Nga Skënder MULLIQI
Këto regjime të cilat i patëm për 20 vite, nuk sollën vlera për qytetarët. Ju sollën vuajtje dhe mjerim social. Nuk ka gjë më tragjike së më mijëra qytetarë të Kosovës, po largohen për të gjetur një punë dhe për të jetuar më mirë në shtetet perëndimore. Nuk panë për gjithë këto vite njerëzit përspektivë, në vendin e tyre. Secili qytetarë e shfrytëzojë dhe po e shfytëzon mundësinë e largimet legal dhe ilegal. Po largohet për një sovranitet të mvetësishem të fatit te vet, e jo fatin e tyre tia përcaktojnë pushtetet autokratike.
Me jetuar në një vend të pasur dhe demokratik, nuk është frazë. Jo vëtem që po punësohen, por edhe po marrin paga të cilat në Kosovë mund ti shohin vëtem në ënderr. Sigurisht më punë, krijojnë kapital dhe krijojnë një jetë të luntur. Në Kosove rinisë tonë ju ngushtua çdo hapësirë veprimi, mbeten shumica në mëshirën e fatit! Ne luftë për të kërkuar atë më të mirën edhe po largohen nga vendlindjët e tyre. Nuk është sigurisht lehtë të merret një vendim i tillë, kur shumica po largohen më motivacion për të mos u kthyer më kurrë! Kosova nuk është vend i pa shpresë, por që kjo shpresë shumë po venitet.
Njerëzit kur koha shpejt po kalon, nuk dëshirojnë më e lëshuar rastin që diku tjetër të gjejnë fatin e tyre jetësor për vete dhe fëmijët e tyre. Ende nuk ka ndonjë statistikë të saktë, për të larguarit, por sigurisht së kjo shifer është alarmante. Shumica po e kërkojnë suksesin, edhe nese jo ashtu si e kan para menduar. Fatin e tyre nuk e lënë në dorë të elitave politike grabitqare që i kishim. Të gjithë janë të vetëdijshem së jeta në gurbet nuk është e lehtë, por që nuk rrezikojnë të kthehen në vendin me të izoluar ne Evrope.
Temëm e largimit nga Kosova nuk po e shtron askush në Kuvendin e Kosovës, si njera nga temat primare. Jeta në Kosovë gjithnjë po bëhët më e vështirë. Kostoja e saj është e lartë, më paga të vogla si në sektorin private ashtu edhe në ate shtetëror. Mos të flasim së si po jetojnë shumica të cilët nuk e kan asnjë anëtarë të familjës të punësuar! Qytetarët po plaqkitën në qdo hap dhe nga secili që po vjen në pushtet! Kjo është e tmerrshme !
Kur askush nuk interesohet për fatin e rinisë, natyrisht së domosdo kemi largime nga vendi. Gjithë këto potenciale njerëzore po i shfrytëzojnë të tjerët. Madje, gjithnjë e më shumë po largohen edhe intelektualet, si mjekët e profileve të ndryshme etj. Është e kuptueshme së në shtetet më demokraci të kufizuar dhe ksenofobike, nuk dëshiron më jetuar askush. Nuk kemi zhvillim të vendit më konjuktura të tilla politike.
Pa politika racionale dhe të kohës së modernitetit nuk ka zhvillim. Nuk i patëm njerëzit në krye të shtetit që janë të përgatitur të përparojnë vendin e tyre! Qytetarëve nuk ju ofrua po thuaj asgjë ! Duhet të bëjmë hapa konkret që të dalim nga gjendja e keqe ekonomike dhe sociale. Të punojmë ndërshmerisht secili! Mos të vijmë në atë deregje të thënjës, “Ai që largohet i fundit ta mbyllë derën”…!