit plaçkës “, ne do të korrim varfëri dhe ndjenja se ende nuk jemi të çliruar nga neokolonializmi modern.

Krejt diçka tjetër ishte kur po atë ekspozitë, pa asnjë ndryshim e hapëm në Tiranë. Aty edhe me rastin e hapjes, edhe me rastin e qëndrimit, EKSPOZITËN e kanë vizatuar me dhjeta mija persona, ndër ta edhe përfaqësuesit e 37 ambasadave.

Si përfundim erdhëm deri te dokumentet më 2002, se JO të huajt (UNMIK-asin), por disa persona të LDK-ës i kishin nxitur unmikasit kundër neve, sepse e mbanim pozicionin, e atë pozicion e nxirrnim nga faktet, se UÇK ka bërë luftë të drejtë. Pra embrioni i kundërshtimit ishte i brendshëm, pra kishin gisht “religjioz dhe ideologjik” tre persona që më fund treshi fuzionohej në një.

Ke e akuzon Josef  Martinsen me librin “PUSAT E VDEKJËS NË KOSOVË 1998/99”?

Punonjësit profesional të Arkivit nuk u ndalën, së pakut për të ardhur deri te faktet dokumentare për krimet serbe, sepse e dinim se akuza për krime duhet të hartohet në fund, nga Qeveria (Ministria e Drejtësisë). Për një kohë shumë të shkurtër e sollëm një suedez (sepse u kërcënuam me burg nga UNMIK-u) me emrin Josef Martinsen dhe sipas instruksioneve të mia ia caktova tre shoqërues: Nusret Planen, Jusuf Osmanin dhe Gazmand Berishën. Ai i kishte përcjellësit  e vet, por kishte edhe përkthyes.

Pas tetë muaj punë intensive doli libri në katër gjuhë: anglisht, shqip, frëngjisht dhe serbisht. (Libri është promovuar në Prishtinë, por aty nuk erdhi asnjë përfaqësues i Ministrisë Kulturës. Po e them këtë, sepse ASNJË QEVERITAR i REPUBLIKËS KOSOVËS, nuk i erdhi madje as Josef Martinsenit në promovim. Promovimin e bëmë ne të Shtabit të Adem Demaçit, nga Asociacioni “DARDANIA” dhe Arkivi i Kosovës. Pra për mos zbardhjen e krimeve të okupatorit serbian fajin kryesor e kemi vet, sepse kemi nxituar pas funksioneve dhe i kemi mbyllë sytë para plagëve të popullit.

E politika serbe, hap pas hapi e ka “kontaminuar” çdo mundësi që asociacionet e Kosovës të garojnë me një shtet, i cili ka miliarda dhe ndihmohet nga të gjitha shtetet që kanë “Kosova brenda”, e raste të tilla nuk janë të pakta. Vetëm në Evropë janë 94 Kosova që aspirojnë pavarësi ose ndryshim rrënjësor të statusit të tyre nacional (jo ta ndërrojnë nacionalitetin por të trajtohen se kujt i takojnë) dhe juridik. Vetëm duhet të shikohet se çfarë dëmi  sjellin ata që sot provojnë ta çpikin “Kombin Kosovar”. E kjo çpikje shpije ujë në mullirin e Dushan Mugoshës dhe A. Rankoviqit që shqiptarët e Shqipërisë i quante “ALBANCI” e neve që ishim në robëri në Jugosllavi na quante “SHIPTARI”. Ky është pazari antishqiptar, vetëm që tragjedia ngjanë në kohë të ndara, e subjekti dhe hapësira është e njëjtë.

Me duhet të them se Josef Martinsen me të cilin aq u miqësuam, nga UNMIK-u për mua e nxori këtë informatë: “Je nën hetime të dyfishta (LDK dhe UNMIK) dhe duhet kujdes që mos të lëvizësh nëpër lokalitete ku nuk ka njerëz. Duhet të lëvizësh vetëm nëpër qytet, ku frekuentojnë shumë persona”. Lidhur me këtë më duhet ta plasoi edhe një informatë. Ajo ka të bëjë me: “Këshillën  e Murteza Studenicës në prezencë të Gazmend Berishës dhe Nusret Pllanës, para Gradnit:”Profesor të këshillojë, unë jam kryetar i Shoqatës Shqiptaro Hebreje”.  Janë kah të përcjellin me të vra! Mendova se po tallet, sepse e njihja për një kohë të gjatë si gazetar të “RILINDJES”. Por ai vazhdoi:  “Ke kujdes dhe tregoi Bacit Demë, për ta ditur”. U befasuam. E pyes mos shqiptarët? Thotë pa ekuivoke jo, por edhe nga UMNIKASIT, se ti pa bartë syza e po kujtojnë se je filani (…. dihet emri i kujt me identifikonte mua me te!).

Nuk ka rëndësi kjo, sepse mbeta gjallë. Por ka rëndësi se vrasa dhe plagesa që pasoi pas dy muajve, e me të cilën nuk u muar naivisht askush, tregoi se akti është bërë ose nga agjentët e SERBISË, ose nga shërbimi sekret i UNMIK-ut që ishte në kontakt permanent me Beogradin, për mos me tregua i vrari të vërtetën që e dinte sigurisht si ish UDBASH shumë i egër dhe me një të kaluar kriminale. Këtë pohim e forcon edhe fakti se kur u themelua Gjykata Speciale, për t’u hetuar dhe gjykuar vetëm shqiptarët, materiali bazë për ata prokurorë  ishte çdo informatë e UDB-ës serbe, për çka 62 dosje u plasuan në Hagë.

Pra, askush nga pushtetarët tanë nuk ka menduar bile se UNMIK dhe EULX janë në lidhje me Beogradin, dhe nuk do të ndalën deri sa ta defaktorizojnë UÇK dhe REPUBLIKËN E KOSOVËS, sepse si model po u pengon. E ky pohim vërtetohet  me dy fakte të thjeshta: Kapitullimi i Jugosllavisë në Kumanovë si marrëveshje super sekrete Klinton-Jellcin. Çdo tregim tjetër është një lojë fjalësh.

Më tutje VIZAT e famshme, shqiptarët e Kosovës, nuk i marrin sepse po presin që ta pranojnë  shtetësinë serbe, sepse atë shqiptare e kanë të ndaluar. Në vijim, emërimi i komesarit për punë të jashtme (Borelli) nga një shtet që nuk e njeh Kosovën, plus emërimi nga Borelli i një zyrtari  (Llajçak –sllovak), që hapur njihet si armik i shtetit Kosovës, tregon se dera e mbyllur për Kosovë është fakt i kryer, dhe BE, vetëm po taktizon.

 Kush na kërconi tutje dhe pse e sollëm Josef Martinsenin për ta botuar librin, për hedhjen e shqiptarëve për së gjalli nëpër bunare.  E kishim në dijeni qysh në maj të vitit 2000 se UNMIK në Kosovë është pro serbian. E dinim se zyrtarët hetues të UNMIK-ut po udhëtonin për çdo javë në Beograd dhe atje janë në kontakt me prokurorë dhe gjykatës, që njiheshin në Kosovë për qëndrimet e tyre fashiste.

Deri në vitin 2006 shumica dërmuese e zyrtarëve të lartë dhe të mesëm të UNMIK-ut, nuk kanë banuar në Kosovë. Rasti i tre (3) ukrainasëve dëshmon se ata nuk kishin qenë në vendet e punës për 152 ditë. Banesat i kishin në Prekupe (njëri në Kushumli). Atje kishin dashnore dhe në saje të rrogave marramendëse në krahasim me ato që ishin në Ukrainë, këta DAHIJË të ri, jetonin në lluks, aq më parë kur në Serbi dhe Maqedoni ( ka pas të atillë që ditën kanë punuar në Kosovë, kurse natën e kanë kaluar nëpër bordele në Maqedoni dhe Serbi) ku çmimet ishte shumë të favorshme për ta.

Pas një viti këta “shtegtarë” prej spiunësh UNMIKASIT, konsideroheshin si nëpunës ndërkombëtar në Kosovë, dhe si të tillë kishin edhe imunitet. Për ta dinte detaisht UDB serbiane, por kishte dobi sepse u jepnin informata të fabrikuara, të cilat mblidheshin zyrtarisht nëpër Kosovë, dhe i ARSYETONIN RROGAT E TYRE ASTRONOMIKE. Pra, informimet ishin të dyanshme. Lidhur me këtë, ekziston një thënie diplomatike nga shekulli XVIII-të: “Ata që kanë imunitet diplomatik, nuk mund t’i rrasin hundët në çdo nevojtore”.

Kjo do të thotë se nëpunësit UNMIKAS ishin një kastë e re që i lejonte veti çdo privilegje dhe me të gjitha mjetet, sidomos më 2004 punuan për ta dezinformuar opinionin në mënyrë që Kosova të defaktorizohet. Në këtë drejtim elaboaratet antishiptare në shumë raste UNMIK-asit i merrnin të gatshme nga UDB serbiane. Këtë fakt e tregon materiali copza që ata e hudhin në mbeturina e ne në msheftësi i kontrollonim. Në të shumten e rasteve, pra ato elaborate ishin nga po ajo kuzhinë e UDB-ës dhe KOS-it që vrante ushtarë,  po edhe civilë shqiptarë për ta frigësuar rininë sidomos, që të arratiset nepër Evropë.

EULX-i vazhdues i politikës së dytësimit ndaj  faktorit politik shqiptar

Të njëjtin zanat sikurse UNMIKASIT do ta vazhdojnë shumë nëpunës të EULX-it. Shumica e tyre gjatë syrvejimit tonë do të shihen me lavire në dy kafene në Çagllavicë. Prostututet nuk ishte mundur për t` i dalluar a janë serbe në fillim. Por me kalimin e kohës u tregua se një pjesë jo e vogël e prostitutave ishte nga Serbia, por kishte edhe serbe nga Kroacia, Ukraina, Rusia, dhe sidomos nga Rumnia.

Edhe kjo shtresë nepunësish është marrë me montime të proceseve kundër shqiptarëve. Montimet kanë pasë të bëjnë me luftën që të gjinden LAKEJ SHQIPTAR për të dëshmuar rrejshëm në Tribunalin e Hagës e në vijim të shpiunojnë për Dhomat e Specializuara që konsiderohen “Gjykatë e Kosovës’, por, as që marrin rrogë nga Kosova, as që është qoftë edhe ndonjë sherbëtor shqiptarë nga Kosova. Ky fakt është kulmi i vënjës së thikës pas shpine popullit të Kosovës, që torturohet në çdo shtet sidomos të BE-s, sepse ashtu e kërkon politika pansllaviste ruse dhe serbe, e që janë në Këshillin e Evropës, pa “niçah”.

Sjellja e policisë EULEX-it me rastin arrestimit të Jakup Krasiniqit është alarm për popullin në Kosovë, sepse ato skena i përngjanin atyre të ish Jugosllavisë (Serbisë) titiste dhe fashiste nga kuzhina e Millosheviqit. Lidhur me këtë, edhe pse e dimë si popull i civilizuar, se policia ka për detyrë ta zbatojë ligjin, ligji nuk parasheh skena të tilla traumatike për popullin, aq më parë kur dihet se sot çdo gjë incizohet dhe pas dhjetë minutave e ka si informatë frikësuese, edhe pse është informatë investigative, dëmi psikologjik është katastrofal. E vërteta, nuk kemi informatë se  ligji i ka i ndaluar librat shkencor të Dr. Jakup Krasniqit, e që ato libra shitën nëpër çdo librari. A nuk është kjo ajo fotogarfia kur mafia e Milloshin vinte dhe na i regjistronte edhe lapsat nëpër zyre, e lere ma librat, me të vetmin fakt që ne të frikohemi dhe të dënohemi s jemi qytetar të rendit dytë.

Evropë “demokratike” ku je, ne kemi përvojë të hidhur me një rrëgjim gjakatar titist dhe milloshist plot realitet fashist dhe aparteid. Pra i kupto plagët tona dy shekullore. Po, unë nuk jam DRAJFUSI, por as nuk jemi pa ndonjë Emil Zolë, nga mbarë rruzulli taksor, sepse ishim dhe jemi popull me vajë në buzë, jo se jemi qyqarë, por pse jemi kështu të nëpërkëmbur, nuk po e mësojmë dok kah po na vjen terri?!. Për këtë dhe mbi këtë realitet pse nuk po studiohet fakti se sa ish ushtarë të UÇK-ës që ishin të shëndoshë si molla, kanë bërë vetëvrasje, si pasojë e varfërisë.

Me kujtohet, më 1973 Kosova e varfër dhe pasur (toka dhe nëntoka) i kishte vetëm TRE (3) persona që merrnin drogë. Edhe ata, dy (2) ishin serbian dhe një (1) ishte turk. Ku jemi sot, çka na ka sjellë “demokracia”, kur më ngat  e ke bankoritimin, se sa këmishën veshur. Plus droga dhe prostitucioni, plus shpifjet dhe intrigat religjioze dhe ideologjike politike, mbi kurrizin e Republikës Kosovës, e kanë bërë jetën gati të paduruar. Po e theksoi këtë se ne nuk kemi luftuar për liri dhe pavarësi që të jetojë një kastë politikanësh në lluks dhe anarki.

Shikoni popull i nderuar, se si në Prishtinë të gjitha pallatet e dikurshme profesionale janë kthyer në punishte administrative. Çka na duhet një administratë e këtillë gllomaze. Dikur Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i kishte 16 nëpunës dhe e kishim vendin e parë me dituri (nxënist e gjimanzeve) në Jugosllavi. Tani në Ministrinë përkatëse punojnë jo më pak se 250 nëpunës dhe jemi standard në vendin e fundit në  PISA. Shtrohet pyetja popullore: a është këtu EULEX për ndihmë në reforma, apo për ta ndihmuar kastën e  politikanëve tanë injorantë të vjedhin.

Prandaj, imediatisvisht pyesim: ku mbetën 2 milion euro që u vodhën nga TREZORI kombëtar. Populli do informatë; çka dhe kush ia mundësoi agjenturës turke, të vjen pikë të ditës në Aeroport, dhe t` i kidnapojë 6 mësues që ishin punëtorë shumë të respektuar, aq më parë kur fëmijët e pushtetarëve tanë kanë mësuar prej tyre; çka dhe si e kush i solli “Dosjet” alarmante të spiunëve të Dhomave të Specializuara nga Haga apo Beogradi, në OVL të UÇK, e qe dy muaj dy drejtuesit e OVL UÇK O(dy bashkëluftëtarë të mi, të qëndrojnë në burg, pa asnjë faj.

Jo nuk mund të heshtët më asgjë sepse dy kuadro po  kalben në burg, pa asnjë faj. Kush po i kurdisë këto fabrikime, dihet, ose dikush duhet t` i din dhe “nuk po i dinë”; çka dhe ku mbeten 25 kilogram ari nga dhomat speciale që dihet se kush i siguronte.

Politikanë me nofkën: as “hajri” i dreqit as “sherri” i melaçës

Ta shtrojmë si tryezë që në fillim se politika e shtrirjes së qafës e ka sjellë Serbinë në ofensivë shumë të egër ndaj Republikës Kosovës. Elaborimi: Një pjesë jo e vogël e politikanëve shqiptarë në Kosovë është shumë e gëzuar që ajka e drejtimit të UÇK-ës, është e arrestuar dhe e vendosur në burgun e Sheveningenit në Holandë. Madje shumë intelektualë naiv po teatrizojnë, sidomos disa juristë, thua se populli ynë ha bari dhe nuk e dinë çka është ligi, se: “askush nuk është fajtor pa u shpallë vendimi i gjykatës”.

Në rregull. Por kjo “krelanë” për shqiptarët nuk vlen, sepse dihet se Kosova, nuk do të kursehet as me agjentë, as me para, të paktën një prej tyre ta merr qoftë edhe një dënim simbolik. Hej, Hashim Thaçi nga lakmia për pushtet është arrestuar nga pozita e Presidentit. E vetëm ky fakt është akuzë e rëndë për demokracinë e njomë të Republikës Kosovës. Po, fajet dhe intrigat kundër njeri- tjetrit e kanë sjellë politikën e Beogradit nga pozita që duhej të mbrohej, në pozitën që akuzon dhe teatrizon se është: “viktimë e një lufte speciale antiserbe”.

E harron Serbia se si është sjellë me shqiptarë në dhjetor 1877, në dimër 1912-1913, në dimër 1918/1919-1921; në dimër 1944/45 dhe 1998/99, krejt me qëllim për t` i shfarosë. Në këto rrethana të kaosit politik se UÇK është gjykatore, askush në Kosovë nuk po e kupton pse LDK e ka ngritë “Ibrahim Rugovën në President historik”.

Por, Marrëveshja e Kumanovës tregon çartë se çfarë tretmani kishim ne shqiptarët (UÇK), e as që i ka rënë ndër mend ndokujt ta përmend LDK-ën. E them këtë sepse në Kumanovë në kuptimin konkret ishin dy figura, edhe pse disa gjeneralë për ato figura nuk dinin.

Pra lufta 78 ditëshe, ishte një matje muskujsh në mes NATO-s dhe Rusisë. Edhe më imtë: një lojë shahu në mes Klintonit dhe Jellcinit, sepse Bataloni rus, hyri pa therrë në këmbë në Kosovë dhe e mori aeroportin e vetëm në Kosovë. E gjeneralët serbë dhe ata të NATO-s i kishin do plane krejt tjera se si të ndahet Kosova në zona.

Si përfundim, nuk dua të eksplikojë më shumë: Mitrovica mbeti për ta zëvendësuar Berlinin e ndarë, si eksperiment, sepse të dy palëve u interesonin: Trepça, thëngjilli i Kosovës dhe uji i Ujmanit. Pra “Kosova është një oazë ideale për pushim të deveve nëpër Saharë, për të dy palët”. Unë mendoi se në këto lojëra të Fuqive, pala shqiptare në “oazën e Saharës” është: buka, uji, zalli, dhe ajri shumë i ndotur nga pluhuri që e drejtojnë erërat e Brukselit, kurse pala serbe, është vetëm një kamerier servil i kafenesë Kremlinit në Krime!.

Cila është e vërteta e 350-400 000 serbëve në Kosovë ?

Një numër i këtillë i serbëve në Kosovë nuk ka qenë as afër kësaj shifre. E në bazë të dokumenteve kjo shifër është nxjerr dhe po manipulohet me te, sepse një program të tillë e patë aprovuar gati të gjitha partitë de qeveria serbe. Lidhur me këtë rrenë vetëm duhet të hulumtohet fakti se çdo medium informativ por edhe diplomacia zyrtare e Beogradit sot e kësaj dite manipulon me shifrën se: “nga Kosova janë shpërngulë 350 000 deri në 400 000 serbianë më 1999”. Tani po e prezantojmë argumentin se Serbia e bëri regjsitrimin e popullsisë më 1991. Shqiptarët 99, 9% nuk dualën për t’u regjistruar fare, sepse i dinin qëllimet serbe. Rregjistruesit ishin serbianë të gjithë.

E nga ai regjistrim zyrtarisht shënimet janë ruajtur se në Kosovë më 1991 ishin 192357 serbianë”. Pse këto fakte nuk i prezenton Parlamenti, apo Qeveria e Kosovës, po lejohet që në stilin: “ma shkova-ta shokava”, të  dezinfrmohet opinioni, një ditë edhe mund të pranohet si “diçka ka”, sepse presioni për rrena është alramant. Shtrohet pyetja, kah erdhi shifra prej 350 deri 400 000 serbianëve në Kosovë. Pra kemi të bëjmë me një rrenë serbiane e formatit të kishës, politikës dhe pushtetit. Pra kjo dezinfrmatë duhet të shkatrrohet me infrmatat seerbiane nga viti 1991, e jo të citohën planet e pazareve Millosheviq-Tuxhman për sllavizimin e Ballaknit dhe për ndarjën e pasurisë së RSFJ në dy pjesë apo tri ku një skaj do të janë edhe sllovenët.

ÇKA SOT E SI NESËR DO TË JETË POLITIKA SERBIANE KARSHI KOSOVËS?

Faktet janë shqetësuese dhe parashikimet më se tragjike për vetë popullin serbian, sepse  një turboshovinizëm është koaguluar në trurin e serbëve, të cilët Evropa nga viti 1877 i ka nxitë kundër fqinjëve, krejt me qellim që ato fuqi “gacën ta marrin me mashë”. Pra dikush (Franca, Austria me Rusinë) e kishin zgjedhë Serbinë për ta disiplinuar Ballkanin dhe Perandorinë Osmane; dikush tjetër e kishte caktuar Bullgarinë (Rusia, Gjermnia dhe Italia) si “pimeont i krishtërizmit” për atë detyrë që e kishte pranuar në Budapest, Serbia (15 janar 1877); dikush  me shumë entuziazëm (Anglia dhe Franca) e kishin caktuar Greqinë për t` i pri “evropeizimit” të Ballkanit.

Këto lojëra janë në qarkullim edhe sot, por jo hapur por në mënyrë mafioze, plotë atentate kibernetike dhe agnostike, kuptohet duke imponuar drogë dhe shpifje në Këshillin e Evropës, në rend të parë, kundër shqiptarëve. Pse, sepse nëpër kancelaritë e Evropës është krijuar koncepti, pa asnjë bazë realiteti, se viset shqiptare “janë pista më e favorshme për depërtimin e fundamentalizmit islam në Evropë”. Ky fakt është një trillim rus, por që shihet si ëndërr edhe në Perëndim.

Sot, jo vetëm në Perëndim por kudo ku Republika e Kosovës njihet si realitet, po mendohet se Rusia dhe Serbia, çdo gjë e kanë vënë në sprovë politike, aq më parë kur në SHBA po luhet loja e shekullit: a të përkrahet konzevatizmi dhe hasmëria me Evropën, për ta frikësuar me tupan ariun e Sibirit, apo të përvilen duart dhe revolucioni social të i përfshijnë shtresat e ulta dhe të mesme për një qetësi sociale dhe racore. Asgjë nuk lidhte me këtë luftë gjigante dhe të paparë, me religjionin, kulturën apo civilizimet.

Dhe, kur t’i shtohet krahasimi që tha A. Vuçiq se Kosova është si Nagorni Karabahu, dhe nëse është nevoja edhe me luftë do ta kthejmë, çështja është shumë më alarmante se sa që shprehin vetë kërcënuesit, sepse përkeqësimi është para syve tanë, e që u tregua me rrëzimin e Qeverisë  Kurti, që u organizua nga një grup i LDK-ës, që fillimin e shënoi në Berlin,  finalen e siguroi në Vashington më 4 tetor 2020. Madje drejtuesi i Qeverisë Kosovës pati guxim të nënshkruaj në Vashington, se: “një hekurudhë serbiane duhet të kalojë nëpër Shqipëri, duke llogaritë edhe Kosovën”.

Shtrohet pyetja: a ka Shqipëria Parlament, Qeveri, ambasada, shtyp medial e që e hanë këtë SARKOFAG kufome të A. Hotit, madje kur dihet se është profesor universitar!. Pra nuk është i paditur. Ky fakt si fenomen i injorancës dhe qyqarisë politike, më ka bërë të them: “Kur lakmia për pushtet avancohet në fobi, atëherë edhe zallit helmues, politika po i thuaka: “popull sheqer është, haje”, e nuk hahet.

Unë nuk pajtohem kurrë që ne të marrim pozicion mbrojtës dhe servilitët të dy mendësisë. Por duhet rreshtuar një politikë aktive, në mes partive, parlamentit dhe qeverisë, që siguria e Kosovës të jetë realitet me shumë miq. E pastaj në planin e jashtëm të na pret sëpata në një vend. Pra në ato shtete ku urtësia shkencore nuk përfillet, gjithmonë pushteti ka mbjellë borë, por ka korrë akull. Liria dhe forca pra është në popullin e organizuar, në organizim duhet të ndahet puna, në punë duhet të dihen funksionet, e në funksione duhet të komandohet me një , me atë të KASTRIOTIT.

Pra, vetëm duhet ta respektojmë dinjitetin e kombit të organizuar. Pra Kombi shqiptar sot është i organizuar, por do rreshtim të drejtë në ardhmëri. Vetëm në këtë mënyrë ofensiva serbo-ruse do të shkojë në bërllokun e historisë.

Unë kombit i besoj.

Prishtinë, më 7  dhejtor 2020

1 KOMENT

  1. o komunist i poshter,

    Ti ne kete marri te radhes e shkruajte se KS i OKB ishte anonim per bombardimin e RFJ.!!!

    Pse po rrene o ahamkoid… sepse NATO e çliroi Kosoven respektivisht AMERIKA DHE BRITANIA e çliruan Kosoven e sa per KS te OKB do te na i benin ma zi 100000 here se ne Siri… o. ahmak.

    Ahmak ke qen ahmak je… edhe rrenc i madh…

    veq kqyre sa pallavrat i ke shkruar more Historian fakenews….kinse po i di do data e ne te vertete nuk ke lidhje as me HISTORINE qe e perjetuam se bashku ne vitet 1980-2020…..e kinse po foli per diqka qe se ke pa as nuk e ke lexue veq kinse po dij.

    Kur shkruan 10 faqe per Kosoven e viteve 1990-2020 dhe nuk e permend AMERIKEN ….ti je Rusofil Shkavellofil edhe ne HOROSKOP…more pis.

Komentet janë mbyllur.