Skandaloze:
Që nga bërja publike e sloganit “LIDHJA.” që tashmë po përdoret si Logo e Partisë së Isa Mustafës. Zyrtaret politik dhe kandidatët për kryetar komunash 7 herë po e theksojnë sloganin “LIDHJA” deri sa ta përmendin e citojnë Siglen “LDK”, kurse portretin dhe emri e Dr. Ibrahim Rugovës e kanë lënë në margjina, ndërsa emrat e personaliteteve të mëdha që janë sakrifikuar për LDK-në dhe Kosovën, tashmë për Isa Mustafën dhe Arban Abrashin janë arkivuar në Muzeun e Kujtesës Historike.
Sado që në heshtje aty këtu është refuzuar “LIDHJA.”, përveç meje, askush nuk ka marrë guximin ta refuzojë publikisht dhe t’i thotë Isa Mustafës, mjaftë me këto rekuizita serbe në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sfondi i kësaj “LIDHJE” është sfondi i ngjyrës së Serbisë. Shikoni me kujdes Flamurin e Jugosllavisë Komuniste, Flamurin e Serbisë e të Serbisë Komuniste, pastaj shikoni sfondet e Institucioneve Zyrtare Serbe, (si në këtë fotografi që po ua sjell për krahasim), pastaj shikoni sfondet ku zyrtarët serb japin konferenca për shtyp, shikoni muret e institucioneve serbe dhe ruse nga cila ngjyrë alternojnë?! Po ky sfond duket edhe në televizionet serbe dhe ato ruse. Pse kështu dhe a ishte kjo rastësi e Isa Mustafës?
Lexuesi le t’i krahason çfarë sfondesh ka në Shtëpinë e Bardhë të Amerikës, të zyrave dhe institucioneve të larta të Departamentit Shtetëror në SHBA, dhe të televizioneve të atjeshme. Kah na shpie ngjyra e sfondit “LIDHJA”, kjo ngjyrë serbo-ruse, të cilën e kanë përzgjedhur Isa Mustafa dhe i klonuari i tij politik Arban Abrashi?!
Por shqetëson fakti ku është “BREZI I REPUBLIKËS”, që qenkan shkolluar në Amerikë?! Ku janë ata nga Shtabi “RIINVEST”, për të cilët thuhet se edhe ata paskan bërë “Master” në Britani të Madhe dhe kudo në Evropë?! Ku janë Deputetët e LDK-së që me emrin e dr. Ibrahim Rugovës i kanë marrë votat, po ku mbet shtresa Intelektuale dhe akademike e cila nuk i mungon LDK-së?!
Kthimin serb në Kosovë, qoftë edhe përmes këtij sfondi dhe këtij “SAVEZi”, na bënë të qartë se Isa Mustafa dhe vartësit e tij paskan menduar ta realizojnë edhe përmes përafrimit të ngjyrave të kësaj natyre që simbolizojnë elementin shpirtëror serb e rus, për të cilat nuk pat asnjë Kryetar i Degëve të LDK-së, asnjë Anëtar i KP të LDK-së dhe asnjë Delegat i Kuvendit Zgjedhor që t’ia përplas Isa Mustafës në fytyrë, jo vetëm këto rekuizita serbe, por të kërkojë edhe largimin e turpshëm të tij nga LDK-ja.
Nëse edhe më tutje me këtë “LIDHJE”, që kushtimisht i bie “SAVEZ” në serbisht, do të shkohet në “Glasanje”, të 22 tetorit 2017, të gjithë ata që e votojnë “LIDHJEN”, e bartin një pjesë të fajit për shkatërrimin e LDK-së. Tashmë të gjitha sondazhet tregojnë se LDK-ja po shkon drejt falimentimit tragjik, dhe ky projekt po realizohet sipas planeve të Isa Mustafës, duke sforcuar mitet serbe që janë ngulitur në mendjen e tij.
Isa Mustafa, është në krye të misionit, dhe atë po e realizon falë përkrahësve të ardhur duke shkelur procedurat e avancimit politik, qoftë nga Shoqëria Civile, nga Shtabi RIINVEST ose nga “BREZI I REPUBLIKËS”.
(Shefqet Dibrani)
St. Gallen, 11.10.2017