TV RROKUM
Në TV Rrokum në Prishtinë, në emisionin Inervistë me Besa Ismaili, prodekane në FSI-së (datë 4 qershor 2018), tema bosht Pozita e grues në Islam hodhi dritë për disa qasje të besimit dhe rolit të grues (shqiptare) në kohën e proceseve të shtetit sekular në Kosovë dhe e ardhmja jonë si komb në relacionet aktuale drejt BE-së dhe participimit të vlerave tona kombëtare me popujt tjerë në Evropë dhe në botë.
Populli shqiptar me tre besime fetare ndër shekuj gjithherë në harmani dhe respekt për njeri-tjetrin, ndonëse në rrafshin e gjerë jemi vëllazër dhe feja nuk na ndanë, por na bashkon kur e kur në një atdhe të përbashkët kemi tapinë shekullore: Atdhe-Komb-Flamur-Fe.
Në intervistën me Besa Ismaili, prodekane në FSI-së në Prishtinë, në redaksinë e TV Rrokum, u fol gjerë e gjatë për qasjen aktuale për rrugëtimin e besimit të grues (shqiptare) në Islam dhe për disa “rregulla” që tashti na janë bërë pjesë e besimit me pamjen e jashtme të bartjes së shamisë e rikthyer pas shumë vitesh, dikur e ndaluar, që për aktualitetin tonë po krijon hamendje çfarë po ndodhë, pse shamija dhe ndarja djemë-vajza në Medresenë e Prishtinës…?
Besa Ismaili në këto qasje të një varg pyetjeve në redaksinë TV Rrokum,sikur e gjente shtegun që të largohej me (disiplinën fetare) për të falur për trajta tjera të jetës, fjala vjen, për vajzat e reja të moshës 11-14 vjeqare që “vetë” nuk vendosin të mbajnë shamitë në shkollën fillore që frymon me programet mësimore të shtetit të Kosovës.
Besa Isamili, së pari jemi popull i lashtë shqiptar në hapësirën etnike në Ballkan, tevona vijnë besimet fetare që e fisnikërojnë shpirtin human, liridashës, njerzor, bukdhënës, mikpritës si askund tjetër në botë,prandaj interpretimi i juaj karshi pozitës së grues (shqiptare në Islam, që nuk ua qiti goja asnjëherë të përmendni fjalën(shqiptare) po veçse (Islame), kujtoj se na keni mbetur borxh dhe nuk e keni dhënë deri në fund mendimin si intelektuale (shqiptare) me besim Islam se çfarë po ndodhë në Kosovë, çfarë të bëjmë më tej…? në mënyrë që besimin Islam të mabjmë në rrafshin tradicional të popullit shqiptar dhe jo me “mësimet” e huaja që po na vijnë nga bota e Lindjes prej nga populli ynë me shekuj e pati zgjedhur udhën kah Evropa e lirë, demokratike dhe e lirë në rugën e besimeve fetare!
Është çështje e kohës që parlamenti i Kosovës të miratoj Ligjin për besimet fetare dhe në rrugëtimin tonë për kodet e reja të shtetit dhe të shtetndërtimit mos të merremi në mënyrë(individuale), por me verdiktin e ligjit e të institucioneve të shtetit tonë.
Ajo që na ra në sy ishte se në TV Rrokum,rreth tryezës ku zhvillohej intervista me Besa Ismaili, punon dy kamerat që e ndanin në dysh gazetarin në një kënd dhe Besa Ismaili në një kënd tjetër dhe kjo pamje televizive bënte që, sikur kjo intervistë zhvillohej në ndonjë vend arab me (havale dhe shami)e jo në Kosovën shtet në Evropën e bashkuar, të lirë dhe demokratike! Kjo pamje e ndarë veç e veç(sic!) bëri që kjo intervistë mos të ketë asnjë mesazh për botën e shikuesve në TV Rrakum në Prishtinë.
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]