Pse kemi kaq shumë parti politike?

0
215
Partitë politike

Pluralizmi politik shqiptar

Në Shqipëri, Kosovë dhe në pjesët tjera etnike shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan, kemi kaq shumë parti politike dhe është vështirë t’i numrosh me radhë(sic!).

Përmes numrit të madh të partive politike shqiptare, kujtoj se tërë forca kombëtare po shkaperderdhet nëpër shumë fronte dhe, madje herë-herë nën petkun e përçarjeve të skajshme (inatet alla ballkançe, -vërej. ime), po na pengojnë në rrugëtimin tonë dhe në kahet e shtetndërtimit me tiparet demokratike dhe të shtetit ligjor.

Pluralizmi si proces i demokracisë dhe botës së lirë, kërkon qasje më ndryshe karshi tiparave për shtetin dhe qytetarët e saj për të ndërtuar udhët e zhvillimit dhe të një shoqërie me mirëqenie më të mirë për jetën.

Pse kemi kaq shumë parti dhe tërë forca kombëtare të shpërndahet në shumë fronte të jetës, kur e kur, kemi mundësi të kemi modelin të demokracisë, të jetës së lirë, të kaheve të zhvillimit dhe të shtetit modern të Amerikës me dy parti politike dhe, sot e gjithë ditën një shtet i fuqishëm në botë.

Forca jonë kombëtare të përcaktohet në një front të përbashkët dhe jo me shumë parti politike…!

Çikago, maj 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]