Gani Mehmetaj
Në Sheshin Nëna Terezë, në Prishtinë nëna e re me shami arabe në kokë, i drejtohej shqip çunit të vet: “Muhamet, hajde këtu”. E pashë me habi çunin me veshje moderne, kisha menduar që ky emër u shua para 50 vjetësh. Nëna re e çuni më dolën nga pikëvështrimi, por me mbeti shija e hidhur e një kthimi decenie prapa. Në kohën e sotme kur pjesa dërmuese e fëmijëve tanë pagëzohen me emra shqiptarë, apo perëndimorë, emrat turkë e arabë, mbetje e mendësisë skllavëruese të pushtuesit mizor, i ndeshim tepër rrallë. Disa thonë se po shpeshtohen në periferinë e varfër. Përkundër këtij fakti, prapë janë të rrallë.
Më ka rastisur që ndonjë studente a student me nofkat Meri, Zizi, Hani a Marjano, kur i ftoja më listën zyrtare të fakultetit më dilnin Mejreme, Azize, Hanumshahe a Muharrem. Si ua shqiptoja emrin, ndërsa kërkoja fytyrat, nisnin qeshjet e studentëve të tjerë, përderisa Mejremja ngrihej më turp. “Ç’ka këtu për t’u qeshur?”, u drejtohesha me rreptësi atyre që qeshnin, kurse Meri-Mejremja me thoshte: ”profesor qeshin më emrin tim!”
Nën buzëqeshjen e shokëve niste të më rrëfehej: “Më kanë pagëzuar më emrin e gjyshes për ta përtërirë. Por unë po e urrej këtë emër, e jo gjyshen”. Vajza që e ndjente vetën fatkeqe më tregonte edhe peripecitë e ndryshimit të emri në ofiqari. Tjetra sikur të hapej Kutia e Pandorës druante se do të acarohej me prindër si ta ndryshonte emrin nga Hanumshahe në Rita (sipas idhullit të saj Rita Ores), megjithëse ishte këmbëngulëse se me t’u pavarësuar do ta ndryshonte emrin patjetër.
Sipas raporteve të gazetave e portaleve, në Kosovë mijëra djem e vajza, po edhe burra e gra të moshës mesatare, e ndryshojnë emrin ose mbiemrin turk, a arab më emra shqiptarë apo perëndimorë. Shtypi shkruante edhe për vështirësitë administrative, madje edhe për ndonjë arrogancë primitive të ndonjë zyrtari islamik si në Vushtri, bie fjala, që ua refuzonte ndryshimin e emrit e të mbiemrit. Mirëpo, derisa ta ndryshojnë emrin arab e turk me ndonjë emër shqiptar a perëndimor, këto vajza e djem vuajnë shumë, sepse i përqeshin në shkollën fillore, tallen në shkollë të mesme, i nënçmojnë në fakultet. Ato kompleksohen e stresohen tërë kohën. As kur nisin karrierën profesionale nuk kalojnë më mirë. Janë të kompleksuara e të stresuara tërë jetën.
Vuajtjet e situatat e pakëndshme do t’u shpeshtohen kur të nisin udhëtimet jashtë shtetit nëpër aeroporte, dogana, pika policore etj. Këto peripeci i kam kaluar qindra herë me emrin e mbiemrin tim beduin.
Emri turk a arab nuk e shpreh mendësinë e shqiptarit. “Të dukem unë si arab?”, me tha i mllefosur një student imi me mbiemrin arab. “Jo” i thashë, “por ka ilaç edhe për këtë”, u përpoqa t’ia sugjeroja ilaçin, që ta shëronte mllefin. Më vonë mësova se ai e shqiptarizoi mbiemrin.
Disa herë më ka rastisur edhe në shtetet arabe, që të skandalizohen kur ma shqiptonin emrin tim beduin e mbiemrin anadollak. “Por ti nuk je si ne. Pse e ke emrin tonë?”, me thoshin jo një herë. Asnjëherë nuk arrija t’ua sqaroja si duhet, sepse prapë nuk më kuptonin. Nuk dija t’i sqaroja marrëzitë e prindërve tanë më këto pagëzime të çoroditura, megjithëse shumë nga bashkëmoshatarët e mi, shokë të shkollës fillore kishin emra shqiptar: Arbnor, Dukagjin, Dardan apo Ilir.
I nderuari G.M.
Pershkrim shume i mire i ketij fenomeni antishqiptar.
Mbiemrat ne gjuhe te huaj, si jane : Hasani, Novosella, Hyseni, Zabrgja, Mehmeti, Vishesella, Mahmuuti, Gllavurda, Hashimi, Gllavica, Gafurri, Zhilivoda, Potoku, Zhinipotoku, edhe mijera emra dhe mbiemra tjerer ne gjuhet e huaja serbo-turko-arabe, jane poshtersia me e madhe qe e ben nje SHQIPTAR, që ende i mban këto mbiemra. Emri Muhamed nuk eshte emer fetar sepse Muhamedi u bo Musliman ne moshen 41 vjeqare, dmth. emri i tij eshte joreligjioz pra eshte emer Harapo-Beduin. (edhe fetar është, se Muhamedi ishte themeluesi i islamit… /AÇ)
Une edhe sot po te informoj se ne moshen 42 vjeçare e nderrova emrin (ia thashë këtë Ganisë në FB, AÇ), sepse e kisha ne gjuhen arabo-serbe.
28 Euro …edhe vullneti… dhe shkoi arabo-shkavelli… 🙂
Komentet janë mbyllur.