Pse heshtë e djathta Shqiptare përballë Fatmir Mediut?!

0
1111

Gjin Musa

Tashma dihet publikisht, qe kryetari i Partis Republikane z.Fatmir Mediu, eshte si njeri i perfeshir ne trafikimin e lendeve narkotike.

Pse opozita dhe vete Sali Berisha struken tamam si struci ne rere?pse nuk flasin ne seancen parlamentare?Pse nuk kerkojn heqjen e mandatit deputetit Fatmir Mediu?

Tani ka dalur sheshit se zoteria ne fjale, eshte i denuar per trafikant droge, biles nga nji gjykat e Milanos.
Z.Mediu heshte!asnji deklerat publike, asnji prononcim apo denancim per shpifje…..
Kjo opozit qe ne çdo ore e minut permes deputeteve dhe te deputeteve
pushtojn foltoret me akuza nga ma banalet per deputetet e mazhorances.

Mire bejn kjo eshte puna e tyre!pasi sensi i logjikes ju mungon, prespektiva per te ardhmen eshte e zymet per te djathten shqiptare, me deputet komunist, me nji kryetar kukull qe eshte njeriu mai perfolur per skandalet korruptive, nji parti demokratike qe po mbetet penge e krye kriminelit Sali Berisha.

Kjo opozit qe poi “digjet”shpirti per popullin, po “shkrihet” si qiriu per parandalimin e trafikimit te lanve narkotike, harruan tete vitet e qeverisjes tyre se si shendriste Lazarati nga hashashi i PD.
Kaqe te pa moral politik dhe njerzor jane, sot heshtin perballe akuzave te vertetuara plotesisht se z. Fatmir Mediu eshte njeri me precedent penal, trafikant droge, fallsifikator i dokumenteve shtetrore, pra te pasaportes personale.

Pse kjo heshtje?
Sigurisht pergjigjen duhet ta japi i pari Sali Berisha.
Fatmir Mediu ishe minister i mbrojtjes firmosi per llogari te familjes Berisha Gerdecin e Shkelzenit te babit.
Demokraci me dy sandarte nuk mundet te kete!!!

Partia Demokratike dhe personalisht S.Berisha e kane degjeneruar demokracin,kure behet fjal per prekje te interesave vetjake heshtin,struken,kurse kure eshte loja per te sulmuar kundershtarin politik leshohen si grethat njeri pas tjetrit.
Trumbetojn me te madhe reformen ne drejtesi!kujte ja shesin keto prrocka keta politikan te pa politik, keta te korruptuar e drogmen qe sote ne “derllin” lot prej krokodili ne emer te shtetit ligjor, ne emer te “demokracis”.

Jo zoteri tani ka ardhur koha te zhvisheni nga e kaluara, nji pjes e juaja duhet dorzojn mandatin e deputetit, siç eshte rasti i Kastriot Islamit me dy flamuj, ate PPSH dhe ate te PD te firmosur nga krye komunisti S. Berisha, prandaj kjo forc politike eshte e dorzuar perballe deputetit Fatmir Mediu.

Po mazhoranca pse heshte?
Mose vadhe ka ndonji kompromis te piste ne lojen e F. Mediut?
Asnji deputet i mazhorances nuk ka kerkuar qe çeshtja Mediu te sqarohet, ti hiqet mandati siçe eshte vepruar me deputetet e mazhorances,biles akuzat ndaj z. Mediu jane tronditese, te bera publike me pasaporte te fallsifikuar, me nji vendim gjykate i denuar per trafikim droge, pse ne radhet e opozites veprohet me dy sandarte, kundershtarin ta vrasesh po te doli ne prit, kurse kusaret e droges ti mbashe nen sqetulle, po, po sepse me emerin e F. Mediut lidhet fati politik i S. Berishes, Gerdeci nji tragjedi e pa shoqe ne shqiperi mbane firmen Sali Berisha dhe Fatmir Mediu, sipermarresi, pronari Shkelzen Berisha, ja ku fle lepuri i krimit ekonomik qe jua ka mbyllur gojen deputeteve grindavec si Flamur Ndoka, Edi Paloka e Strazimiri,Albana Vokshi e Jozefina pse nuk kerkojn dorzimin e mandatit te deputetit Fatmir Mediu,po dje kercenin si gjelat maja plehut duke hellur balte ndaj kolegeve te tyre deputet ne mazhorancë.

Mazhoranca aktuale ose te kerkoj largimin e Fatmir Mediut nga parlamenti ose ne te kundert deputetet qe kane dorzuar mandatet te kethehe ne sallen e parlamentit, demokraci me dy sandarte nuk mundet te kete, parlament me shume fetyra vendim marrje nuk mundet te kete, perpara ligjit dhe kushtetutes te barabart.
Ju kujtohet z. Mediu qe çirrej me te madhe ne “luften”kunder trafikimit te lendeve narkotike!

Tani pse heshte?
Nji heshtje qe verteton ne menyren ma te mundsheme fajsin e tije.
Parlamenti dhe mazhoranca jane ne nji prove perballe ligjit dhe te drejtes kushtetuese, ç’do orvajtje per te ju shmangur kesaj çeshtje tregon hapur se politika dhe parlamentarizmi jane penge i botes se krimit, nuk duan reforma, nuk duan shtetin ligjor, nuk duan ta ndertojn shqiperin vetem e vetem per pushtetin e tyre, tashma te s’ter korruptuar, fjala reform, vetem nji mashtrim perpara opinjonit publik.

Nderkombetaret na ndermjetesojn! Pse dhe per çfare? kur ne nuk duam shtet.