PSE KETO LOTË?

0
1002

Katerina Dudi Deli

“PSE KETO LOTË???”

Syte e mi perhere te perlotur
po kujt t’ja thuash
asnje s’te beson
perkundrazi disa gezohen dhe thone
ashtu te pafsha gjithmone.
Qaj per ty, nena ime e shtrenjte
qe shume kohe prane teje s’gezova
fati na ndau nga ty qe femije
adoleshencen larg teje kalova
ne rinine time te kerkova
kisha nevoje, jeten ta njihja,
kisha nevoje, te mesoja
qe ne jete te mos gaboja
gabova, se mohoj
sepse rruga ishte me “ferra”
dhe neper rruge “kishte shume derra”
U rrita,eca me kembet ne toke
nuk e humba kohen kot
u perballa me te mira te liga
e vetme, se pa ty u rrita
Lotoj per ju, motrat e mia
qe iket te reja nga kjo jete
te varfra, te munduara
ashtu ju denoi fati i shkrete.
Lotoj per ju, vellezrit e mi
qe deren ma mbyllet perjeresisht
se vdekja doli me e fituar
ju mbylli ne varrin e zi.
jeten per te na i helmuar.
Po sot pse perseri po lotoj?
asnje nuk te beson
sepse njerezit kane ndryshuar
ne nje bote haos,bordelo
epoka drejt gremines po i con
njerez pa shpirt,pa ndjenja
si robot te vertete
s’kane aspak dashuri
vetem urrejtje dhe mllef.
Ne zemer ndjej “nje shterngim”
c’ke zemer, u lodhe?
joooooo t’i s’do me tradhetosh
besen ma ke dhene
se shume vjet do jetosh
shume njerez te kane lenduar
po ty kurre s’u hakmorre
sepse gjithmone rreh per jeten
E DASHURI PER TE DHURUAR.

K.D.D 12/6/2017