Pse Grida Dumës i iku zëri, vetëm nga një fjali e thjeshtë e Saimir Tahirit?

0
656

Grida Duma u pa në një pozicion të vështirë të enjten, vetëm nga një fjali e thjeshtë në dukje e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Opinion”, Tahiri tha: “E di Grida Duma si e kam bërë detyrën”.

Pas kësaj deklarate, Grida Duma heshti për rreth 30 minuta.

CNA.al shkruan se shkak për heshtjen e Gridës, është një ngjarje e vitit 2014, më saktësisht vrasja e bankierit Artan Santo.

Atëherë u raportua se personi i fundit me të cilin Santo po fliste në telefon, ishte pikërisht Grida Duma.

Por, ajo nuk u mor asnjëherë në pyetje nga Prokuroria, pas një takimi të gjatë që thuhet se zhvilloi në zyrën e Saimir Tahirit. (TemA)