Pse qava sot?

0
854
Dritëro Agolli

Gjin Musa

I mberthyer pranë ekranit te televizorit
po ndiqja ceremoninë kushtuar Dritëroit
ketij gjeniali te letrave Shqipe,
Nuk doja te besoja, se Driteroj po iken sot
Po ikte atje, ku vete e kishte shkruar shpesh
ne jeten e pa kethim…
Flisnin me radhe orator te shumtë
zeri ju çirrej, buzet ju dridheshin
ashtu si pa pritmase, shikimi mu turbllua
lotet rreshqitnin ne faqe, i pastroja,
po shikimi nuk po me qartesohej…
Vertet u dashka vdekur
jo se u frigova per vete
une jame nji therrime e kesaj bote.
Po kur vdekja s’fale njerëz si Dritëro Agolli
ne tjerët jemi nji hije ne mes jetes dhe vdekjes.
Sot me besoni, qava me denesë
nji denesë, qe shprehte dhimjen
per njeriun e Madh…
Lamtumirë o floriri, qe kurre s’do tretesh
Naimi sot do dali te presi,
Ne çdo shekull mundet te linde nji Dritëro
nëse kombi eshte me fat…
Me lotin ne sy te them pusho ne altarin e atdheut,
qe gjithçka i fale, o i madhi Dritëro Agolli.