Gani MEHMETAJ
1.
Para festës së flamurit një pjesë e xhamive në Kosovë, në Shqipëri e në Maqedoni ziejnë nga tërbimi i hoxhallarëve, të cilët shkumëzojnë kundër shpalljes së shtetit shqiptar, duke mos e thënë asnjë fjalë të keqe për pushtimin e territoreve etnike nga Serbia e Mali i Zi. Vajtojnë me përulësinë e pjata-lëpirësit pse u dëbua Turqia, ndërsa nuk u del asnjë ofshamë a psherëtimë, pse nuk u bë shteti shqiptar ashtu si duhej të bëhej, në tërë hapësirën shqiptare.
Një hoxhë agresiv i Shkodrës (Muhamed Sytari) e vë në ballë të xhamisë vulën e sulltanit gjakatar, që vrau mijëra arbërorë. S’ka zog shqiptari a pushtetari, që mund t’ia heq këtë shëmti. Apo nuk duan, sepse dikush ua ka shkel bishtin më këmbë? Ajo që bëri hoxha me mentalitet anadollaku, është njëjtë sikur në xhami të Kosovës të vihej fotografia e Milosheviçit, vrasësit tjetër të shqiptarëve. Hoxhës së Shkodrës feja e tij ia ndalon të vë portrete të Sulltanit gjakatar, ndryshe do ta bënte.
Po në Shkodër dy-tre ditë para përvjetorit të pavarësisë dikush hodhi koka “kurbanesh” në rrugën e këmbësorëve, mbase për t’i paralajmëruar shkodranët, se Turqia do të kthehet një ditë më gjak e koka të hequra. Dikur po këta shpirt-shitur, për të nxitur vëllavrasje shqiptarësh, hidhnin koka derrash nëpër xhami. Shkodra po përdhoset nga islamikët muajve të fundit si asnjë qytet tjetër, pikërisht pse dikur ishte simbol i veriut shqiptar nga Prishtina deri në Shkup e Tetovë. Kërcënimet terroriste islamike, e detyruan organizatorin ta bartë ndeshjen Shqipëri-Izrael në Elbasan arena, ndërsa myftiu i Shkodrës i akuzoi forcat e rendit si të “pa udhë”…
2.
Kreu i BIK-ut në xhaminë kryesore të Prishtinës e ka vënë dhe e vë në spikamë flamurin turk, ndërsa kurrë nuk e ka vënë flamuri shqiptar. Po në këtë xhami, e në xhami të tjera, ka qëndruar dikur për festa shtetërore flamuri serb e jugosllav. Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës e lavdëroi Sulltan Muratin – vrasësin e mijëra arbërorëve. Po ky hoxhë servil një herë e lavdëroi Güllenin, duke e krahasuar më shenjtorin e myslimanëve, pastaj e kafshoi gjuhën dhe e lavdëroi Erdoganin, duke u përpjekur të përmirësonte gabimin e parë, meqë Erdogani e bëri armik, Güllenin, ish-pejgamerin e kreut të BIK-ut.
Servilizma të tilla nuk ndodhin askund tjetër në botë. Dhe ai qëndron në krye të organizatës së vet në mënyrë të paligjshme, falë qëndrimit puthadorë e mbështetjes së hapur turke. Pushtetarët tonë nuk duan ta prishin më Ankaranë. Hoxhallarët që mendojnë e veprojnë ndryshe janë margjinalizuar, ose ndiqen.
3.
Nga simbolet kombëtare pjesë e konsiderueshme e hoxhallarëve e urrejnë flamurin kombëtar, por kurrë nuk kanë folur më urrejtje apo më përbuzje për flamurin serb, në emër të të cilin Serbia vrau mijëra shqiptarë. Hoxhallarët u thonë besimtarëve të festojnë, ose të kujtojnë luftërat e përgjakshme okupuese arabe e turke, por kurrë nuk u thonë, festojeni 28- nëntorin, ditën e shpalljes së pavarësisë, apo nuk u thonë festojeni ditën e kthimit të Gjergj Kastriotit në Krujë. Nuk ka klerikë fetar në faqe të dheut, sikurse hoxhallarët tonë që punojnë kundër kombit e shtetit të tyre. Dhe askush nuk i pengon.
Është e habitshme se si pjesës jo e pakët të hoxhallarëve nuk u del kurrë nga goja asnjë fjalë e keqe apo ndonjë mallkim kundër Serbisë, që masakroi aq shumë shqiptarë të pafajshëm, nuk u shkon as nëpër mend të paraqesin në predikimet e tyre krimet turke ndaj shqiptarëve, por nuk u shpëton pa i mallkuar heronjtë shqiptarë, që kontribuuan në luftën kundër perandorisë turke, nuk u shpëton pa gënjyer për historinë e shqiptarëve, duke e propaganduar versionin serb të historisë sonë.
Kur predikojnë nëpër xhami, ata nuk e përçojnë fjalën e Zotit, ata bëjnë politikë kundër interesave tona kombëtare, na turpërojnë e dëmtojnë rëndë, duke mobilizuar të rinjtë që të luftojnë për islamin, por asnjëherë nuk kanë predikuar që ta luftojmë pushtuesin serb. Ata e përçojnë fjalën e djallit, që i cyt të denigrojnë heronjtë, të fyejnë flamurin kombëtar, duke e lartësuar ish-pushtuesin.
Në fëmijërinë time pjesë e madhe e hoxhallarëve pa fije turpi e lavdëronin Jugosllavinë. Sipas tyre Jugosllavia po na jep bukë, liri e të drejta më të mëdha në botë. E madhëronin Titon, të cilin herë e venin para Zotit, herë pas Zotit, apo e barazonin me Zotin. “Tita dhe Zoti na e fali jetën“, çirreshin shumë prej tyre, duke harruar se mijëra shqiptarë të Kosovës e të Maqedonisë nuk mund ta dëgjonin këtë lavd, sepse ushtria serbo-malazeze e Titos i vrau mizorisht.
Dikur hoxhallarët e shitur, ngurronin ta shanin më aq pafytyrësi flamurin kuq e zi, sikurse e shajnë sot, megjithëse ishim nën okupim. Atëbotë kishin frikë nga të rinjtë që do t’ua bënin kokën me xhunga në terrin e natës larg nga sytë e UDB-së, që i mbronte hoxhët. Është e habitshme që sot askush nuk u reagon, as nuk ua tharton turinjtë atyre, që flasin kundër Ditës së pavarësisë, kundër flamurit shqiptar dhe kundër Gjergj Kastriotit. Kush i mbështet aq fuqishëm sa të bëhen të pafytyrë e trima kundër shqiptarëve, kur dihet që historikisht pjesë e madhe e hoxhallarëve janë treguar burracakë.
Pse ia ka frikën një pjesë e konsiderueshme e hoxhallarëve flamurit kuq e zi, mu si djalli që ia ka frikën kryqit? Druajnë se do të mbeten pa fonde? Nuk janë shqiptarë as nga nëna, as nga babai? Janë mendërisht të sëmurë? Por një gjë dihet një pjesë e tyre janë më fytyra të vrerosura nga tehuajësimi e çnjerëzimi që kanë përjetuar.
z. Gani Mehmetaj,
Ju e keni parashtruar si titull.. .pse muslimanet e trojeve SHQIPTARE e urrejne flamurin SHQIPTAR.
Un e kam pergjegjen precize ne kete pyetje te juaj si vijon:
Postulati dhe rregulla kryesore qe perhapet te Muslimanet ne Kosove, por edhe ne Shqiperi, e veçanersisht ne Maqedoni, eshte se Musilmani nuk ka komb, por i ndalohet perkatesia kombetare… ne rastin tone SHQIPTARE.
Pra Islami eshte anti-kombetar dhe ky anti-kombetarizem i urdheron te gjithe Muslimanet e Kosove (30-32 mije) qe te luftojne dhe urrejne çdo cilesi apo çdo karakteristike te kombit SHQIPTAR. Nuk kam informata se sa Musliman jane ne Shqiperi, ose Maqedoni, sepse nuk e di numrin e faltoreve Islamike dhe numrin e Muslimaneve qe praktikojne religjionin e tyre te importuar primitiv dhe terrorist nga Arabia Saudite si filozofi, dhe nga Turqia si dhune ne okupimin 500 vjeçar.
Gjergj Kastrioti e filloi çlirimin nga otomanet islamikë me kete flamur qe urrehehet nga hordhite Islamike, te udhehequra nga Naim Trrnava, Xhabir Hamiti, Shefqet Krasniqi, dhe te mbeshtetura nga Rexhep Qosja, Shpend Ahmeti, Albin Kurti, Lutfi Haziri, Halil Matoshi edhe idiotet tjere islamikë te Kosoves.
Te Gjithe Muslimanet e Kosoves (30-32 mije) e ndiejne vehten Muslimanë e jo SHQIPTARË. Pra nuk eshte e vertete ajo statistika e KIPRED-id, se 32% te Muslimaneve te Kosoves e ndiejne vehten si Muslimanë, por 100%, çdo Musliman i Kosoves e ndien vehten Musliman dhe urren gjithçka qe eshte SHQIPTARE.
Muslimanet e Kosoves kane prejardhje te ndryshme (Shqiptare, Rome, Serbe, Boshnjake, Turke, Hashkalike…) dhe absolutisht nuk deshirojne asgje te kene te perbashket me Shqiptaret. Çdo Imam Musliman i Kosoves ne çdo Xhami, ne çdo bisede private, ne çdo bisede neper Oda, apo kudoqofte, urdherojne qe Muslimani te mos martohet me SHQIPTARË, ose me Shqiptarë te Kosnfesionit Katolik, por iu lejon te martohen me Serbo-muslimanë te Bosnjes, apo me Turko-Muslimanë, apo me Bangladesh, apo afrikano-muslimanë… por jo me SHQIPTARË …Kjo eshte 100% e vertete.
Prandaj edhe rrenat per tolerance fetare jane rrena anti-shqiptare, sepse TOLERANT JEMI NE SHQIPTARET, ndersa Muslimanet jane absolutisht jo-tolerantë, por i marrin kreditet apo meritata per tolerance prej neve SHQIPTAREVE.
Besoj i nderuar Gani, qe te spjegova pse Muslimani e urren FLAMURIN SHQIPTAR.
P.S. Po e pres me padurim diten kur nje dite Gani al Mehmetaj, te quhet Ilir Dardani,
Un e kam bere kete.
Komentet janë mbyllur.