Pse kemi devijuar si komb?

0
816
Ali Asllani

Fahri Xharra, (postuar në Facebook)

Lexova poezine “Hakerrimi” te madheshtorit zotit Ali Asllani dhe jam thelle e emocionuar akoma. Nje poezi kaq e mrekullueshme dhe kaq a arritur, me nje pasion te fuqishem dhe me nje gjuhe teper te mprehte. Sikur mos e dija qe zoti Asllani ishte nje poet i Rilindjes do mendoja qe kjo poezi,qe akoma edhe sot degjohet kaq bashkekohore, eshte nje shpate e poetit kundrejt gjithe politikaneve te sotem. ( A. Sofroni )

Ja disa vargje nga “Hakërrimi” i Ali Asllanit

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot’ e maskarenjve;

Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!
A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!