SI I SHOHIN SLLAVO-MAQEDONËT SHQIPTARËT, PASI UA ZAPTUAN EDHE VENDIN E TYRE – PËR SHKAK TË FESË, PO UA NDRYSHOJNË TANI EDHE HISTORINË?!
Skandaloze: Libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë-për vitin II të gjimnazit të reformuar”
Faqja 99: Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.
Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780.
Në faqen 104: Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.
Në faqen 103: Shqipëria okupatore e Maqedonisë Perëndimore.
Shoqëria civile në peshojë
Po të kishte ndodhur skandali me tekstet mësimore ndaj të tjerëve në Maqedoninë e Veriut, apo në ndonjë vend tjetër multietnik në Ballkan (hiq shqipatrët) do të ndezej flakë politike Ballkani(sic!).
Po përseriten skandalet antishqiptare përmes teksteve mësimor (lexo:Gjeografia për klasën e II të gjimnazit të reformuar, botim në Shkup), ku autorët e këtij teksti mësimor nuk kanë lënë gjë pa thënë për të “dhënat shkencore-gjeografike” për popullin e lashtë në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut.
Ku keni dëgjuar më keq dhe më antishqiptare, se sa kur autorët e këtij teksti mësimor të gjeografisë, dalin me “tezat shkencore” (sic!) se shqiptarët e paskëshin prejardhjen prej romëve dhe turqëve (sic!).
Për këtë skandal i paparë në truallin dhe qytetërimin evropianë, në Shkup dhe pjesa shqiptare etnike, shoqëria civile, bota akademike, universitare dhe fetare, asnjë fjalë, asnjë kundërvënie (kuazishkencës maqedonase në bulevardin e Shkupit)?
Pse po heshtin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut…?!
Është e drejtë kombëtare dhe demokratike, që institucionet e shkollës shqipe, prindërit, shoqatat, bota e lajmit, përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Shkup, tevona Tirana dhe Prishtina zyrtare të alarmohen dhe, në kundërshti të këtij skandali antishqiptar përmes librit shkollor të gjeografisë së fyerjeve dhe të denigtrimit të kombit shqiptar në këto hapësira etnike, librin e gjeografisë për klasën e II të gjimnazit të hidhet në kantën e bërllogut si shenjë e revoltës kombëtare shqiptare…!
Pse po heshtin partitë politike, korpusi i zgjedhur përmes koalicionit në institucionet qeveritare shqiptare në Maqedoninë e Veriut? Kush po e luan rolin e vasalit, që disa zyratarë (lexo:Bujar Osmani në zyrën kryesore qeveritare në Shkup) më shumë po flet për çështjen e integrimeve dhe po mundohet të “zgjidh kontestin” në mes Bullgarisë dhe shtetit të tij të bekuar(sic!) dhe fare pak për të mos thënë pa e thënë asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut!
Për aspektin kombëtar që nuk po e thotë politika shqiptare, po e thotë me skandale bota e botimit të librit shkollor të botuar në Shkup, përmes skandaleve me motive antishqiptare të fyerjes e të denigrimit të skajshëm nga ata që, vetë e kanë të pasigurtë të ardhmen “kombëtare, gjuhësore, etnike” (sic!) të papranuar nga shteti fqinj i Bullgarisë(sic!).
Populli shqiptar ishte këtu kur “etnia maqedonase” erdhi si fëmija i adaptuar nga regjimi komunist i Jugosllavisë në shtetin e brishtë dhe të ndërtuar ad hoc për çështje të balansimit ndaj shqiptarëve dhe bullgarëve në këtë pjesë të Ballkanit.
Çikago, shkurt të motit 2021
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]