Në vend të debatit
Prej kohës kur u themelua partia shqiptare (BDI e Ali Ahmetit), njeriu i saj i parë pas kaq vitesh në të gjitha zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, asnjëherë nuk mori ndonjë detyrë të rëndësishme në institucionet shtetërore? Edhe në këto zgjedhje parlamentare partia e tij fitoi 15 deputetë dhe i takoi “hisja”, që të bisedojë me Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re Zaev II në Shkup, ku lideri shqiptar nuk është përzgjedhur në asnjë organ shtetëror në qeverinë e re ose në parlamentin maqedonas. Në këto vende të rëndësishme sipas marrëveshjes Zaev-Ahmeti, ky i fundit ka përzgjedhur nga BDI disa nga kuadrot politike e vetë ka mbetë në zyrën e selisë së partisë në Reçicë të Tetovës e jo në Shkup.
Pse lideri i BDI-së Ali Ahmeti nuk mori (asnjëherë) ndonjë detyrë të rëndësishme shtetërore ose parlamentare në Maqedoninë e Veriut, kjo jep me kuptua se ky lider e ka përmasën politike dhe besa edhe të (shkollimit akademik(?), ndonëse para do vitësh lideri nga Zajazi i Kërçovës në Kolegjin privat të zotni Merko (kryetar i komunës) në Strugë, pati marrë titullin “shkencor-akademik” (lexo: Prof. dr.) nuk dihet për të cilin drejtim të dijes është bërë me këtë shkallë të lartë “shkencore”(sic!), dhe na çuditë kjo e dhënë pse ky lider i partisë politike shqiptare (BDI) mos të jetë të zëmë kryetar i parlamentit të Maqedonisë së Veriut në Shkup apo zv.kryeministër në kabinetin e Zoran Zaevit në Shkup…?!
Pse kaq shumë po dridhet Ali Ahmeti për emrimin e tij si bartës i jetës politike (shqiptare) në institucionet shtetërore të këtij shteti me një demokraci të brishtë dhe, së kendejmi më qëndrimet kushtetuese (unitar) ka krijuar një ndarje në mes të dy popujve shumicë në këto hapësira (maqedonë e shqiptarë), ku këta të fundit që nga vitet 1945 e deri tash e kanë statusin e pa zgjidhur të pakicës kombëtare të dhe jo shtetformues(sic!).
Në çuditë fakti se tërë (angazhimet e tij politike) Ali Ahmeti i bisedon me përfaqësuesit politikë maqedonas, saherë që duhet ë bëjë koalicione vetëm përmes tovolinës politike dhe asnjëherë kjo parti politike (BDI) nuk e ka hapur në mënyrë të drejtë kombëtare dhe demokratike çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në këtë shtet përmes kërkesës me standardet e BE-së për barazinë, lirinë dhe demokracinë e popujve në këtë pjesë të Ballkanit të trazuar nëpër historinë e përgjakur, kur e kur shqiptarët gjithherë ishin në shenjestër të këtyre fronteve të ushtrive të fqinjve tanë grabitqarë të tokave etnike në këto hapësira ballkanike.
Pse Ali Ahmeti po qëndron në periferi të Reçicës së Vogël aty ku e ka selinë partia e tij politike (BDI) dhe nuk e kemi parë asnjëherë në krye të ndonjë nga institucionet shtetërore apo të jetës parlamentare (pos të deputetit)dhe të kryetarit të parlamentit të zëmë kësaj radhe në vend të Talat Xhaferit(?!). Pse të tjerët militantë të BDI-së i rahatoi sa më mirë në kabinetin e qeverisë Zaev II madje edhe Artan Grubi për të cilin edhe bashkëpartiakët e tij kanë mospajtim për emrimin e tij në krye të tryezës së kabinetit qeveritar (zv. i parë i kryeministrit Zaev në Shkup,ndërsa vetë nga mbetur në rolin e liderit të BDI-së apo ndoshta nën hije (…) ky njeri që flet pak dhe më shumë heshtë e ka gjetur vetën matanë korridorit të institucioneve shtetërore të Maqedonisë së Veriut(?).
Kjo do të shihet edhe në këtë mandat dhe më “martesën” e koalicionit me PSD-së të Zoran Zaevit,që,nëpër këto vite të bujshme të këtij shteti me një gjysëm frymarrjeje e kemi parë se si ka vepruar Ali Ahmeti me fjalët e tij jehonë e kohës(sic!)se “shteti im është Maqedonia”, duke shkuar tutje në “histori” se “unë e kam shkatërruar Jugosllavinë”(sic!) dhe, kur e kur duke e lënë çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare përmes aktit juridik të Kushtetutës si pakicë dhe jo shtetformues(sic!).
Mandati i qeverisë së re Zaev II do të nisë punën në Shkup me ministrat e resorëve të përgjedhur në tovolinën e marrëveshjes Zaev-Ahmeti, por problemet aktuale të çështjes shqiptare do të mbesin në margjinat e këtij mandati dhe brenda kapërtinave të Kushtetutës pa ndryshuar asgjë në favor të konventës së BE-së për avancimin e të drejtave të popujve të shtypur nën regjimin e egër komunist në këtë pjesë të Ballkanit.
Për fund vlen të shtrohet pyetja: Çfarë do të presin shqiptarët në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut pas këtyre zgjedhjeve dhe të formimit të qeverisë së re më resorët e ndarë për militantët e BDI-së (shumica prej tyre të njëjtit në këto vite) që asnjëherë nuk janë deklaruar për zgjidhjen e drejtë shqiptare përmes ndryshimeve të Kushtetutës, ku populli i dytë shumicë në përmasën prej 40% (shënime nga Samit NATO në Çikago në vitin 2004), do të ngritej në shkallët e barazisë kombëtare jo pakicë kombëtare, por popull shtetformues në Maqedoninë e Veriut.
Ali Ahmeti na ke lënë në dilemë pse kaq larg po qendroni ndaj institucioneve shtetërore. Pse nuk po bëheni pjesë dhe bartës politik i tyre në Shkup…?
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]
Shënim: Sepse Alia është shef, e ka fitimin te çdo vend pune, që ky cakton për tjerët. /AÇ