Gjin Musa, gazetar
Vizita e kryeministrit Rama ne Beograd, ishte nji nder vizitat e suksessheme. Kryeministri Shqiptare, foli hapur dhe çkoqur, perballe homologut Vuçiç, kryeminister i Serbis.
Njohja nga Serbia e shtetit te Kosoves, miniera e Trepçes, si edhe lugina e Presheves,ishin krye fjala e kryeministrit Edi Rama.
Ndonji kryeminister i shtetit Shqiptar, nuk kishte mundur te fliste kaqe qarte dhe prere ne mbrojtje te interesave te Kosoves.
Mjerisht politika Kosovare, u tregue sa harbute, po aqe e pa imunitet politik.
Dekleratat e ministrit te puneve te jashtme te Kosoves z. Hoxhaj, dhe nderhyrjet e ca gazetaruceve dhe pertiakeve te vobekte, po kerkojn qe mbeshtetjen e qeveris, dhe te shtetit Shqiptar, ta vandalizojne me soje soje epitetesh, vete turp!nji turp qe mrena ka mishe dhie.
Ti kerkoshe kryeministrit te Serbis qe sa ma shpejte te jete e mundur, te njifet Kosova si shtet, na qenka nderhyrje ne punet e brensheme sipas ministrit te jashtem z. Hoxhaj!
Nji deklerat e turpsheme dhe krye keput dashakeqase.
Po ma i turpshem, qendrimi i qeveris se Kosoves dhe te vete kryeministrit Isa Mustafa.
Kabineti qeveritar i Kryeministrit Mustafa, minimalisht do shkarkonte kete minister te jashtem dhe homologut Shqiptar z. Rama, t’i kerkonte falje publike, dhe me plote goje ta falnderonte per kete mbeshtetje te pa asnji rezerv te kryeministrit te shtetit am z. Rama.
Nji heshtje qe paralajmeron “STUHINË”
Nese qeveria, Presidenti i Kosoves z. Thaqi, nuk reagojnë me vetedije te plote, ndaj ketyre deklaratave, atëhere edhe qendrimi ne mes dy qeverive duhet pare, ketu ka nji diçka qe nuk shkon!
Agjenturat e Erdoganit po kerkojn ta turqizojnë Kosoven, ta kene koloni te veten!
Po vete populli i Kosoves duhet ndergjegjesuar se eshte pjese e Europes Demokratike, ne te kundert ajo po shkon ne rrjedhen e ujrave te turbullta.
Sipas mendimit tim qeveria Shqiptare dhe ministri i jashtem z. Bushati duhet ti paraqes nji notë proteste ambasadorit te Kosoves ne Tiranë.
Politika eshte politikë, po une te gjuaj me buk dhe ti me gure, kjo nuk ka asnji te perbashket me politiken e shtetit Shqiptar.
Gojet e liga nxjerrin helm ne kosov, qeveria Kosovare hesht… çfare do thote per juve z. Isa Mustafa kjo heshtje?
Shënim: Gjin, Shqipëria ka një marrëdhënie tregëtare me Serbinë që kap shifrën rreth 150 milion Euro në vit, me sa kam dëgjuar, kurse Kosova rreth 500-600 milion Euro në vit. Tani anashkalimi i Kosovës në atë samit të Shqipërisë me Serbinë, edhe pse Edi Rama foli hapur, tregoi injorim të shtetit të Kosovës, gjë që bëri që politika kosovare të preket, dhe lindën dyshimet, mos kot Edi Rama po merret me Vuçiqin dhe po synon të anashkalojë politikën kosovare, duke folur edhe në emrin e tyre?
Prandaj ata reaguan, e Hoxhaj nuk reagon në krye të vet, por konsultohet edhe me Hashimin e Isa Mustafën, se nuk është fort e thjeshtë të ngrihet zëri kundër KM Rama, por ata jo se i ka manipuliuar Erdogani, por interesat e tyre, që të mos injorohen, i kanë shtyrë më shumë të nxjerrin një zë, për t’i kujtuar KM Rama, se ata duhet të pyetën kur vjen puna për Kosovën. Se nuk është puna çfarë tha Edi publikisht, por çfarë ka bërë ai për ta shmangur Kosovën nga takimi dhe për të folur edhe në emër të tyre…
Frika ekziston te politika kosovare, se Edi mundet të marrë përsipër gjëra edhe në emrin e tyre, dhe ata treguan mosbesim, se nuk duan që kjo të ndodhë dhe reaguan, duke e paralajmëruar! Tani a do ti apo Edi t’i bëjë kosovarët me zor të bedsojnë, kur më shumë se gjithkujt bytha iu është djegur atyre nga miqtë e dashur të Edit, serbët? /AÇ