Pse partitë politike në Kosovë, flasin pa programe para sovranit të votës së lirë…?!

0
330
Skënder Karaçica

Në vend të debatit zgjedhor

Pse partitë politike në Kosovë, flasin pa programe para sovranit të votës së lirë…?!

Tash sa ditë, partitë politike në Kosovë ia kanë nisur fshatës zgjedhore më shumë fjalë e pa shpalim të programeve të kaheve të zhvillimit të gjithmbarshëm të shtetit tonë..! Ku i keni programet dhe pse ato asnjëherë nuk i keni bërë publike në shtypin e kohës dhe para sovranin e votës së lirë…?

Në fushatë më shumë dëgjojmë fjalë “ne kemi me i fituar zgjedhjet; ky e ai ka aderuar në partinë tonë, koalicionet nën hije…!” pa hedh dritë se çfarë kanë punuar në mandatet e deritashme, problemet aktuale të shtetndërtimit në Kosovë dhe në fushat tjera të jetës.

Sloganet e paraqitura nuk janë programet e partive politike në Kosovë! Të jemi më racional dhe përgjegjës para sovranit të votës së lirë se, të zgjedhurit për deputetët të popullit do të jenë përmasa kushtetuese se si do të ndërtojmë e zhvillojmë kahet e shtetit demokratik dhe ligjor të Kosovës.

Thirrje partive politike, në fushatë të shpaloni progranet e zhvillimit të shtetit të Kosovës!

Qofshin me fat zgjedhjet në Kosovë!

Çikago, janar të motit 2021


Nga goja e popullit

Të gjithë jemi zot të shpisë, por askush nuk vetët…!

Kjo na kujton koalicionet e partive politike në Kosovë, që, për shkak të reformave të Ligjit zgjedhor kanë mbetur në rrethin e këtij organizimi politik, në një “model pak ti e pak unë pushtet”(sic!).

Po bëhen koalicionet politike, por ku po mbetët opozita në një qosh e vetmuar në krye të herës veçse si numbër(parlamentar) që nuk e dëgjon askush në jetën e institucionit më të lartë shtetëror në parlamentin e Kosovës(sic!).

Pse deri tash nuk u bë reformë kushtetuese në Ligjin zgjedhor të Kosovës, ku, do të kishim në jetën parlamentare pozitë dhe opozitë të fortë demokratike për shtetin e lirë dhe ligjor?Nuk ka dyshim se koalicionet e partive politike kanë të vetmin qëllim për të bërë numrat për udhëheqjen e institucioneve të shtetit të Kosovës, po na kujton fjalën e popullit:

Të gjithë jemi zot të shpisë, por askush nuk vetët…(sic!).

(Çikago, kallnor të motit 2021)


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]