Pse presidenti i Shqipërisë nuk e nderoi me mirënjohje arbëreshin Joe DioGuardin?

1
3942

Reagim i SHSHA-së në Çikago:

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me rastin e vizitës së fundit në SHBA, nderoi shumë personalitete të jetës e të veprimtarisë kombëtare të diasporës shqiptare, që ndër vite kanë vepruar për kauzën shqiptare në Ballkan dhe për lirinë e Kosovës. Nuk e kemi të qartë pse institucionet e dy shteteve Shqipëria dhe Kosova,po e harrojnë dhe po e anashkalojnë veprimtarinë politike dhe kombëtare të ish kongresistit, arbëreshin me gjak shqiptari dhe kryetarin e LQSHA-së, Joe Dioguardin? Kështu e nis reagimin SHSHA në Çikago për të hedhë dritë për tërë veprimtarinë e tij kombëtare tash e tridhjetë vjetë në shërbim të çështjes së pa zgjidhur shqiptare në Ballkan dhe për pavarësinë e Kosovës ndaj regjimit vrastar të Serbisë si dhe demokratizimi i Shqipërisë, thuhet në këtë reagim nga Çikago.

Arbëreshi Joe DioGuardi nëpër vite ishte në krye të lëvizjeve të mëdha kombëtare të shqiptarëve në Amerikë, që përmes dyerve të kongresit dhe të senatit amerikan në Washington, ka artikuluar projektin madhor të lirisë së Kosovës dhe për tërë rrugëtimin e tij ai u gjete ballë për ballë me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq në Hagë, që shpaloj tërë historinë vrastare deri në shkallë të gjenocidit dhe të shkatërrimit në substancë të popullit shqiptar dhe të Kosovës, hedhin dritë në Çikago.

Ndaj arbëreshin pati harresë dhe orët skandaloze dhe me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ish kryeministri Sali Berisha nuk e pati të (arsyeshme) të ftojë në manifestimin madhështor që u urganizua në Shqipëri dhe në mbarë trojet tona etnike. Është për të ardhë keq se në manifestimet shtetërore, takime me udhëheqësit e të dyja shteteve, marrin pjesë disa veprimtarë që nuk kanë bërë asgjë më shumë sesa Joe DioGuardi, prandaj edhe sot e kësaj dite, ai është shumë aktiv përmes LQSHA-së në Nju Jork dhe zëri i tij ende dëgjohet në Shtëpinë e Bardhë në Washington, thonë shqiptaro-amerikanët në Çikago.

Pse atëherë po harrojnë dhe anashkalojnë arbëreshin me gjak shqiptari dhe kryetarin e kësaj organizate të lobimit në Amerkikë,që për detyrë i ka vënë vetës “Mos vdeksha” pa e zgjidhë të drejtën kombëtare të popullit shqiptar në Ballkan, të ndarë në shumë shtete me padrejtësitë historike, ia përkujtojnë presidentit të Shqipërisë që përmes mirënjohjeve të shumëta, madje edhe pa ndonjë kritere të mirëfilltë ndaj (disa) veprimtarëve me një “aktivitet” të dyshimtë, nuk është dashtë që jeta, veprimtaria kombëtare e arbëreshit Joe DioGuardi të radhitët ndër të parët më të dalluar për çështjen shqiptare të pa zgjidhur në Ballkan, thonë me shqetësim në Çikago.

Është e pafalshme borxhin që kanë shumë veprimtarë të dalluar në Nju Jork (po i drejtohemi Hyri Bajraktarit) dhe në Çikago dhe qytetet tjera në Amerikë, që lejuan vetën të dalin në ballë të ndarjeve të mirënjohjeve nga dora e presidentit të Shqipërisë dhe harruan dhe anashkaluan arbëreshin me gjak shqiptari Joe DioGuardi, për të cilin historia kombëtare do të flasë e dë shkruaj për udhën e madhe me faqe të bardhë për trojet tona etnike në Ballkan, thuhet në fund të reagimit nga Çikago.

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

Shënim: Sepse nuk i ka dhënë ok Saliu… /AÇ

1 KOMENT

  1. Joseph Diougardi eshte pa asnje konkurence SHQIPTARI me i madh dhe Patrioiti me i madh SHQIPTAR i kohes se sotme… dhe eshte ne nivel me Gjergj Kastriotin dhe Ismail Qemalin, Naim Frasherin, Fan Nolin, Ibrahim Rugoven, …sepse ky njeri ka qene GJENERATOR per ÇLIRIMIN E KOSOVES… qe e ekzekutoi AMERIKA. Dhe Kongresmeni Dioguardi ne çdo prononcim dhe aktivitet te tij ishte promotori i LIRISE SE KOMBIT SHQIPTAR ne Kosove.

    Bujar Nishani eshte nje kryetarrth kalmtar ne politike, dhe eshte politikan aksidental… dhe nuk ka njohuri per rolin e Dioguardit.

    Por Dioguardi nuk kerkon DEKORATA, sepse ai qe kerkon dekorata nuk i meriton, ndersa ai qe i meriton nuk i kerkon.

    Dioguardi e ka dekorimin qe kombi SHQIPTAR ia dhuroi : POLITIKANI DHE PATRIOTI me I MADH E PERIODES 1990-2017

    Shikoni vetem nje nga betejat e tij KONGRESIONALE:
    https://www.youtube.com/watch?v=YtneVHNjB78

    Shënim: Dardan, i ka bërë konkurrencë Saliut Joe DioGuardi, e ai nuk e ka dashur kurrë, prandaj edhe Nishani, si benjamin i Saliut nuk ka se si e dekoron atë… /AÇ

Komentet janë mbyllur.