Francezët, anglezët, mbase edhe polakët kanë arsye të festojnë fitoren mbi nazizmin. Shqiptarët duhet të mbajnë zi ditën kur e morën partizanët pushtetin, sepse ato ditë nisi njëra ndër periudhat më të errëta të historisë në Shqipëri, Kosovë e në territoret etnike. Krimet e partizanëve shqiptarë, e gjenocidi i partizanëve serbo-malazezë ishin disa herë më të shëmtuara e në përmasa më të mëdha se sa ato gjermane e italiane së bashku.
Gani MEHMETAJ
Kur i lexon e dëgjon historianët, propagandistët e një pjesë të palo-intelektualëve shqiptarë, të skandalizojnë më sasinë e mllefit kundër nazizmit gjerman e fashizmit italian. Intensiteti i tërbimit të tyre nuk ka rënë as pas 70 vjetësh disfate të Hitlerit. Ka zjarrmi ideologjike të paparë e të pambështetje, ka urrejtje prej budallai, të njëjtë si dikur propagandistët e Enver Hoxhës që shkumonin, edhe pse komunizmi e nazizmi ishin dy cepat e skajshmërisë së diktaturës çnjerëzore.
Sikur historianët e propagandistët shqiptarë ta sulmonin më të njëjtin tërbim dikur dhe sot gjenocidin serbo-malazezë ndaj shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e Luginës së Preshevës, ashtu si e sulmojnë nazizmin e fashizmin, do të na dukej mbase çdo gjë pak më ndryshe: e urrejnë shovinizmin serbo-malazezë, pse të mos e urrejnë nazizmin e fashizmin, që i shkaktuan mjerime njerëzimit. Por të një pjesë e historianëve shqiptar të pashërueshëm nga marrëzia, ndodh e kundërta: për gjenocidin serbo-malazezë në Luftën e Dytë Botërore nuk flasin fare, ose kur zihen ngushtë flasin me përtesë e flashkët si të qe fjala për krime në një kontinent tjetër, kurse për nazizmin gjallërohen si t’ua digjte të prapmet me hekur të skuqur në çastin kur flasin.
Asnjëherë nuk e kupton këtë qëndrim antishqiptarë të historianëve shqiptarë së bashku më një pjesë të palo-intelektualëve të majtë. Asnjëherë nuk e ke të qartë pse janë kaq të verbër. Të helmuar nga propaganda ideologjike e të shpërlarë truri për historinë kombëtare, intelektualë, pedagogë, diplomatë, studentë shqiptarë kur i pyesin mediet ndërkombëtare për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, flasin si të ishin idiotë: “shqiptarët nuk patën asnjëherë armiqësi me serbët, janë “kosovarët” ata që ishin të armiqësuar me ta, shqiptarët nuk kanë urrejtje ndaj serbëve, përkundrazi i duan, janë “kosovarët” nacionalistë që urrejnë Beogradin”. Dhe ndërkombëtarët hutohen, janë në ëndërr apo zhgjëndërr, bisedojnë më idiotë shqiptarë apo me historianë e intelektualë shqiptarë. Disa thonë se historianët bastard të majtë e heshtin gjenocidin serbo-malazezë, sepse komunistët e tyre morën pjesë në masakrat ndaj shqiptarëve të Kosovës, ose në shumë raste i heshtën.
Të tjerët e tregojnë se si serbët e shqiptarët e Enver Hoxhës ishin vëllezër, por nuk i kishin vëllezër shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi e të Luginës së Preshevës. Vëllazëria serbo-shqiptare e kishin armikun e përbashkët-nacionalizmin shqiptar e Shqipërinë natyrale. Ndërkaq, shqiptarëve atdhetarë, që e shihnin më armiqësi e më dyshim vëllazërinë serbo-shqiptarë, kjo gjë u kushtoi shtrenjtë. Ishte shkas i mjaftueshëm për gjenocid. Më parë partizanët shqiptarë vranë e mbyten në burgje atdhetarët e Shqipërisë. Zhduken shtresën më të ngritur dhe më të ndritur të kombit. Këtë gjë e bënë edhe në Kosovë, Maqedoni e Luginën e Preshevës, ndërsa boshllëku u ndje kohë të gjatë, ndjehet edhe sot e kësaj dite. Prandaj nuk kemi elitë politike më frymë atdhetare që do ta udhëhiqte shtetin, prandaj katundaria primitive e lumpenproletariati mizor i kasabave turke, të babëzitur na rrinë mbi kokë.
Kur i dëgjon historianët e tipit të Paskal Milos, të vjen gjynah sa shumë vuajnë nga urrejtja për nazizmin e ballistët. Por, të vjen ndotë se si vjellin vrer e tërbim kundër kreu të nacionalistëve edhe pas 70 vjetësh, duke u përpjekur t’i denigrojnë, kinse ishin bashkëpunëtorë të nazizmit, kurse janë amerikanët, anglezët e francezët ata që i strehuan, duke u përpjekur t’i kthenin në një Shqipëri demokratike-fitimtarë. Do t’i strehonte boshti antifashistë, bashkëpunëtorët e nazizmit?
Një lukuni historianësh të mjerë të tipit të Milos përdhosin figurat e ndritshme të kombit: Mithat Fashërin, Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Gjergj Fishten etj. duke u përpjekur të nxjerrin në pah grupin e partizanëve kriminelë që e shkëputën Shqipërinë nga bota demokratike, vranë e terrorizuan një komb të tërë për 45 vjet rresht.
2.
Francezët, anglezët, mbase edhe polakët kanë arsye të festojnë fitoren mbi nazizmin. Shqiptarët duhet të mbajnë zi ditën kur e morën partizanët pushtetin, sepse ato ditë nisi njëra ndër periudhat më të errëta të historisë në Shqipëri, Kosovë e në territoret etnike. Krimet e partizanëve shqiptarë ishin disa herë më të shëmtuara e në përmasa më të mëdha se sa ato gjermane e italiane së bashku. Partizanët serbo-malazezë u futën në Shkodër, ku bënë plaçkitje e rrëmbime të papara. Partizanët serbo-malazezë e pushtuan Kosovën, Maqedoninë, Luginën e Preshevës, ku bënë krime të shëmtuara. Këtë luftë civile e gjenocidin jugosllavë e festojnë në Tiranë? Pse i provokojnë viktimat aq rëndshëm? Janë njerëz a mostra nipat e partizanëve gjakatarë?
Sikur nuk mjaftoi kjo shëmti e luftës civile partizane kundër atdhetarëve shqiptarë, lidhja shqiptaro-serbe u fuqizua si asnjëherë në histori. Enver Hoxha ia premtoi Josip Broz Titos me 1947 me një letër publike se do t’ia festonte formimin e Jugosllavisë se re tw AVNOJ-it që nga ky vit. Dhe premtimin e mbajti edhe kur u prishën marrëdhëniet. Nipat e tij ia mbajtën fjalën edhe 30 vjet pasi u shkatërrua Jugosllavia! Shqipëria është i vetmi shtet në botë që e feston 29 nëntorin ditën e formimit të Jugosllavisë së Josip Broz Titos. Të gjitha republikat jugosllave hoqën dorë nga kjo festë para gati 30 vjetësh. As Serbia, strumbullari i Jugosllavisë nuk e feston më 29 nëntorin.
Anakronizmi a idiotizmi shqiptar është i papërsëritshëm në Evropë, por anakronizmi e idiotizmi nuk është i papërsëritshëm edhe në raport me pushtuesin tjetër – Turqinë, ashtu si më Jugosllavinë. Shqipëria dhe shqiptarët janë të vetmit në Gadishull që i festojnë festat e turkut: Bajramin e madh e Bajramin e vogël, përderisa kombet e tjera ditën që e shporrën Perandorinë turke i hoqën nga kalendari shtetëror festat e pushtuesit.
Enver Hoxha ia premtoi Jugosllavisë se do t’ia festonte 29 nëntorin, por nuk ka dokumente që Ismajl Qemali a Luigj Gurakuqi, ia premtuan Turqisë se do t’ia festonte festat.
A ka diçka të sëmurë në gjenin tonë? Apo jemi popull dele, që na heqin për hunde një grusht jeniçerësh nga kreu i shtetit?
Shënim: Pse a ka dokumente, që tregojnë se Enveri ia ka premtuar Jugosllavisë këtë? /AÇ
Sa i përket 28 ose 29 Nentorit te vitit 1944, te njërës ndër ditëve më të errëta të kombit tonë, ajo ditë duhet shpallet ditë zije e Kombit Shqiptar.
Ne vitet e 1920-eta deri më 6 Prill 1939 është zhvilluar një komunikim ndermjet diplomacive italiane dhe jugosllave dhe kohpaskohe edhe greke, se si të bëhet ndarja e Shqipnisë ndërmjet ketyre shteteve! Italia duke e dite se lufta e permasave të mëdha po fillon e vendosi ta marrë në mbrojtje Shqipninë, pra ia dhuroi një protektorat prej serbo-grekeve, dhe e çliroi nje pjesë të madhe te territoreve te okupuara, që ishin pjesë e pavarësisë te vitit 1912. Protektorati Italian dhe Gjerman zgjati deri me 28 ose 29 Nentor te vitit 1944.
Nese Shqipnia ështe liruar me luftën e saj, pse atëhere shumë qytete Shqiptare të Shqipnisë iu dhuruan Jugosllavisë.
Prishtina, Peja, Prizreni, Tetova, Gjakova etj. iu dhuruan Jugoslavise me 28 ose 29 nentor te viti 1944. Komunistet “liridashes” nuk u renditën në anën e fituesit te luftës së dytë botërore e që ishin Amerika dhe Britania, por u renditën në anën e komunistëve rusoserb.
Rusia i okupoi te gjithe shtete e saja “mike” siç ishin: Shqipnia, Polonia, Çekosllovakia, Mongolia, Rumania, Bullgaria, RSFJ, Gjermania Lindore… etj. Shkatërrimet dhe viktimat e komunizmit ishin pasojë e terrorit qe hordhite komuniste e bënin ndaj popullatës, dhe nuk ka qenë rezultat i protektoratit Italian apo Gjerman.
Popullata e Shqipnisë, e sidomos ajo ne qytetet te çlirueme pra ne Prishtine, Gjakove, Peje etj. nuk kanë qene përkrahës te fashizmit italian apo gjerman, por ka qenë LIRIDASHËS i vërtetë, e jo liridashes komunist.
Shumica e popullatës nuk ka pasë informata për krimet fashiste qe bëheshin ne vendet tjera.
Si përfundim i ketij komenti tim ështe se 28 nentori i PD-së ose 29 nëntori i PS-së duhet të shenohet si një ndër ditët më të errëta, në të cilën ditë Shqipnia u okupua prej hordhive dhe egërsirave komuniste, e cila zgjati deri me 1991. Pasojat e kësaj dite ende i paguajmë si komb.
Komentet janë mbyllur.