Pse nuk i the Edi Rama Fevziut pse nuk i the?!…

1
1201

SALI LEKA

Unë nuk shoh televizor se kam punë shumë, punë shumë të mira, studime filozofike literaturë fetare teologjike dhe krijimtari letrare artistike kombëtare eposike historike, por ditën e enjte me 1 qershor 2017, isha me dy shokë të mi në lokal, duke pirë kafe dhe raki. Kamarieri hapi ekranin e televizorit dhe foli gazetari Blendi Fevziu me Edi Ramën i ftuar në studio. Fevziu me Edi Ramën. Fevziu Edit i tha: Katër vjet keni varfëruar popullin, nuk keni bërë rritje ekonomike, Shqipërinë e ke mbushur me parcela kanabisi, makinat po lodhen nga pesha e rëndë e thasëve me drogë.

Unë me dy shokët e mi e dëgjuam Fevziun dhe biseduam të tre dhe thamë: Pse nuk i the Edi Rama Fevziut pse nuk i the?! Po, po, Fevzi! E kam mbushur Shqipërinë plot me drogë dhe kanabis, se droga të duhet ty Fevzi dhe atyre që kanë rrogat mujore të majme dhe drogën e pinë me etje shkulmore ashtu si pinë pacientët e sëmurë me temperaturë ethshore, medikamente spitalore.

Kurse ata djem dhe burra që kanë pagat dhe pensionet e ulta, të vogla, nuk pinë drogë, kanabisi, por pinë kafe dhe raki rrushi thane dhe mani i rritur i lulzuar edhe në hardhi, pjergulla, kumbulla dhe lisi. Ja unë me dy shokët e mi e pi shumë rakinë me këngë, tregime dhe poezi. Dy shokët e mi këngëtarë, valltarë, hokatarë dhe mendimtarë vizionarë jemi shumë të gëzuar, duke pirë raki të admiruar dhe duke kënduar këngë për dashuri, harmoni dhe lumturi.

Kemi pirë dhe do të pimë raki edhe me dimxhanare, se nuk na teprojnë fondet monetare për të blerë drogë langare, por kemi kënduar, këndojmë dhe do të këndojmë gojë në gojë, bashkë me tri dashnoret tona lozonjare, ojnare dhe guximtare krenare vitale.
Këndojmë me admirim sublim për fshatarët e sotëm që kanë lopët e tyre të rracës “Xhersej” me tokën pjellore dhe pijnë qumësht dhe kos pa rracion verë dhe dimër.
Në kohën e skëterrit të Enverit e pinin me pikatore me rracion dhe tullon në dorë.
Por edhe rracioni u mbaronte edhe i djathit, edhe i patateve dhe punëtorët përtypeshin me letrën e kartonit të tullonit, në gojët e tyre të thara.

Kurse Fevziu i tv klanit Edi Ramës i tha: Do të fitosh votimet në 25 qershor me vjedhje, korrupsion me blerje votash me lekët e drogës të kanabisit.
Mu përgjigj pyetjeve të mia Edi Rama se jam Fevziu i klanit i kam filmuar të tëra hejbet me kokainë, marijuanë dhe kaushët e hashashit.

Pse nuk i the Edi Rama Fevziut, pse nuk i the?!
Ore Fevzi, ore sykuq i Enverit, ore vetullblu i beterrit, për mua dhe partinë socialiste në 23 qershor 2013 kanë votuar një milion djem dhe burra, vajza dhe gra shqiptare, pa u dhënë asnjë kacidhe qindarkë, se unë Edi nuk isha kryeministër, as partia socialiste nuk ishte mazhorancë, por ishte minorancë dhe opozitë e drejtë konstruktive me vizion dhe program modernist. Me alternativë dhe përspektivë zhvillimi dhe progresi integrimi për tërë popullin shqiptarë socialistë dhe demokratë prandaj Fevzi në 25 qershor 2017 partinë socialiste do ta votojnë dhe do ta besojnë një milion e dyqind mijë djem dhe burra, vajza dhe gra shqiptare triumfatore fitimtare.

Do të ingranohen si progresistë dhe do të bashkohen me partinë socialiste, se katër vjet 2013-2017 u ka dhënë shumë dhe do tu japë akoma më shumë.
U ka dhënë të drejtën që u takon, u ka dhënë ato asete dhe produkte të dobishme jetësore, që i kishin grabitur Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Aleksander Meksi strumbullari i firmave piramidale kusare në vitin 1997.

Ata persona publik që i harrojnë masakrat e këtyre firmave vandale janë të vdekur dhe të pakallur në varr.
Ata persona skurrik mediatik që nuk i demaskojnë fort shkaktarët dhe keqbërësit e këtyre masakrave tragjike janë të sëmurë kronik agonik dhe nuk shërohen kurrë edhe sikur të pijnë tërë drogën e Bolivisë dhe të Kolumbisë.
Prandaj mos vajto me lot Fevzi, por qëndro dhe shiko mendo dhe dëgjo Fevzi ore sykuqi i Enverit.

Tv Klani dhe gjashtë televizione të tjera, bashkë me gjashtë redaksi gazete nuk e riktheni dot komunizmin e skëterrit edhe sikur të ngrihet nga varri badigardi trim i Enverit, Sulo Gradeci, edhe sikur të ringjallet përsë dyti gjenerali strateg sublim Teki Kolaneci.
Fevziu e mbajti Edi Ramën dy orë në studio duke i treguar gelbocka, por Edi Rama mendimtarë vizionarë e duroi si guximtarë i admiruar i betuar.
Edhe unë me dy shokët e mi të vitalizuar e shikuam Edi Ramën me admirim dhe pimë dy litra raki me dolli me shëndet dhe vullnet dhe kënduam me iradin dhe lezet.

Eja e dashura ime mos nguro
Unë e di sa shumë mua më do
Edhe më shumë të dua, të dua
Do të mbajë në gjoks e n`gji
Je e shkathët si shugjetulla
Si kreshnike, bashkë me mua
Me dashuri, lumturi e kënaqësi
Do të puth, do ti thith sy e vetulla
Se je viganike si Drenusha
Eposike krenare lart në male
Nuk ulesh nëpër fusha
Por qëndron teuratike vitale.

Kurse Fevziu i egërsuar e bezdiste Edi Ramën i thoshte: Je i kapur nga krimi. Nuk i ke burgosur kriminelët Shullazin dhe Balilin, por i keni bërë shokë dhe ortakë.
Edhe unë me dy shokët e mi biseduam dhe konkluduam. Pse nuk i the Edi Rama, pse nuk i the?! Ore Fevzi rezil delenxhi. Qeveria është ekzekutive dhe ka ekzekutuar tërë proçedurat legjislative.

Kusarin dhe kriminelin e burgos kryeprokurori dhe kryegjygjtari. Nëse kryeprokurori dhe kryegjygjtari janë kriminelë dhe vandalë kusarë i burgos parlamenti i damkos presidenti dhe jo kryeministri. Nëse parlamenti kishte dhe ka deputetë kusarë dhe kriminelë banditë dhe vandalë, do të burgosen dhe të damkosen në votimet e 25 qershorit.

Do të demaskohen nga redaksitë e gazetave eposike dhe televizionet e vërteta mediatike publike, se deri më sot nuk kanë demaskuar asnjë kusarë, as kriminel, as bandit gazhel, as brutal vandal, as jezit, parazit dembel. Por kanë shpifur, me llomotitje dhe gumzhitje si urithkit kundër ministrave të devotshëm socialistë me punë të madhe të dobishme katër vjeçare 2013-2017.
Akoma më shumë do të punojnë, do të kontribojnë edhe gjatë viteve 2018-2022.
Prandaj ty o Fevzi do të thahen lotët në sy.

Por ti o Fevzi nuk mund të jetosh pa vuajtur, pa derdhur lot dhe në vitin 2022, sytë e tu do të lyhen me qepë djegëse, për të lënguar dhe rënkuar me përmallim dhe mallëngjim që nuk do të mundesh me plotësuar lakminë tënde monstruoziste, për të kapërcyer brezin e ylberit dhe për të rikthyer kohën e Enverit, ato vite të zeherrit të muzgut, të sketërrit ramizist berishist.
Mbas këtyre fjalëve unë me dy shokët e mi i thamë natën e mirë dhe të bardhë njëri-tjetrit, dhe me urimin me fitore madhështore triumfatore bashkë me partinë socialiste dhe Edi Ramën në ballë të parë.

Urime shumë urime tërë popullit shqiptarë që ka përjetuar mjaft maskarada, por i ka përballuar rrebeshet dhe rreziqet e masakrave tragjike antidemokratike, antinjerëzore.
Sidomos mbas vitit 1991 në fushata zgjedhore shtoheshin batërditë, mënxyrat dhe mysibeckat mizore, si e si për të rikthyer kohën absolute dhe harbute despotike të skëterrit të Enverit.

Me shumë vullnet Sali Leka
Cel: 068 38 55 304
Qershor, 2017

1 KOMENT

  1. Kerkova gjithandej, se asgje nuk kuptoja se çfare ke dash me thene me kete analize, o gjeniu i Babruse, nje perkthyes te me deshifronte perroin psiqik tendin, o Sali, po askund nuk gjeta. Te fala Serxhit

Komentet janë mbyllur.